Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/love.jpg

11 fakte që shpjegojnë përse disa martesa dështojnë



Përse disa çifte plaken bashkë, kurse të tjerë ndahen ose në vitin e parë të martesës, ose në të shtatin, ose edhe më vonë?

Nuk varet gjithçka nga dashuria.

Studiuesit kanë zbuluar që sa më shumë të shpenzojnë për dasmën, ose sa më e shtrenjtë të jetë unaza, aq më shumë shanse për t`u divorcuar kanë.

U habite?

Shumë çifte besojnë se bashkëjetesa është provë dhe nëse e kalon me sukses, martesa do jetë e lumtur.

Në fakt të jetosh para martesës me të dashurin e bën martesën më pak rezistente.

Mbase sepse gjërat ndryshojnë në martesë.

Sa i kënaqshëm muaji i mjaltit, aq më e lumtur do jetë martesa.

Kështu që paratë shpenzoji për udhëtime e jo për ceremoninë e dasmës.

Fotografët e dasmave tregojnë se mund ta parashikojnë jetëgjatësinë e martesës nga mënyra si çifti pret tortën në ditën e dasmës.

Ato rastet kur burri ose gruaja gënjejnë njëri-tjetrin për copën e tortës sjellin martesa jetëshkurtra.

Liria e tepruar që i jep partnerit ose qëndrimi i gjatë në rrjete sociale sjell gjithashtu divorc.

Shumë mendojnë se fëmija e përmirëson një martesë, por fakt është që shumica e burrave bëhen të pakënaqur me martesën pas ardhjes në jetë të një fëmije.

Sa më shumë fëmijë, aq më shumë shanse për t`u ndarë.

Fëmija i parë në fakt i ul shanset për divorc me 30%, kurse i dyti dhe i treti nuk kanë të njëjtin efekt.

Përkundrazi, i rritin mundësitë.

Bashkëshortët që përdorin më shumë “ne, e jona dhe yni” kanë më pak shanse të ndahen se ata që flasin me “unë, mua, imja”.

Shikimi i filmave komedi së bashku e përmirëson martesën.

Njerëzit e martuar kanë nevojë për probleme.

Një martesë pa debate dhe konfrontime bëhet e mërzitshme.

Psikologjia sociale thotë: Ku nuk ka konfikte, ka probleme të pazgjidhura.
Kursimi i vazhdueshëm i parave ka një efekt negativ mbi martesën.

Për ta bërë një martesë të lumtur nevojitet një laps, një letër dhe 21 minuta në vit.

Studiuesit zbuluan se se çiftet e martuara kalojnë 7 minuta, 3 herë në vit duke shkruar në një letër problemet e tyre dhe debatet me partnerin.

Kushti i vetëm është që t`i përshkruajnë problemet si një person i tretë dhe jo si individi i përfshirë.

Provoje dhe ti!

Të fundit

Kanceri i mushkërive: Simptoma në fytyrën tuaj që nuk duhet ta injoroni

Kanceri i mushkërive është një nga llojet më serioze të kancerit që diagnostikohet, pasi zakonisht është e vështirë të dallosh derisa të përhapet në pjesë të tjera të trupit. Kanceri

Zbulohet planeti i “pavarur” në Rrugën e Qumështit

Disa shkencëtarë kanë zbuluar ekzoplanetin më të vogël, me një madhësi sa e Tokës, që rrotullohet vetëm rreth galaktikës sonë dhe nuk i përket asnjë sistemi diellor. Astronomët vlerës

Në fund të këtij muaji hëna do të duket ndryshe, kujdes!

Ka një Hënë të plotë më 31 tetor dhe si hëna e dytë e plotë e muajit, ajo është gjithashtu edhe “Hëna blu”. Ju duhet ta shfrytëzoni në maksimum këtë moment hënor dhe të sigurohen

Një ekip kërkimor thotë se vala e dytë e ka origjinën nga Spanja

Një variant i koronavirusit që ka origjinën tek punëtorët spanjollë të fermave është përhapur me shpejtësi në pjesën më të madhe të Evropës që nga vera dhe tani përbën shumicën e

Biskota me gjalpë kikiriku

Përbërësit 1 filxhan gjalpë kikirikësh 250 gr sheqer 1 vezë 2 lugë gjelle kikiriki i bluar imët 1 pluhur për pjekje Përgatitja Në një enë bëni bashkë gjalpën e kikrikut me vezën, pluh

Koalat po zhduken për shkak të stresit!

Numri i koalave në të gjithë shtetin australian të Uellsit të Ri të Jugut është në rënie të qëndrueshme për shkak të stresit në sistemin e tyre imunitar të shkaktuar nga shkatërrimi i

Info Tjera