Beauty http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/tender-hands-with-perfect-manicure-royalty-free-image-1587581426.jpg

Këshilla për ruajtjen e thonjëve



Për të pasur duar perfekte, nuk mjafton vetën të bëni një manikyr të bukur.

Është e nevojshme të kuroni edhe thonjtë tuaj.

Ndonjëherë trajtimet që i bëni janë shumë të dëmshme për ta, duke filluar nga ushqimi e deri tek abuzimi me smaltin dhe përdorimin e pastruesit për ta.

Si t’ia bëni atëherë për t’i bërë më të fortë?

Ju sugjerojmë pesë ilaçe natyrale për përkujdesjen e thonjve.

Vaj dhe limon
Dëshironi të keni thonj të fortë dhe të shkëlqyeshëm?

Përgatitni në shtëpi një përzierje me një lugë gjelle lëng limoni dhe dy me vaj ulliri.

Përziejini mirë bashkë dhe vendosini majat e gishtave për të paktën dhjetë minuta në një tas ku do të keni hedhur këtë përzierje.

Përsëriteni këtë trajtim në ditë të alternuara për të paktën një muaj. 

Vaj ricini është një përbërës i duhur për të riforcuar edhe qerpikët, jo vetëm thonjtë, është i përsosur nëse këtij vaji esencial i shtoni pak lëng limoni ose vaj ulliri të virgjër.

Këta përbërës futini në një shishe të vogël boshe (shishe acetoni) dhe më pas, çdo mbrëmje aplikojeni mbi thonj me pak pambuk.

Sigurisht, thonjtë duhet të jenë natyralë, pa manikyr dhe shumë të pastër.

Soda e bukës
Soda e bukës shërben për të riforcuar thonjtë, është perfekte si përbërës shëndetësor për ta.

Bashkë me sodën e bukës, përzieni edhe pak lëng limoni dhe një lugë gjelle vaj ulliri, deri sa të përfitoni një përbërës kremoz.

Masazhojeni mbi thonj me lëvizje rrethore. 

Avokado
Kjo frutë ka shumë të mira dhe organizmit tuaj mund t’i sjellë shumë përfitime, por vetëm nëse bashkohet me të verdhën e vezës dhe me pak lëng limoni.

Kështu do të bëni një përzierje ushqyese për thonjtë tuaj.

Nga ajo do të përfitojnë edhe duart.

“Ilaçin” e përfituar masazhojeni në mënyrë delikate dhe lëreni ashtu për dhjetë minuta përpara se ta shpëlani. 

Hudhra 
Duket si një “ilaç” i çuditshëm, por shfrytëzimi i një thelpi hudhre mbi thonj mund t’i bëjë ata vërtet më të fortë dhe rezistent.

Era mund të jetë e bezdisshme, ndaj ju këshillohet ta përdorni shumë përpara se të flini apo të shkoni në shtrat.

Nëse vërtet nuk e duroni aspak erën e hudhrës, atëherë pasi të lani duart, e t’i fshini, lyejini ato me pak vaj bajameje dhe vishni një palë doreza të holla dhe të buta.

Në mëngjes do të keni duar shumë të buta dhe thonjtë tuaj do të duken më të fortë. 

Kujdesi për duart 
Lëkura e duarve është shumë e hollë.

Ajo përmban një numër të vogël gjëndrash dhjamore dhe çdo ditë i ekspozohet rrezeve të diellit, të ftohtit etj.

A e keni ditur se larja e duarve përveç se largon papastërtinë, largon edhe yndyrën mbrojtëse?

Për këtë arsye, është me rëndësi që duarve tu ofroni kujdesin e duhur me anë të kremit përkatës, i cili duhet të jetë i pasur me substanca ushqyese dhe vitamina, sidomos vitaminë E.

Mos hezitoni që ti lyeni duart me kremin mbrojtës dhe ushqyes, çdo ditë pas larjes së tyre.

Kjo nuk do t’ju marrë shumë kohë dhe me kalimin e viteve do ta falënderoni veten për kujdesin që i keni kushtuar.

Duart e plasaritura dhe të thata kanë nevojë për kujdes shtesë.

Para gjumit, lyejini ato me krem për lëkurë të thatë me shtresë të trashë.

Gjatë natës, ndërsa flini, lëkura rigjenerohet.

Për duart e thata dhe të dëmtuara, ilaç i mirë janë edhe maskat ushqyese dhe serumet. 

Të fundit

Tendenca e fundit e llojeve të thonjëve

Trendi i çuditshëm i ri ka treguar përdorues që ndajnë pamje të çuditshme të frymëzuara nga virusi nën të hashtagut ‘coronavirusnails’ – duke përfshirë foto që përmbajnë modele 3

Fytyrë e thatë apo e yndyrshme

Keni menduar ndonjëherë se ç’lloj lëkure keni? Megjithëse mund të duket si një nga gjërat me rë thjeshta të kujdesit për veten, ky konstatim është kryesori për lëkurë të mirë. Kujd

Përdorimi i maskave po ndikon keq në estetikën e syve

Me përdorimin e maskës, sytë, dhe për pasojë edhe vështrimi, janë pjesa e fytyrës që bie më shumë në sy. Një zonë delikate, më shumë se të tjerat. “Shikimi është i pari që ndjen

Të ruash bukurinë në katër stinë të vitit

Lëkura është në gjendje të ndiejë çdo ndryshim të stinëve. Përveç stresit emocional, lëkura pëson dhe ngacmime të jashtme. Ndryshimet e temperaturës dhe lagështisë, elementët atmosfe

Frutat perfekte për eleminimin e rrudhave

Frutat dhe perimet ndikojnë në shëndetin e lëkurës sonë. Mirëpo janë tri prej tyre të cilat kanë një efekt më të madh në eleminimin e rrudhave të lëkurës. Avokado – Janë per

Pesë mënyra si ta trajtoni lëkurën e yndyrshme

Lëkura e yndyrshme e sidomos fytyra vjen si pasojë e mbiprodhimit të një substance të quajtur sebum në sipërfaqen e lëkurës. Në doza të moderuara sebumi është i nevojshmën dhe i shëndet

Info Tjera