Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/large_7a0e059f-cc0e-4f4b-9a51-1cfde4258297.jpg

10 thënie motivuese nga themeluesi i Facebookut



Nga Mark Zuckerberg, fytyra e medias sociale, kemi shumë gjëra për të mësuar.

Në moshën 23-vjeçare, ai lansoi Facebookun nga dhoma e tij në Harvard.

Ai që ishte një rrjet i thjeshtë shoqëror është shndërruar në një platformë e cila lidh më shumë se 1 miliard njerëz rreth botës.

Ai është emëruar nga Time’s si njëri prej 100 “njerëzve më me ndikim në botë”, ai është njëri prej njerëzve më të pasur në planet dhe ai përdor suksesin e tij për të ndihmuar të tjerët.

Me shoqatën Chan Zuckerberg të cilën ai e lansoi me gruan e tij, themeluesi i Facebook fokuson përpjekjet e tij për të zbuluar mënyra që të ketë ndikim pozitiv në botë (Disa njerëz madje po mendojnë se ai do të jetë presidenti i ardhshëm).

Për të festuar ditëlindjen e tij të 34-të, shikoni këto 10 thënie të Zuckerberg për ndërmarrësinë, punën e rëndë dhe rreziqet.

Për rreziqet

‘’Në një botë e cila po ndryshon shumë shpejtë, strategjia e vetme e cila është e garantuar për dështim është mos ndërmarja e rreziqeve’’.

Për motivimin

‘’Lëvizni shpejtë dhe theni gjëra. Nëse nuk po theni gjëra, nuk jeni duke lëvizur mjaftueshëm shpejtë’’.

Për punën e rëndë

‘’Njerëzit mund të jenë shumë të zgjuar ose mund të kenë aftësi të cilat mund të përdoren, por nëse nuk besojnë në to, atëherë ata nuk do të bëjnë punë të rëndë’’.

Për ndërmarrësinë

‘’Ndërmarrësia ka të bëjë me krijimin e ndryshimeve, jo vetëm me kompani’’.

Për suksesin

‘’Pyetja që ia bëj vetes çdo ditë është, ‘A po bëj gjënë më të rëndësishme të cilën duhet t’a bëj’’?

Për fillimet

‘’Ndërtimi i misionit dhe ndërtimi i biznesit shkojnë së bashku’’.

Për udhëheqjen

‘’Nëse dëshironi të krijoni diçka të mrekullueshme, duhet të fokusoheni në atë se cili është ndryshimi që dëshironi të bëni në botë’’.

Për bashkëpunimin

‘’Kur shikoni gjërat më të mëdha që bëhen në botë, ato nuk bëhen nga një person i vetëm, kështu që ju duhet të krijoni një ekip’’.

Për pasionin

‘’Nëse punoni vetëm në gjërat të cilat i pëlqeni dhe për të cilat jeni pasionanatë, nuk keni nevojë të keni një plan se si do të bëhen gjërat’’.

Për suksesin

‘’Gjëja më e rëndësishme që ndërmarrësit duhet të bëjnë është të zgjedhin diçka e cila ju intereson, të punojnë në të, por mos t’a shndërrojnë atë në një kompani deri sa të funksionojë me të vërtetë’’.

Të fundit

Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë

Ajri i ndotur është rikthyer, kjo vërehet dukshëm edhe në kryeqytet. Në kohën kur Kosova po përballet me shtim rastesh me koronavirus, një tjetër problem po shtohet. Sipas Indeksit të Cilë

Dy kompani farmaceutike rifillojnë testimin e vaksinës anti-COVID 19

Dy kompani prodhuese barnash njoftuan të premten rifillimin e testimit në Shtetet e Bashkuara të vaksinave të tyre për COVID-19. Testimi i vaksinës së kompanisë AstraZeneca ishte ndërprerë q

Cila dhuratë i pëlqen më shumë një gruaje

Ajo që një grua kërkon në një marrëdhënie është respekti, besnikëria dhe reciprociteti.   Është shumë e zakonshme të shohësh burra që shpenzojnë pasuri në bizhuteri, veshje, parfume

Pulë e pjekur

Përbërësit: 1 Pulë e ngrirë (1kg) 100gr Gjalpë 2 Lugë çaji kripë 6 Tufa erëza të ndryshme 1 Lugë çaji piper i zi 1 Lugë gjelle mëlmesa perimesh 1 Hudhër 2 Kupa prasë e grirë 2 Kupa s

Moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë

Horoskopi juaj

Dashi Sjellja në një mënyrë diktatoriale me anëtarët e familjes do të çojë në debate dhe inate. Zgjidhni të vishni diçka që partneri juaj pëlqen t’jua shohë. Mendoni dy herë para se

Info Tjera