Ekonomi http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/arian-zeka-1.jpg

Zeka: Marrëveshja me ndikim për marrëdhëniet Kosovë-Serbi



Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane Ekonomike, Arian Zeka komentoi rëndësinë e marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator mes Kosovës dhe Serbisë në SHBA.

Ai tha se në fillim të këtij viti, Dhoma Amerikane në Kosovë ka pasur një takim me ambasadorin Grenell ku janë diskutuar problemet e natyrës ekonomike dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, kjo marrëveshje do të ketë ndikimin e duhur në stabilizimin e marrëdhënieve politike mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij bashkëpunimi ekonomik mund të sjellë tejkalimin e të gjitha barrierave mes dy vendeve.

Vendosja e trafikut hekurudhor mes Kosovës dhe Serbisë është një ndër pikat kryesore të marrëveshjes së Uashingtonit që Arjan Zeka e specifikoi si më të rëndësishmen e që do ndikojë më shumë në vendosjen e stabilitetit mes dy shteteve.

Një tjetër pikë që drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë e përmendi si të rëndësishme ishte dhe funksionalizimi i vendkalimit të përbashkët kufitar në Merdare duke shtuar gjithashtu pikën që mundëson lirimin e fondeve dhe hapjen e mundësive të reja të financimit nga dy institucione amerikane financiare.

Pyetur rreth diferencave të mëdha që ka pasur në qëndrimet e palëve sa i përket marrëveshjes së 4 shtatorit, Arian Zeka foli specifikisht për qëndrimin e Odës Ekonomike dhe tha se qëndrimi i tyre ishte në përputhje me atë të Administratës  Amerikane dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Ai nuk la pa justifikuar dhe faktin se diskursi që po zhvillohet në Kosovë mes partive politike është tejet normal dhe mbi të gjitha është i nxitur nga palët opozitare.

“Ne vazhdimisht si Odë Ekonomike Amerikane u bëjmë thirrje partive politike edhe atyre që janë pjesë e Kuvendit, të gjitha forcave politike në vend që t’i tejkalojnë këto mosmarrëveshje dhe të rrinë larg ashpërsimit të diskursit politik i cili pastaj vonon dhe vendimmarrjen sa i përket reformave që duhen ndjekur në aspektin e përmirësimit të mjedisit të të bërit biznes ose ekonomisë në përgjithësi”,- tha Arjan Zeka në një intervistë për euronews.al.

Pyetur nëse Oda Ekonomike Amerikane bashkëpunon me ndonjë institucion simotër në Beograd z. Zeka e pohoi këtë gjë por pranoi njëkohësisht që nuk mund të kenë ndikim në mbarëvajtjen e marrëveshjes së Uashingtonit sa i përket ‘presionit’ që mund t’i ushtrojnë autoriteteve ose qeverive të vendeve përkatëse.

Ndërkaq përfshirjen e Kosovës në minishengenin ballkanik z. Zeka e konsideroi një benefit tjetër për Kosovën mbi të gjitha për lirinë e transportit të mallrave, gjë që ndikon drejtpërdrejtë në zhvillimin e biznesit dhe ekonomisë.

Sa i përket aftësisë përthithëse të kapitaleve nga Serbia duke qenë një ekonomi më e fuqishme se ajo e Kosovës dhe dëmtimit të interesit të kësaj të fundit ai u shpreh jo në të njëjtin mendim.

Sipas tij kjo është përgatitje për synimin kryesor të Kosovës dhe gjithë vendeve të Ballkanit, anëtarësimit në BE.

“Nëse përgatitemi për të bërë biznes në një treg më të vogël atëherë do ta kemi jashtëzakonisht të vështirë që të bëhemi pjesë e tregut të Bashkimit Europian”,- u shpreh Zeka.

Ai vendosi të mos japë një koment për opinionin që kanë shprehur aktorët politik se minishengeni ballkanik është krijimi i Jugosllavisë së re por sidoqoftë ai nënvizoi se nëse do të ishte i drejtë ky opinion atëher edhe BE do të konsiderohej njëfarë Jugosllavie.

Në fjalën e tij ai shprehu se u takon partive që gëzojnë pushtetin që të zgjerojnë kompromisin nacional në mënyrë që marrëveshja së pari të njihet e të vihet në zbatim sa më lehtë të jetë e mundur.

Së fundmi Arjan Zeka theksoi se fakti që Shtetet e Bashkuara kanë qenë ndërmjetës në marrëveshje e bën atë vetë më pozitiv sa i përket implementimit të shpejtë të kësaj marrëveshje.

Ai shtoi gjithashtu se përveç aspektit financiar  nënshkrimi i marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë e shton presionin ndaj të dyja shteteve për respektimin me rigorozitet të pikave të marrëveshjes.

Të fundit

Oda e Afarizmit: Qindra mijëra euro po humb Kosova nga mosefikasiteti i MPJ-së

Problemet e bizneseve me ambasadat, kërkesa për rritjen e komunikimit reciprok, mungesa e atasheve ekonomike, mosnjohja e Kosovës dhe problemet me listimin e emrave të qyteteve të Kosovës në gj

Gjermania mban vendin e parë me investime direkte në Kosovë

Në buletinin e rregullt mujor të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës për muajin shtator 2020, Gjermania vazhdon të mbajë vendin e parë të Investimeve të huaja direkte në Republikën e Kos

iPhone 12 pritet ti zhgënjej blerësit me këtë problem

Të gjithë të pasionuarit e modelit të ri të Apple, iPhone12 nuk do të jenë të kënaqur me një informacion që këtyre ditëve është zbuluar. Ky model nuk pritet të ofroj lidhjen e dy SIM k

Aeroportit Ndёrkombёtar tё Prishtinёs i shtohet edhe njё destinacion i ri

Nga data 16 Dhjetor 2020, ANP ‘Adem Jashari’ lidhet edhe me qytetin Karlsruhe/ Baden-Baden me kompaninё ajrore Wizz Air, e cila ёshtё kompani low cost. Pas linjave tё suksesshme nё Aeroportin

Evropa drejt euros digjitale

Derisa pandemia e koronavirusit po ndikon me shpejtësi te njerëzit që gjithnjë e më pak të përdorin para të gatshme, por edhe qeveritë me nervozizëm po vëzhgojnë rritjen e kriptovalutave,

Nokia do të vendos rrjetin 4G në hënë

Derisa NASA dëshiron të kthehet në hënë deri në vitin 2024 përmes misionit Artemis, ajo dëshiron që Nokia të krijojë një rrjet komunikimi 4G për komunikim të besueshëm dhe efikas. Për

Info Tjera