Tregime biznesi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/SH_News.png

Inxhinierët shqiptar aftësojnë të rinjtë për teknologjinë “Smart Home”



Programi për aftësimin e të rinjve të Kosovës për teknologjinë “Smart Home”, vjen si nismë e dy inxhinierëve shqiptar nga Gjermania, Milaim Deilu dhe Lulzim Veliu, nëpërmjet organizatës “Autonomia”, në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe mbështetje financiare nga Agjencia CIM e Ministrisë Federale të Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

Rryma elektrike është forma qendrore e energjisë në shoqërinë tonë. Përpjeke të vazhdueshme ndërmirren me qëllim të përmbushjes të sfidave për sigurimin e furnizimit me energji, zvogëlim të emetimit të CO2 dhe efiçiencës së energjisë.

Për këtë qëllim, përgjatë viteve 2020-2021, nxënësit e shkollave profesionale të Kosovës, do të kenë mundësinë të aftësohen për teknologjinë “Smart Home”, në laboratorin e Innovation Centre Kosovo.

Smart Home Lab, do të jetë laboratori i parë me bazë teknologjinë digitalSTROM në Kosovë, i cili do të përfshijë ambiente të brendshme të mençura, makete eksperimentale për punë praktike, punëtori me inxhinierë Kosovarë nga Gjermania, vizita studimore si dhe një stacion i ajrit me bazë në Smart City i bazuar në IOT (Internet of Things) dhe teknologjinë LoRaWAN.

Punëtoritë profesionale do të ofrohen për 20 nxënës të përzgjedhur dhe studentë të Universitetit të Prishtinës dhe do të trajtojnë temat si:

Udhëzimi i BE për eficiencën e energjisë

Parimet e teknologjisë së rrjetëzimit në shtëpi

Norma Europiane për Smart Home

Komponentet dhe specifikimet e tyre

Aplikimet e mundshme të komponenteve

Koncepti i funksionimit

Projektimi i një instalimi me digitalSTROM për projektet ekzistuese dhe të reja të ndërtimit

Instalimi

Cilësimet e pajisjeve dhe konfigurimi i sistemit

Dokumentimi

Qasja e sistemit përmes Internetit

Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve të mundshme

Standardet Europiane

Pas punëtorive pjesëmarrësit do të kenë mundësine konfigurojnë një sistem të plotë digitalSTROM në një shtëpi, si dhe do të identifikojnë dhe përdorin funksionet të cilat i ofron një Smart Home me teknologjinë digitalSTORM.

Të gjitha aktivitetet e “Smart Home Lab” janë të orientuara kah nxënësit e shkollave profesionale dhe studentët të cilët janë të përfshirë në programe të instalimeve elektrike ose programim të sistemeve elektrike.

Programi poashtu është i hapur edhe për mësimdhënësit e fushave të elektroteknikës dhe të informatikës.

Shpenzimet e të gjitha aktiviteteve të projektit “Smart Home Inspiration”, mbulohen nga Agjencia CIM e Ministrisë Federale të Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

Projekti zbatohet nga Autonomia, Smart Home Europe dhe ICK, ndërsa mbështetet edhe nga GIZ Kosovo dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë.

Të fundit

Për një ecje të qetë dhe të sigurt me këpucët e Solid

Për më shumë se një dekadë, fabrika për prodhimin e këpucëve Solid ka arritur që të tregoj se me punë dhe angazhim, arrihet çdo gjë. Me përvojën tashmë të gjatë të krijuar, Solid ka

4 gjëra që kurrë nuk duhet t’ia thoni shefit tuaj

Është një problem i madh t’i thoni gjënë e gabuar shefit tuaj. Mund t’ju kushtojë vendin e punës. Më poshtë ne do ju tregojmë se kush janë 4 gjërat që kurrë nuk duhet t’ia thoni sh

5 këshilla si të paguheni aq sa meritoni

Nëse dëshironi të paguheni për atë që mendoni se është e drejtë, mos u ulni duarkryq duke u ankuar për miqtë tuaj. Ajo që duhet të bëni është të ndiqni këto 5 këshilla në mënyrë

Me këtë pyetje, Musk zbulon nëse kandidatët për punë po e gënjejnë atë

Elon Musk zbuloi se kur e din nëse dikush po e gënjente atë në një intervistë për punë. “Më tregoni për disa nga problemet më të vështira që keni punuar dhe si i keni zgjidhur ato”,

Kompania kosovare bëhet referencë e profesionalizimit në ndërtimet infrastrukturore

Kompanitë kosovare dita ditës po rriten e po profesionalizohen në fusha të ndryshme. Një nga sektorët që ka shënuar rritje pozitive është infrastruktura. Kur flasim për këtë sektor, padys

Biznesmenët shqiptarë bashkojnë forcat në një investim

Në Kriens të kantonit Lucern në Zvicër, përmes një aktiviteti të “Degës së Zvicrës Qendrore të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër” dhe të “Unionit Invest AG” u inaugurua o

Info Tjera