Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/05/beautiful-group-women-working-together_23-2148407507.jpg

5 temat që duhen të shmangen për diskutim në vendin e punës



Ka gjëra që duhet t’i shmangni për t’i diskutuar në vendet punës, sepse kjo mund të ndikojë në mënyrën sesi kolegët tuaj mendojnë për ju dhe aftësinë tuaj për të bërë punën, pavarësisht se çfarë temash po bëhen.

Bezdia që krijohet në vendet e punës për shkak të këtyre bisedave mund të ndikojë në funksionimin e punës, madje edhe në mënyrën sesi punëdhënësi duhet që ta trajtojë atë çështje dhe askush nuk dëshiron që të jetë shkaktari i gjendjeve të pakëndshme.

Feja
Feja është diçka që diskutohet kudo e po ashtu diçka e cila i preokupon njerëzit gjatë gjithë kohës.

Por në vendet e punës kjo temë duhet të “preket” lehtë. Besimi i dikujt është një gjë personale, e ka shumë njerëz të cilët janë të ndjeshëm në lidhje me të.

Kjo nuk do të thotë që ta fshehni besimin tuaj, sepse të gjithë kanë një formë besimi dhe kjo është krejtësisht normale, por një gjë duhet të kuptohet: jo të gjithë adhurojnë dhe duhet të adhurojnë në të njëjtën mënyrë. Vendet e punës nuk janë mjedise ku duhet të flisni për fenë me ton të zjarrtë.

Mbajeni për vete ndonjë mendim negativ për besimet e të tjerëve! E as mos këmbëngulni që t’i ndryshoni bindjet e kolegëve të punës!.

Politika
Politika është gjithashtu njëra ndër temat më të paqëndrueshme, sepse arrinë që ta ndryshojë mënyrën e bisedës dhe ndërrimin e disponimit te bashkëbiseduesit.

Nuk është e nevojshme që t’i prishni marrëdhëniet me ata të cilët keni krijuar raporte të mira për çështje politike, të cilat në fund të fundit mund edhe të mos i kuptoni edhe aq sa duhet. Nuk është e nevojshme që t’jua impononi të tjerët pëlqimet dhe bindjet tuaj politike.

Secila parti ka programet e saj me të cilat qytetarët pajtohen ose jo.

Problemet me bashkëshortin/en, fëmijët, partnerin/en
Diskutimi i problemeve që mund t’i keni në familje, mund t’i bëjë kolegët, madje edhe shefin të mendojë se ato mund të ndikojnë në mënyrën sesi i kryeni detyrat në punë.

Ju mendoni ndryshe, por ata jo. E nëse këtë e bëjnë mbikëqyrësit, punonjësit e tjerë mund ta shohin këtë si një pikë të dobët që ata madje mund edhe ta shfrytëzojnë. Në këtë rast autoriteti fillon e zbehet.

Përveç kësaj, theksimi i problemeve tuaja mund t’ju bëjë që të jeni në qendër të thashethemeve në vendet e punës.

Aspiratat tuaja për karrierën
Në fakt nuk ka asgjë të keqe nëse punën e tanishme e shihni si një mundësi për gjëra më të mëdha në të ardhmen, por mbajini këto mendime dhe ndjenja për vete!.

Të flisni për ambiciet tuaja, mund ta bëjë shefin që të dyshojë në besnikërinë tuaj si dhe t’i bëjë kolegët t’ju urrejnë.

E nëse jeni të interesuar që të avanconi në atë organizatë, përpiquni ta bëni punën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e lajmëruar shefin që keni synime për radhë më të larta në atë kompani, pastaj puna juaj do të flasë vetë.

Problemet shëndetësore
Edhe pse në çështjet shëndetësore nuk ka asgjë për t’u turpëruar, mos i diskutoni jashtë mase në punë! Mund të zgjidhni të mos flisni fare për to, ose të jeni shumë të hapur, por pavarësisht se çfarë vendosni, mos e ndani edhe detajin e fundit të shëndetit!.

Para se të flisni për problemet shëndetësore fizike apo mendore mendoni që kolegët tuaj që nga ai moment e dinë që jeni të sëmurë dhe mbase do të fillojnë ta vënë në dyshim aftësinë tuaj për punë, ashtu si edhe për problemet familjare.

Të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 15 tetor 2021

Dashi Ju jeni të prirur të ndiheni mjaft të tensionuar sot dhe ta fajësoni atë për mërzinë dhe pakënaqësinë me jetën tuaj të tanishme. Ju mund të kaloni një pjesë të madhe të mëngje

Zbuloni çfarë tregon forma e trupit për shëndetin e zemrës

Një studim i publikuar së fundmi në Revistën Evropiane për zemrën, thotë se forma e trupit e njeriut është sinjalizuesi më i mirë i sëmundjeve të zemrës. Në krahasim me indeksin e masë

Qumështi apo kosi, cili është më i mirë për mëngjes?

Produktet e bulmetit janë një pjesë e rëndësishme e çdo regjimi të shëndetshëm ushqimor. Megjithatë, në disa aspekte, përzgjedhja e llojit të duhur të produkteve të bulmetit bën një n

Të çmendur apo të qetë, çfarë shoferi jeni sipas shenjës tuaj të horoskopit

Jeni të qetë, të nxituar apo të kujdesshëm kur i jepni makinës? Gjithçka varet nga shenja juaj e horoskopit. Dashi: Të nxituar. Për ju makina nuk është vetëm një mjet transporti, por edhe

Balsami i mrekullueshëm për shëndetin dhe gjithë organizmin

Vetitë kuruese të lules së basanit, një bimë barishtore që në gjendje natyrale rritet kudo, janë të njohura në mbarë botën. Përdorimi i gjerë i kësaj bime në mjekësinë popullore apo

Mjekët e konsiderojnë minierë të vërtetë vlerash ushqyese

Shpeshherë janë quajtur edhe “Pema e paqes” për shkak të mbijetesës së bombës në Nagasaki, Molla e Lindjes, Pema e 7 Virtyteve apo Ushqimi i Perëndive etj, me pak fjalë hurma është fru

Info Tjera