Tregime biznesi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/unnamed.jpg

Mama Bar – si përballet bari kult me pandeminë?



Një dhomë e errët, mobilie retro, muzikë afrikane nga altoparlantët, pas banakut baristja letoneze me sytë e qeshur – goja e hunda të mbuluara sipas etiketës pandemike) kujdeset që të mos derdhet shkuma e dy birrave të porositura nga dy britanikët që kanë zënë vend në cep të lokalit, themelues të një start-up-i, siç më thonë.

Dy te tjerët që janë ulur te dritarja duken si studentë.

Një çift tjetër, me rroba hipish, njëri prej dy burrave me flokë të gjata dhe një grumbull byzylykësh në dorën e majtë, Sapo ka rënë muzgu dhe këta janë vetëm mysafirët e parë të barit të quajtur “mama”. 

Petriti, pronari i lokalit, një shqiptar nga Gjakova, e ka quajtur kështu lokalin e tij për nder të nënës së tij, “por edhe të nënës si nocion, që dhuron jetën“. Petrit Hoxha është 43 vjeç dhe është bërë baba para një viti.

Gjysmën e jetës e ka kaluar nëpër Europë: fillimisht në Çeki, pastaj në Barcelonë, e më pas në Berlin.

„Këtu erdha për dhjetë ditë si turist dhe u dashurova aq shumë pas këtij qyteti, sa vendosa të jetoja këtu“, rrëfen Petriti për vizitën e tij të parë në vitin 2007.

Në atë kohë ishte pronar i një bari në Barcelonë.

Ëndrra e tij në Berlin ishte të hapte një kinema arthouse, por sa për fillim vendosi të bënte atë që dinte më mirë, një bar.
  
„Ne përpiqemi të jemi sa më autentikë”, shpjegon Petriti në një intervistë me DW.

“Muzika është e rrallë, përdorim thuajse vetëm pllaka gramafoni me muzikë afrikane të viteve ’70 e ’80, të cilat gjenden me vështirësi. Por edhe pikturat ose veprat e artit që janë të instaluara ose të pikturuara nëpër mure, janë diçka e veçantë edhe për Berlinin.”  

Vepra e fundit rrjedh nga dora e piktorit të njohur kosovar Jakup Ferri. 

Bari „mama“ u bë histori suksesi në Berlin.

Poratali Top10 ka vite që e ka vendosur në krye të listës së bareve kult të kryeqytetit gjerman.

Ute Keseling, në një artikull të së përditshmes „Berliner Morgenpost“, në vitin 2015, do ta quante barin e shqiptarit nga Gjakova një „institucion fiks“ për frekuentuesit e klubeve të lagjes Reuter, të distriktit Neukölln.. 

Por “mama bar” është institucion edhe për kineastët shqiptarë që vijnë në shkurt të çdo viti në Berlin për të marrë pjesë ose për të ndjekur Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin (Berlinale).

Aty dy Qendrat Kombëtare të Kinematografisë së Kosovës dhe Shqipërisë organizojnë mbrëmjen e përvitshme.

Sfidat e pandemisë

Ëndrra e Petrit Hoxhës ndërkohë nuk është më kinemaja, por një galeri arti.

Por kjo ëndërr do të rrijë edhe ca kohë në sirtar, derisa të përfundojë pandemia.

Baret dhe klubet e natës së Berlinit po kalojnë krizën më të rëndë të tyre.

“Valën e parë të pandemisë e kaloi secili me kursimet e veta”, thotë Petriti.

„Por po erdhi e dyta skena e klubeve dhe bareve do ta ketë shumë të vështirë“.

Që tani senati i Berlinit ka vendosur mbylljen e bareve nga ora 23 deri në orën 6 të mëngjesit.

Por vendimi është hedhur poshtë nga Gjykata Administrative, së paku për njëmbëdhjetë bare që protestuan me rrugë gjyqësore.

