Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/20190801160523-GettyImages-507844038.jpeg

A është ide e mirë të bëni ndryshime madhore në jetë, gjatë pandemisë?



Lëvizja në një qytet të ri, largimi një një marrëdhënie që nuk po shkon mirë, fillimi i një pune të re n një fushë komplet tjetër.

Këto vendime të mëdha për jetën vijnë së bashku me një stres të madh, edhe në kohën më të mirë, jo më gjatë pandemisë.

Që nga gati një vit pandemi, me shkallë të ndryshme bllokimi, shumica prej nesh po bëjnë ndryshime në jetën e tyre. Pse po ndodh kjo? Terapistët shpjegojnë se pandemia ka theksuar problemet që ekzistonin tashmë.

Nëse keni dashur të jeni beqarë, pandemia ju ka ndikuar që ta lini partneren ose partnerin.

Nëse gjithmonë e keni patur problem të jetoni me prindërit, tashmë jeni zhvendosur në apartamentin tuaj. Nëse jeni mërzitur nga puna, ju mund ta keni lënë atë.

Alexis Bleich, një bashkë-drejtuese klinike në Kip Therapy, tha se shumë nga klientët e saj janë gjithashtu të etur për ndryshim.

Monotonia e ditëve tona ka shërbyer si një motivues për ndryshimin e gjërave që i keni menduar edhe para pandemisë.

“Frika dhe zhgënjimi nga jeta juaj në pauzë, për një kohë kaq të gjatë, mund të nxjerrë në pah shqetësime shumë reale, veçanërisht për ata që po mendojë të bëhen me fëmijë apo të nisin kolegjin”, tha ajo.

Gjithashtu, në New York shumë njerëz kanë menduar për ndryshme. Për shembull, ata janë zhvendosur nga apartamentet e tyre me një qira shumë të shtrenjtë, ne një shtëpi private në periferi.

Ajo që terapistët sugjerojnë për njerëzit është të shqyrtojnë me kujdes vendimin, pasi kurrë nuk është i sigurt 100%. Këtë mund ta kuptoni vetëm me kalimin e kohës.

Liz Higgins, një terapiste në Dallas, e cila punon kryesisht me mijëvjeçarët, tha se shumë klientë po konsiderojnë vendime të mëdha për marrëdhëniet, nëse do të qëndrojnë apo të ndahen, ose nëse do ta çojnë një marrëdhënie të shëndetshme në nivelin tjetër.

Këshillat e saj për ta janë mjaft të thjeshta:
Nëse ndieni një ndjenjë të brendshme paqeje, respekti reciprok dhe komunikimi të qëndrueshëm që rrjedh me partnerin tuaj, mos u ndani, pavarësisht nga pandemia.

Dhe në anën tjetër të medaljes, nëse nuk mund të dalloni asgjë nga ato në marrëdhënien tuaj, mund të jetë koha të largoheni.

Bëni vetes këto pyetje përpara se të merrni një vendim të madh për jetën.

Pyeteni veten:

“A jam duke lëvizur drejt diçkaje apo larg diçkaje?
Për shembull, është më e qëndrueshme të heqësh dorë nga një punë për të marrë një punë që është më në përputhje me vlerat dhe vizionin tënd për jetën, sesa të heqësh dorë për t’i shpëtuar një ndjenje shqetësimi dhe mërzie.

A keni kaluar kohë duke reflektuar thellë rezultatit tuaj të dëshiruar për ndryshimin?
A keni një model për vendimmarrje impulsive?
A ishte ky ndryshim madhor i jetës në radarin tuaj para-pandemisë? Nëse po, a ka bërë diçka në mjedisin tuaj më të lehtë apo të vështirë për të bërë ndryshimin?
A keni marrëdhënie mbështetëse dhe një praktikë të vetë-kujdesit për t’ju ndihmuar të forconi mirëqenien tuaj gjatë një ndryshimit?

Në fund, ndryshimet kryesore të jetës janë shumë personale dhe rrethanore. Ju jeni ekspert i vetes tuaj, dhe vetëm ju mund të vendosni se cili është veprimi më i mirë.

Të fundit

10 këshilla efektive për tu ngritur herët në mëngjes

Disa njerëz e kanë tepër të vështirë të çohen herët në mëngjes, sidomos ata që pëlqejnë të qëndrojnë zgjuar deri vonë në fundjavat e tyre dembele. Disa thonë se është e pamundur

Shteti europian ka vaksinuar të gjithë banorët, por nuk ndihet i lumtur

U hapën sërish restorantet edhe në darkë, masat do të lehtësohen në ditët në vijim pothuajse totalisht, si në normalitet, por normaliteti në San Marino është shumë larg, edhe pse shteti

Shenja më me fat për sot

Dashi Gjatë kësaj dite do jeni më të vendosur dhe nuk do keni frikë të keni edhe përballje. Ju që keni një lidhje do jeni të qetë plotësisht. Do vendosni të flisni hapur për disa tema de

Njihuni me arsyet pse ju bien flokët

Flokët u bien të gjithëve, nuk është çudi. Në disa raste, rënia e flokut i atribuohet ndryshimet të stinëve, e në disa të tjera mungesës së vitaminave. Megjithatë, në këtë artikull d

Përfitimet shëndetësore nga Ramazani

Agjërimi sjell shumë dobi për trupin e njeriut. Agjërimi është një vepër që ka shumë dobi si nga ana shpirtërore ashtu edhe nga ana shëndetësore. Në këtë shkrim do të përpiqemi të p

Insekti nga Kosova bëhet lajm në botë

Zbulimi i insektit “Potamophylax coronavirus” në Kosovë është bërë lajm botëror. Pak ditë pasi profesori i shkencave në degën e biologjisë, Halil Ibrahimi, njoftoi për zbulimin dhe u s

Info Tjera