Mbrapa

Haldun Firat Kokturk: Kosovarët të lindur për udhëtime, liberalizimi sjellë më shumë avio-kompani me çmime të lira (Video)

Publikuar: 09.12.2015

Nuk ka shumë vjet që Aeroporti i Ndërkombëtar i Prishtinës, "Adem Jashari" ka nisur të operojë me kushte të reja dhe më sistem tërësisht të ri teknologjik, dhe tashmë është bërë pjesë e sukseseve ndërkombëtare.

Janë një numër çmimesh ndërkombëtare, të cilat i janë dhënë më 2015 për një numër sektorësh.

Vazhdimi i investimeve, shërbimet e reja, sjellja e kompanive të reja dhe me çmime të përballueshme, si dhe punësimi i të rinjëve, janë vetëm disa prej gjërave pozitive që i kanë ndodhur këtë vit Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, "Adem Jashari".

Në video-intervistën e dhënë për Mediapress, drejtori gjeneral i ANP-së "Adem Jashari", Haldun Firat Kokturk ka shpalosur si sukseset ashtu edhe sfidat që po i kalon aeroporti.

Ai ka thënë se falë punës së bërë këtë vit do të ketë një rritje prej 10% të pasagjerëve në krahasim me periudhën e njëjt të vitit të kaluar.

Sa i përket çmimeve të shumta që i ka marrë ky aeroport, ai ka thënë se kjo është meritë e të gjithë punëtorëve.

Një zhvillim pozitiv është Insituti Limak, nga i cili po dalin gjenerata të reja studentësh të shkolluar, një pjesë e mirë e të cilëve tashmë janë të punësuar në aeroport me punën e tyre dhe pa asnjë ndërhyrje.

Kokturk ka thënë të jënë në negociata me një numër kompanish të njohura të aviacionit, në mesin e tyre edhe me Wiz Air.

Kjo sipas tij është bërë falë një programi që ka nisur aeroporti drejt të gjitha kompanive për ti nxitur ato që të kenë linja fluturimi edhe për Kosovë.

Mirëpo, sipas tij realizimi i këtij synimi përballet me disa sfida, siç janë ajo e pistës, mjegulla, KFOR-i dhe burokracia në disa institucione vendore.

Ashtu edhe sikur vitet e kaluara, edhe këtë vit aeroporti është përballur me vonesat dhe pritjet e gjata që i kanë pasur pasagjerët për shkak të papërgjegjësisë së kompanive që merren me shitjen e biletave.

Dhe për këtë ai ka një porosi për pasagjerët.

Sa i përket 2016-ës, Kokturk ka thënë se do të vazhdojnë të mbështesin aktivitetet sportive, kulturore, por edhe do të ndërtojnë një fermë me panele solare me qëllim të furnizimit të terminalit me energji të pastër.

Megjithatë, Kokturk ka pranuar se përkundër performimit të mirë të aeroportit tek pjesa e pasagjerëve, tek ajo e mallrave nuk ka pasur përmirësime.

Sipas tij interesim ka prej kompanive që merren me Cargo, mirëpo zhvillimi i këtij sektori varet nga zhvillimi ekonomik i Kosovës.

Kjo ndoshta mund të ndryshoj pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
 

/MediaPress