Tregime biznesi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/foto-1.jpg

Kompania kosovare bëhet referencë e profesionalizimit në ndërtimet infrastrukturore



Kompanitë kosovare dita ditës po rriten e po profesionalizohen në fusha të ndryshme.

Një nga sektorët që ka shënuar rritje pozitive është infrastruktura.

Kur flasim për këtë sektor, padyshim se duhet përmendur kompania N.N.T. “Milazim Shala” me seli në Drenas.

Nën udhëheqjen e Faton Shalës, nga viti 2001 kjo kompani ka realizuar një varg projektesh.

Falë punës profesionale, kompania N.N.T “Milazim Shala” për një kohë të shkurtër krijoi referencë të mirë në sytë e qytetarëve.

“Kur ishte interesi për punë kualitative, ishim ne ata që kërkoheshim, andaj ky interesim i hapi dyert kompanisë dhe i siguroi një kapital më stabil për të vazhduar tutje”, tregon në një intervistë për Media Press, drejtori i kompanisë, Faton Shala.

Me kalimin e kohës kur kompania arriti t’i përmbushte kriteret që kërkoheshin nga Autoriteti Kontraktues në këtë rast komunat, atëherë nisi angazhimi tjetër, ai i pjesëmarrjes në tenderët që ofronte Komuna e Drenasit dhe komunat tjera.

“Nga ajo kohë kemi qenë bashkëpunëtorë të rregullt në projekte të financuara nga Komunat e Kosovës dhe kjo nuk erdhi si ndihmë nga askush, por vetëm nga plotësimi i kritereve të vendosura në secilën ofertë, duke nisur nga cmimi konkurrues në krahasim me ofertat e kompanive tjera”.

Kompania ka në përbërje staf profesional dhe teknik nga të cilët rrjedhimisht mbahen shumë familje.

Një nga pikat e forta të kompanisë janë edhe makineritë moderne dhe të kualitetit të lartë.

“Aktualisht kemi përfunduar 6 kontrata të nënkontraktuara gjatë vitit 2020 dhe momentalisht jemi duke punuar në 2 projekte të kanalizimit fekal, 2 projekte që ishin të nënkontraktuara në vitin 2019 e që janë projekte 3 vjecare, njëra mirëmbajtje e rrugëve me zhavor dhe njëra ndërtim dhe asfaltim i rrugëve, dhe 1 projekt që është nëshkruar tani në muajin tetor, ku dhe kanë filluar punimet. Çdo projekt është realizuar dhe po realizohet në përputhshmëri me pozicionet që janë parashikuar në paramasë dhe parallogari të projekteve dhe sipas urdhërave apo kërkesave të organit mbikqyrës që caktohen nga Komunat si Autoritet Kontraktues”.

Angazhimi i pandërprerë në realizimin e projekteve në mënyrë profesionale dhe kualitative, bëri që kompania N.N.T “Milazim Shala” të kërkohej edhe nga organizatat ndërkombëtare.

Gjatë këtyre viteve kompania finalizoi projekte infrastrukturore me KFOR-in italian, Karabinierët italian, USAID-in dhe CDF-në.

Partner të kompanisë janë edhe New Co Feronikeli dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

“Ne punojmë dhe i përkushtohemi çdo projekti në përputhshmëri me kërkesat që ka klienti në këtë rast Komunat, Organizatat apo qytetarët. Andaj me këtë prioritet synojmë të vazhdojmë tutje në tregun e punës edhe në të ardhmën, duke i krijuar kompanisë referenca të cilat na bëjnë ta mbajmë kokën lartë”, përfundon drejtori i kompanisë N.N.T “Milazim Shala”, Faton Shala./ Media Press

Të fundit

Për një ecje të qetë dhe të sigurt me këpucët e Solid

Për më shumë se një dekadë, fabrika për prodhimin e këpucëve Solid ka arritur që të tregoj se me punë dhe angazhim, arrihet çdo gjë. Me përvojën tashmë të gjatë të krijuar, Solid ka

4 gjëra që kurrë nuk duhet t’ia thoni shefit tuaj

Është një problem i madh t’i thoni gjënë e gabuar shefit tuaj. Mund t’ju kushtojë vendin e punës. Më poshtë ne do ju tregojmë se kush janë 4 gjërat që kurrë nuk duhet t’ia thoni sh

5 këshilla si të paguheni aq sa meritoni

Nëse dëshironi të paguheni për atë që mendoni se është e drejtë, mos u ulni duarkryq duke u ankuar për miqtë tuaj. Ajo që duhet të bëni është të ndiqni këto 5 këshilla në mënyrë

Me këtë pyetje, Musk zbulon nëse kandidatët për punë po e gënjejnë atë

Elon Musk zbuloi se kur e din nëse dikush po e gënjente atë në një intervistë për punë. “Më tregoni për disa nga problemet më të vështira që keni punuar dhe si i keni zgjidhur ato”,

Biznesmenët shqiptarë bashkojnë forcat në një investim

Në Kriens të kantonit Lucern në Zvicër, përmes një aktiviteti të “Degës së Zvicrës Qendrore të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër” dhe të “Unionit Invest AG” u inaugurua o

Mama Bar – si përballet bari kult me pandeminë?

Një dhomë e errët, mobilie retro, muzikë afrikane nga altoparlantët, pas banakut baristja letoneze me sytë e qeshur – goja e hunda të mbuluara sipas etiketës pandemike) kujdeset që të

Info Tjera