Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/shutterstock_364873787.jpg

10 rregulla të arta se si duhet të sillemi në tavolinë!



Të bëftë mirë! Gabim! Është një frazë që nuk duhet thënë kur nis të hash.

Për aristokratët, tavolina ishte një rast i mirë të biseduar, krijuar miqësi dhe aleanca.

Ushqimi ishte vetëm një shtojcë, pasi aristokratët nuk vinin asnjëherë të uritur në një darkë ose drekë.

Ja përse të urosh “të bëftë mirë”, nuk është korrekte.

Çin Çin. Gabim! Të shumtë janë ata që mendojnë se kur ngrihet dolli thuhet “çin çin”, por nuk duhet.

“Çin çin” është frut i modës orientale që u shpërnda në shekujt e shkuar në sallonet e aristokratëve, që mënyrë që nuk shkon në rastet e situatave formale.

Sipas galateut, nëse dikush dëshiron të bëjë një urim ai duhet të jetë i sinqertë dhe i motivuar.

 Asnjëherë mos kërkoni kripën,

Ajo nuk duhet kërkuar kurrë sidomos kur e pranishme është edhe e zonja e shtëpisë.

Kripa ishte monedha e antikitetit.

Të kërkosh kripën nëse nuk ndodhet në tavolinë nuk është korrekte sepse është një pohim se ty nuk të pëlqen ushqimi.

Djathi dhe veza. Këto ushqime nuk duhet të priten asnjëherë me thikë

Thika duhet përdorur vetëm për të prerë diçka të fortë, djathi dhe veza mund të priten shumë mirë me pirun, ndaj nuk nevojitet thika. 

Si të presësh bukën: buka nuk pritet por këputet me dorë

Për të njëjtën arsye si me vezën dhe djathin edhe për bukën nuk duhet përdorur thika.

Ajo vendoset në copëza të vogla në një pjatë për bukën dhe vendoset në anën e djathtë të pjatës së ushqimit.

Të hash supën

Për të mbledhur lugët e fundit të pjata nuk kthehet nga vetja por nga ana e kundërt e jotja.

Kjo bën që të mos e derdhni supën.

Piruni, luga, thika

Gjatë kohës kur bëni pushim ndërsa po hani piruni ose luga nuk mbështeten në pjatë, pasi nodh që vaji ose gjella të kullojë dhe të bëjë pis bishtin e tyre.


Peceta

Shumë mendojnë që peceta që vendoset në prehër nuk përdoret për të pastruar gojën.

Por në fakt ajo duhet përdorur sido që të jetë pasi nuk është aty për dekorim.

Kafeja

Luga e kafesë nuk futet në gojë pasi ke përzier sheqerin.

Kafeja duhet përzier me delikatesë, më mirë nëse përzieni nga poshtë lart.

Pasi e keni përzier kafen, luga vendoset në pjatën e filxhanit.

Pozicioni i pjatave dhe gotave

Lugët, piruni e thika, vendosen në anën e djathtë, e para në radhë vjen thika dhe e fundit luga.

Në anën e majtë vendoset piruni.

Gotat pozicionohen në gjysmën e anës së majtë të pjatës, sipër saj.

Gota e verës sipër majës së thikës dhe më në qendër vendoset gota e ujit.

Pranë gotave vendoset pjata e bukës.

Të fundit

Fytyrë e thatë apo e yndyrshme

Keni menduar ndonjëherë se ç’lloj lëkure keni? Megjithëse mund të duket si një nga gjërat me rë thjeshta të kujdesit për veten, ky konstatim është kryesori për lëkurë të mirë. Kujd

Përmbajtja e emocioneve

Aristoteli për drejtimin e emocioneve ka thënë dikur: “Të zemërohesh me personin e duhur, në masë të duhur, në kohë të duhur, për arsye të duhur në mënyrë të duhur”. Vetëkontroll

Zbulohet se si njerëzit kanë migruar 120 mijë vjet më parë

Arkeologët kanë zbuluar gjurmët më të hershme njerëzore të gjetura ndonjëherë në gadishullin Arabik.  Besohet se janë rreth 120,000 vjet të lashtë dhe shtrihen në vendin e një liqe

Cili është sekreti që fshehin çiftet sociale

Duket se jeni e vetmja nga miqtë tuaj që nuk poston kurrë asgjë në lidhje me marrëdhënien tuaj dhe mbase është e drejtë. Le të lëmë mënjanë fotot e përvjetorëve, darkave jashtë dhe r

Sa hapa duhet të bëni në ditë për shëndet të mirë

Aplikacionet e fundit na mundësojnë që të numërojmë hapat që kryejmë çdo ditë, me shpresën se ky lloj aktiviteti fizik përmirëson shëndetin. Ekspertët kanë rekomanduar gjithnjë që nj

Si të jemi të lumtur në kohë të vështira

Një pandemi globale, papunësi në nivele rekord, dhunë policore, racizëm sistematik, debate të forta partiake, zjarre, uragane. Ne me siguri po jetojmë në kohë të vështira. Ndoshta nuk ësht

Info Tjera