Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/arian-zeka-1.jpg

Zeka: Do të ketë rënie të të hyrave buxhetore për vitin 2020



Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ka thënë se si rezultat i situatës së krijuar nga pandemia, do të ketë rënie të të hyrave buxhetore për vitin 2020.

Por, sipas tij, është shumë herët të flitet për ndikimin që ka pasur pandemia në vendet e punës.

Sipas tij,  duhet të pritet për të dhëna zyrtare qoftë nga anketa të fuqisë punëtore apo edhe të dhënave zyrtare të cilat do të prezantohen nga Administrata Tatimore e Kosovës në muajt në vazhdim.

“Tash efektet e pandemisë janë gjithëpërfshirëse dhe kanë goditur sektorin privat për shkak të masave të kufizuara me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë, por në anën tjetër derisa shënojmë një rënië në bruto produktin vendor domosdoshmërish do të ketë rëni të të hyrave buxhetore për vitin 2020”, tha ai.

Zeka tha se Kosova është në një situatë të vështirë sa i përket zbatimit të pakos emergjente sepse ende nuk është aprovuar.

Sipas tij, shteti ka dështuar që t’i japë mbështetjen e duhur ndërmarrjeve.

Ai shpreson që rishikimi i buxhetit të përfundojë brenda kësaj jave, dhe ka kritikuar deputetët, që sipas tij po merren me tema dytësore.

“Tashmë jemi në një situatë dëshprimi sepse zbatimi i parë nga pakoja emergjente fiskale është vonuar dhe nuk kemi parë ende aprovimin e projektligjin të rimëkëmbjes sepse ky ligj do të bënte të mundur edhe zbatimin e masave nga pakoja e rimëkëmbjes. Presim që të përfundojë rishikimi buxhetor. Këtu çdo kritikë është për deputetët të cilët kanë gjetur të bëjnë politik për tema të tjera që unë konsiderojë që në këtë situatë janë të natyrës dytësore. Ekonomia është parësore për momentin dhe të gjithë përpjekjet tona duhet të jenë të fokusuara te rimëkëmbja”, tha ai për Ekonomia Online.

Sipas tij, aprovimi i buxhetit për vitin 2020 shpreson se do të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Zeka parasheh edhe tërheqjen e kursimeve pensionale të 10 përqindëshit të mjeteve të kursimit.

Pavarësisht vonesës që është bërë në aprovimin e marrëveshjeve, Zeka theksoi se është për tu mirëpritur fakti që u aprovuan marrëveshjet ndërkombëtare.

Të fundit

Qeveria ndan 60 milionë euro për subvencionimin e pagave të bizneseve

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka ndarë 60 milionë euro për subvencionimimin e pagave për bizneset aktive. Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në prezantimin e këtij propozimi tha

Rekord i remitencave nga mërgimtarët

Përkundër ndikimit të pandemisë COVID-19, diaspora jonë po vazhdon të ndihmoj familjet dhe më këtë rast edhe ekonominë tonë. Edhe në muajin gusht të këtij viti ata kanë thyer rekord në

Eksplodon SpaceX në testim

Raketa SpaceX që një ditë do ta çojë njerëz në Mars eksplodon gjatë testit të planifikuar. Një raketë SpaceX ka shpërthyer në Teksas si pjesë e një prove presioni të kryer nga firma am

Zeka: Marrëveshja me ndikim për marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane Ekonomike, Arian Zeka komentoi rëndësinë e marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator mes Kosovës dhe Serbisë në SHBA. Ai tha se në fillim të këtij vit

Shqipëria paditet për koncesionin e terminalit të portit në Durrës

Kompania Kurum ka paditur Shqipërinë në arbitrazh ndërkombëtar, duke kërkuar një dëmshpërblim me vlerë të raportuar prej 100 milionë euro për prishjen e kontratës së terminalit të kont

Dështon sërish votimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike

Kuvendi i Kosovës ka hedhur përsëri në votim, në parim, projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, por i njëjti mori vetëm 60 vota nga koalicioni qeverisës, pasi nga opozita votuan kundër duk

Info Tjera