Beauty http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/ua0kwbrtcr0poitwat4r.jpeg.jpg

Efektet pozitive që sjell grimi “ujë dhe sapun”



Ne jemi aq të përfshirë në idenë e përsosmërisë saqë  fshehim veçantitë e fytyrës tonë  me një shtresë grimi nganjëherë dhe të ekzagjeruar.

Ne vendosëm të shikojmë anën tjetër të medaljes, si mungesa e grimit sjell efekte pozitive në lëkurë  madje edhe në personalitetin tuaj.

Ja çfarë ndodh nëse ndaloni së vendosuri grim në fytyrë:

1. Kur jeni pa grim, ju ndiheni vetvetja

Hulumtimet e bëra nga Kanebo Cosmetics, në bashkëpunim me shkencëtarët, zbuluan se para se një grua të vendosë grim, ajo ndjehet sikur do të marrë fytyrën e një personi tjetër.

Prandaj, kur një grua nuk vendosë grim, ndihet tërësisht vetvetja dhe kjo reflektohet edhe  në marrëdhëniet me të tjerët.

2. Lëkura juaj bëhet më rezistente ndaj dëmtimeve të diellit

Disa produkte kozmetike përmbajnë përbërës që mund ta bëjnë pjesën e sipërme të lëkurës tuaj të thatë dhe të copëtuar.

Nëse ju nuk do të vendosni grim, nuk do të keni më nevojë të blini gjëra për t’u grimuar.

Gjithçka që ju duhet të blini është një produkt i mirë për mbrojtjen e lëkurës

3. Ju dukeni më i ri pa bërë shumë përpjekje

Në një  studim konfirmohet se grimi mund t’i bëjë gratë e moshës mesatare të duken më të reja, por vajzat e reja do të duken më të më mëdha në moshë me fytyrën e grimuar.

Për më tepër, njerëzit kanë tendencë ta lidhin përdorimin e grimit me moshën madhore, kështu që kur do të grimoheni, njerëzit e tjerë do të mendojnë se jeni në moshë më të madhe sesa jeni në të vërtetë.

4. Ju nuk keni frikë të silleni natyrshëm dhe nuk shqetësoheni nëse mund të ju prishet grimi

Kur është nxehtë jashtë, ose kur jeni thjesht aktiv gjatë ditës, është e zakonshme të djersiteni.

Nëse fytyra juaj do të jetë e grimuar, do të bëhet një sfidë e vërtetë për ta mbajtur atë gjatë gjithë ditës.

Por me një fytyrë tërësisht natyrale, gjestet që do të ju vijnë natyrshëm, si pastrimi i djersës nga syri juaj, nuk do të jenë më një sfidë.

5. Njerëzit shikojnë më shumë se kush jeni dhe jo atë që keni vënë në fytyrën tuaj

Nëse ju do të vendosni grim në fytyrën tuaj, njerëzit që nuk ju njohin, në impaktin e parë do të kenë një mendim ndryshe për ju nga se jeni në të vërtetë.

Ato do të lidhin personalitetin tuaj me atë se çfarë  keni vënë në fytyrë.

 Pra, nëse ju ka ndodhur të shikoheni ndryshe nga të tjerët  kur vendosni  grim, një fytyrë tërësisht

“ujë dhe sapun” mund të ju ndihmojë për të ndaluar këto gjykime në pamjen tuaj të jashtme.

6. Pamja juaj natyrore ju bën të dukeni më miqësorë në sytë e njerëzve të tjerë.

Nancy Etcoff, një asistent profesor klinik në Shkollën Mjekësore Harvard, pretendon se një fytyrë pa grim duket më e besueshme për njerëzit e tjerë sesa një fytyrë me një maskë kozmetike.

Pra, në interes të fitimit të besimit dhe marrëdhënieve të përzemërta me njerëzit e tjerë, grimi rezulton të jetë më shumë një armik sesa një mik.

7. Ju keni rritje të vetëbesimit tuaj

Kur keni një pamje natyrale, ju nuk keni nevojë të shqetësoheni se si dukeni  në sytë e të tjerëve.

Do të ndiheni më të lirë të jeni vetvetja.

Në këtë mënyrë, vetbesimi juaj do të rritet, duke e transmetuar këtë energji tuajën edhe tek njereëzit me të cilët shoqëroheni.

8.  Do ta keni më të lehtë ta mbani lëkurën në gjendje të mirë

Pavarësisht nëse është e lirë apo e kushtueshme, grimi do të bllokojë poret e fytyrës tuaj.

Dhe nëse poret tuaja janë të bllokuara, ju mund të keni nevojë për trajtime të ndryshme për lëkurën tuaj, përfshirë vizitat tek dermatologët.

Nga ana tjetër kur ju nuk përdorni grim, lëkura juaj do të ketë nevojë vetëm për një pastrues fytyre.

Pra, përfitimet e mos vënies së grimit, perveç se sjellin rezultate të mira për lëkurën tuaj, ato janë janë gjithashtu një lehtësim për portofolin tuaj

Të fundit

Rutina e kujdesit të fytyrës e cila rinon me gjashtë veprime

Të gjithë e dini se si gratë aziatike kanë një fytyrë të përsosur, gjë që ne vetëm mund ta dëshirojmë. Synon për një pamje të shkëlqyeshme dhe të ndritshme të lëkurës, prandaj kuj

Si ta hidratojmë lëkurën tonë

Vetëm dhjetë minuta përkushtim në ditë mund ta mbajë lëkurën të shkëlqyeshme dhe të shëndetshme në vite. Hapi i parë: Pastroni fytyrën tuaj duke përdorur një pastrues special për fyt

Keni probleme me majat e flokëve, ndiqni këto udhëzime

Thënia se flokët janë gjysma e bukurisë është aq e famshme sa është kthyer në një fakt të mirëfilltë. Kujdesi për flokët zë një pjesë të rëndësishme të ditës dhe të shpenzimeve

Largoni yndyrën dhe zbokthin me këtë maskë super të thjeshtë

Nëse prej kohësh po pyesni veten si të pastroni skalpin e kokës nga yndyra, zbokthi apo kimikatet zgjidhja është më e thjeshtë nga sa mendoni. Heqja e papastërtive apo toksinave nga skalpi i

Tri gabimet e bukurisë që i bën çdo mëngjes

Je zgjuar në anë të kundërt të krevatit këtë mëngjes? Në fakt, nuk je e vetmja. Shumë prej nesh, në mëngjes nuk zgjohemi mirë, sepse bëjmë gabime. Një pjesë e veprime rutinë që bën

Si ti mbajmë vetullat e drejta

Përderisa vetullat e harkuara janë të shkëqyeshme kur bëhet fjalë për strukturimin e fytyrës, harqet e larta të vetullave ndonjëherë mund të gabohen, posaçërisht kur i mbushni ato. Ky pr

Info Tjera