Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/06/ky-scaled-1.jpg

Vjen në Kosovë laboratori i njohur hungarez



Laboratori i njohur ndërkombëtar Neumann Labs ka nisur operimin në Kosovë.

Me këtë rast, drejtori i “IPL Neumann Labs” në Kosovë, Musa Ahmeti ka thënë se realizimi i këtij investimi vjen falë bashkëpunimit të gjatë.

“Ky laborator vjen si rezultat i bashkëpunimit nga fusha e mikrobiogjisë, sidomos për testet e PCR, të cilat do të përpunohen në Budapest, pasi të merren mostrat në Kosovë. Rezultatet e mostrave do të jepen për 24 orë dhe do të njihen ndërkombtarisht në të gjithë botën, por edhe testimet të bëhen te të gjitha varianteve Covid-19 si varianti afrikan, anglez, indian dhe ai vietnamez. Në këtë laborator do të punoj stafi i përgatitur profesionalisht″, tha Ahmeti.

Gabor Kalman, përfaqësues i “Neuman Diagnostic” për Ballkan tregoi për përvojën mbi 20 vjeçare në këtë lëmi dhe se bashkëpunimi me kosovarët është edhe një sukses tjetër i tyre.
“Neuman Labs ka diagnostikuar sëmundje nga më të ndryshmet dhe ne nuk jemi këtu për një sukses të shkurtër, por më afatgjatë duke përfshirë bashkëpunim tutje. Ne duam të vazhdojmë me projekte të tjera, të ndihmojmë sistemin shëndetësor kosovar, në onkologji etj, gjithashtu në zhvillimin e hulumtimeve”, tha Kalman.

Ky bashkëpunim është përshëndetur edhe nga ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze, ndërsa shfaqi shpresën se ky bashkëpunim, të vazhdoj edhe më tutje.

Ai përmendi ndihmën që shteti hungarez ka dhënë për Kosovën në mbrojtjen nga virusi COVID-19.

Doktoresha Etleva Lala, tha se ky laborator do shërbej si fillim i mbarë dhe një shpresë për përmasimin e shëndetit jo vetëm në Kosovë, por në mbarë rajonin.

“Ky laborator shërben si një bashkëpunim dhe një fillim që duket i vogël por një shpresë e madhe për përmasimin e shëndetit në rajonin tonë dhe jo vetëm në Kosovë por në të gjithë rajonin”, tha ajo.

Përmes këtij bashkëpunimi parashihet që në të ardhmen të zhvillohen projekte të ndryshme në fushën e shëndetësisë, por edhe të arsimit, ku parashihet përgatitja e studentëve kosovar në universitetet më të njohura të Hungarisë, me qëllim që pas diplomimit të vijnë për të kontribuar në Kosovë.

Të fundit

ATK tejkalon planin e të hyrave janar-maj 2021 për 23.9 milion euro

Vazhdon trendi i rritjes së të hyrave nga Administrata Tatimore e Kosovës, ku nga muaji janar deri në maj 2021 është arritur që të inkasohen 23.9 milion euro me shumë së plani i paraparë, n

Në këtë vend i jepet fund përdorimit të teknologjisë 3G

Gjermania i jep fund telefonisë mobile 3G, e njohur gjithashtu si UMTS. “Telefonica O2” ka njoftuar se në korrik do të fillojë fikjen e rrjetit të saj 3G në rajonet e para, që do të përfu

Firefox me ridizajnimin më të madh të bërë deri më tani

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa muaj më parë, ridizajnimi masiv i shfletuesit Firefox ka mbërritur tashmë. Mozilla thotë se dizajni i ri redukton shpërqendrimet, klikimet shtesë apo koha e

Samsungu nis prodhimin e modeleve të reja të palosshme

Telefonat e rinj të palosshëm nga Samsungu – Galaxy Z Flip 3 dhe Galaxy Z Fold 3 – pritet të lansohen në muajin gusht të këtij viti. Kompania tashmë raportohet se ka nisur prodhimin në mas

Asambleja e Shoqatës së Bankave të Kosovës zgjodhi kryesinë

Shoqata e Bankave të Kosovës ka mbajtui mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme me ç‘rast zgjodhi kryesinë e re dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve për mandat dy-vjeçar. Gjatë kësaj mbl

Microsoft po përpiqet në çdo mënyrë të “shtyjë” Edge

Beteja midis Google Chrome dhe Microsoft Edge vazhdon – Microsoft tani po ju ofron para për të përdorur Edge. Internet Explorer ka hyrë në histori dhe është zëvendësuar nga Microsoft Edge,

Info Tjera