Mbrapa

Blerand Stavileci: Energjia dhe Teknologjia, faktor të rritjes ekonomike dhe punësimit (Video)

Publikuar: 13.06.2016

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci është shumë i lumtur që energjia dhe teknologjia që i mbulon kjo ministri janë kthyer në faktor të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe punësimin.

Në intervistën dhënë për MediaPress, Stavileci vlerëson se për të dy sektorët ka interesim të jashtëzakonshëm për investime nga kompani me renome ndërkombëtare.

Stavileci mendon se Kosova duhet të heq analogjin që të bëhet një vend i zhvilluar sikur vendet që janë shumëfish më të mëdha me territor dhe me popullësi.

Sa i përket projektit të ndërtimit të Termocentralit Kosova e Re, Stavileci thotë se, projekti do të përfundoj suksesshëm dhe sipas tij nuk mungon gatishmëria e shumë kompanive që duan të marrin pjesë në ndërtimin e tij.

Ai thotë se pranvera e 2017-ës do të jetë nisja e punimeve për ndërtimin e këtij termocentrali.

Ai është shprehur i vetëdijshëm se Kosova ka probleme me punëtor të kualifikuar, por se janë marrë vesh me Contour Global që të trajnoj punëtorët.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik ka thënë se kriza politike ka qenë pjesë e çdo diskutimi me investitorët dhe kjo sipas tij ka pasur ndikim në përceptimin e tyre.

Brenda këtij viti, ka garantuar se giganti Trepca do të ketë një zgjidhje.

Sipas tij, zgjidhja për të nuk do të jetë politike, por ekonomike nga e cila përpos shtetit, do të përfitojnë edhe punëtorët si aktualët ashtu edhe ata që do të punësohen në të ardhmen.

Sa i përket ndërmarrjeve publike, ai ka thënë të jenë duke e ndryshuar ligjin për to.

Ndërsa, për burimet e ripërtërishme, Stavileci ka paralajmëruar një numër të madh të ndryshimeve që do ti bëhen ligjeve, pasi që sipas tij ato po i minojnë investimet në këtë sektor.

Sipas tij, përkundër këtyre problemeve, Kosova do t'ia arrijë të plotësoj caqet e kërkuara për prodhim të energjisë së pastër.
 

/MediaPress