Atyre do t’u lejohet që të rrinë hapur, me kusht që të mos shesin alkool pas orës 23.

„Kjo është konfuzionuese“, thotë  thotë Petriti.

„Ligjit duhet të jetë i njëjtë për të gjithë“.

Por ai shton se nga ana ekomomike nuk ka leverdi të mos shesësh alkool, në një bar nate.

“Shumica e xhiros tek ne bëhet nga ora 10 e mbrëmjes deri në mesnatë“, thotë Petrit Hoxha.

„Tani që njerëzit e dine që do të mbyllet pas orës 23 nuk porosisin shumë pije“. 

Ndihmë simbolike

Deri në 3000 euro kompensim për këto masa ka ofruar Senati i Berlinit për rreth 2500 baret dhe pubet e Berlinit.

Por fillimisht vetëm për muajin tetor.  ka ofruar kompensim nga dot ë i kompensim do t’u heqë shpenzimet për qiranë e tetorit.

“Për ne çdo ndihmë është e mirëseardhur”, thotë Petrit Hoxha.

Por shton, se nëse vazhdojnë këto vështirësi, dhe ndihmat mbeten në këtë nivel, pandemia do të marrë me vete ndoshta 50 përqind e jetës së natës së Berlinit.” 

Edhe Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë së Berlinit e kishte kritikuar ndihmën: “Është më mirë se asgjë, por nuk është e mjaftueshme”, Për metropolin gjerman kjo do të jetë një humbje e madhe.

Skena e natës ishte një nga shtyllat kryesore të turizmit berlinez.

Sipas një studimi të senatit të Berlinit, publikuar në vitin 2019, një e katërta e 13 milionë turistëve që vinin në Berlin. 

Petriti, i cili nuk ka dëshirë të ankohet, po punon tani për të realizuar një ide që e kishte në kohë edhe para se të vinte pandemia: Ndërkohe e ka përgjysmuar hapësirën e mama barit për ta bërë restorant.

Ndoshta ky do të jetë shpëtimi i biznesit të tij, ose historia e re suksesit të shqiptarit në Berlin./DW

 

Të fundit

Kompania kosovare bëhet referencë e profesionalizimit në ndërtimet infrastrukturore

Kompanitë kosovare dita ditës po rriten e po profesionalizohen në fusha të ndryshme. Një nga sektorët që ka shënuar rritje pozitive është infrastruktura. Kur flasim për këtë sektor, padys

Biznesmenët shqiptarë bashkojnë forcat në një investim

Në Kriens të kantonit Lucern në Zvicër, përmes një aktiviteti të “Degës së Zvicrës Qendrore të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër” dhe të “Unionit Invest AG” u inaugurua o

Anaida Deti, stomatologia që po hap rrjetin e saj të klinikave në Kanada

Anaida Deti është larguar nga Shqipëria në 1997.  Pasi jetoi mbi 5 vite në Itali, u zhvendos në Kanada. Studimet e saj në Stomatologji në Itali nuk iu njohën dhe iu desh të nisë gjith

Femra që pritet ta drejtoj njërën nga bankat më të mëdha

Jane Fraser merr përsipër frenat e Citigroup dhe bëhet gruaja e parë në krye të një banke të madhe amerikane, duke treguar se lëvizja #MeToo infektoi përfundimisht edhe financat, më parë n

Shmangni këto veprime nëse doni të bëni para!

Bernard Shaw dikur pat thënë se kjo botë është përplot me idhuj që nuk duan të punojnë dhe thjesht duan të fitojnë para, ndërsa ata që janë të gatshëm të punojnë kurrë nuk pasurohen

Inxhinierët shqiptar aftësojnë të rinjtë për teknologjinë “Smart Home”

Programi për aftësimin e të rinjve të Kosovës për teknologjinë “Smart Home”, vjen si nismë e dy inxhinierëve shqiptar nga Gjermania, Milaim Deilu dhe Lulzim Veliu, nëpërmjet organizatë

Info Tjera