Tregime biznesi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/3hNY-UrbanHeroDeti_Super_Portrait.jpg

Anaida Deti, stomatologia që po hap rrjetin e saj të klinikave në Kanada



Anaida Deti është larguar nga Shqipëria në 1997. 

Pasi jetoi mbi 5 vite në Itali, u zhvendos në Kanada. Studimet e saj në Stomatologji në Itali nuk iu njohën dhe iu desh të nisë gjithçka nga e e para.

Në një intervistë për Businessmag ajo tregon se, “Anglishten e flisja shumë pak, kishim mësuar në shkollë, po nuk e kishim praktikuar, ishte shume bazike dhe për t’u kuptuar ishte shumë e vështirë nga theksi që njerëzit kishin këtu. Fillova të mësoja anglishten (ESL). Mora diplomën e gjimnazit dhe nisa studimet në kolegj si asistente dentiste.  Punova një vit e gjysëm, po doja të bëja diçka më tepër”.

Ndaj vendosur t’u kthehet sërish studimeve dhe kësaj radhe studion si higjeniste dentare për dy vite.

Tashmë ajo zotëron licensën shtetërore prej 10 vitësh dhe ka hapur klinikën e saj dentare DentalX, pas dy vitesh punë në klinika të ndryshme.

“Në fillim kam ndarë hapësirën me profesionistë të tjerë dentarë në 3 klinika të ndryshme, po ishte shumë e vështirë se kishim vizione te ndryshme mbi biznesin dhe trajtimin e klientëve. Klinikën time e kam hapur në Maj të 2016 pas 9 muajsh kërkimi”, thotë Anaida.

Fillimi i saj ishte shumë i vështirë dhe mezi priste të binte telefoni e të hapej dera.

Por, tani është e kënaqur. Klinika e saj trajton mbi 3,000 pacientë dhe ka një staf me stomatologë të kombësive të ndryshme.

Mes sfidave ajo rendit gjuhën dhe shkollimin nga e para.

“Më është dashur të shkoj në shkollë e të punoj pas shkolle. Ditë të gjata e të lodhshme me punë të ndryshme, në supermarkete, etj, deri sa mbaroi shkollën.

Sfidë tjetër ishte të jesh mama dhe të kesh bizines. 

“Ndërkohë që shkoja në shkollë dhe punoja, kisha dhe djalin shumë të vogël dhe shumë herë isha pa gjumë dhe më duhej të vazhdoja me ditën edhe pse pa pushuar fare. Kur linda vajzën, pas tre ditësh më është dashur të kthehem në punë. Është shumë e vështirë të menaxhosh familjen dhe biznesin në të njëjtën kohë, pasi nuk je në punë 9 me 5, po puna nuk mbaron kurrë, edhe kur je jashtë klinikës.

Por, po të kthehej pas, e vetmja gjë që do të bënte ndryshe, do të ishte kalimi i një kohe më të gjatë me fëmijët.

“Fëmijët rriten shumë shpejt dhe ato momente kur janë të vegjël nuk kthehen kurrë më.  Prandaj mundohem të kaloj sa më shumë kohë me ta dhe të udhëtojmë sa më shumë së bashku që të krijojmë sa më shumë kujtime”.

Ndërkohë, objektivat e saj janë të shumtë.

Ajo tregon se është në procesin e firmosjes së kontratës për të hapur klinikën e dytë të DentalX dhe synon që në të ardhmen të ketë disa klinika.

Ajo sheh shumë mundësi për zhvillim biznesi edhe jashtë Shqipërisë dhe inkurajon të rinjtë të punojnë fort për të plotësuar ëndrrat e tyre.

Mund të jetë shumë e vështirë, por jo e pamundur.

Me shumë punë dhe vendosmëri çdo gjë është e mundur, sipas saj.

Të fundit

Për një ecje të qetë dhe të sigurt me këpucët e Solid

Për më shumë se një dekadë, fabrika për prodhimin e këpucëve Solid ka arritur që të tregoj se me punë dhe angazhim, arrihet çdo gjë. Me përvojën tashmë të gjatë të krijuar, Solid ka

4 gjëra që kurrë nuk duhet t’ia thoni shefit tuaj

Është një problem i madh t’i thoni gjënë e gabuar shefit tuaj. Mund t’ju kushtojë vendin e punës. Më poshtë ne do ju tregojmë se kush janë 4 gjërat që kurrë nuk duhet t’ia thoni sh

5 këshilla si të paguheni aq sa meritoni

Nëse dëshironi të paguheni për atë që mendoni se është e drejtë, mos u ulni duarkryq duke u ankuar për miqtë tuaj. Ajo që duhet të bëni është të ndiqni këto 5 këshilla në mënyrë

Me këtë pyetje, Musk zbulon nëse kandidatët për punë po e gënjejnë atë

Elon Musk zbuloi se kur e din nëse dikush po e gënjente atë në një intervistë për punë. “Më tregoni për disa nga problemet më të vështira që keni punuar dhe si i keni zgjidhur ato”,

Kompania kosovare bëhet referencë e profesionalizimit në ndërtimet infrastrukturore

Kompanitë kosovare dita ditës po rriten e po profesionalizohen në fusha të ndryshme. Një nga sektorët që ka shënuar rritje pozitive është infrastruktura. Kur flasim për këtë sektor, padys

Biznesmenët shqiptarë bashkojnë forcat në një investim

Në Kriens të kantonit Lucern në Zvicër, përmes një aktiviteti të “Degës së Zvicrës Qendrore të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër” dhe të “Unionit Invest AG” u inaugurua o

Info Tjera