Beauty http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/auto_floke1547067269.jpg

Largoni yndyrën dhe zbokthin me këtë maskë super të thjeshtë



Nëse prej kohësh po pyesni veten si të pastroni skalpin e kokës nga yndyra, zbokthi apo kimikatet zgjidhja është më e thjeshtë nga sa mendoni.

Heqja e papastërtive apo toksinave nga skalpi i kokës mund të kthehet në një sfidë të vërtetë nëse nuk merr kujdesin e duhur.

Shumë njerëz preferojnë të heqin toksinat nga koka e tyre pas trajtimeve të gjata me bojra apo shampo kimike.

Kur është koha e duhur që të aplikoni këto maska pastruese

Në këtë rast nuk ka ndonjë periudhë të paracaktuar, mjafton të shihni me kujdes nevojat e flokut tuaj.

Nëse keni shumë zbokth, yndyrë të shtuar, skalp të irrituar apo flokë shumë të thatë merrni masa sa më shpejt.

Këto janë sinjale të heshtura që flokët po ju dërgojnë nëse së fundmi jeni treguar të ashpër me to.

Maska me uthull molle

Përbërësit
5 lugë gjelle uthull molle
200 ml ujë

Përgatitja
Lani flokët me shampo si zakonisht dhe më pas vazhdoni me maskën.

Përzieni 5 lugë gjelle uthull molle me sasinë e ujit dhe lyeni të gjithë sipërfaqen e kokës teksa flokët janë të lagura.

Masazhojeni kokën dhe flokët mirë dhe vazhdoni me tharjen e tyre.

Mos i shpëlani më flokët në mënyrë që uthulla e zbutur me ujin të veprojë për disa ditë.

Uthulla e mollës do të pastrojë flokët tuaj pa dëmtuar yndyrën natyrale dhe të shëndetëshme të flokut.

Kjo është një nga mënyrat më të thjeshta të detoksifikimit që mund ta aplikoni vetëm 1 apo 2 herë në javë.

Të fundit

Kura natyrale që të shpëton flokët nga elektrizimi nga i ftohti

Flokët kanë prirje të elektrizohen, sidomos në stinën e dimrit ku lagështia është një fenomen i zakonshëm. Por ka një maskë, e cila do të të ndihmojë të shpëtosh nga elektrizimi shqet

Ndiqni këto 5 këshilla të thjeshta për t’i rritur flokët më shpejt

Ditën që vendosni të rrisni flokët tuaj , duhet të filloni të kujdeseni për to”, thotë stilisti Mark Townsend. “Në mënyrë që flokët tuaj të rriten gjatë, duhet të bëni sakrifica

Si t’i rrisni qerpikët në pak kohë

Qerpikët e gjatë i bëjnë të gjithë të duken më tërheqës dhe të bukur. Nëse jeni në pikëpyetje se si të duken më voluminozë dhe të rriten në pak kohë ne ju sjellim më poshtë disa

Zakonet e përditshme që dëmtojnë flokët

Mbajtja e flokëve tuaj të shëndetshëm shkon përtej stampos dhe tharëses. Stilistët e famshëm tregojnë se kush janë zakonet e këqija që kei në mbrëmje, të cilat dëmtojnë flokët. Flini

Maska e lirë që ju jep dukje të freskët

Përse të shpenzoni të holla në preparatet të shtrenjta të kozmetikës, kur vetë mund të kujdeseni me artikujt nga frigoriferi juaj. Banane, mjaltë, jogurt, të tharmë të bukës, qumësht dh

5 mënyra natyrale për të zbehur njollat e errëta në lëkurë

Rreth 80% e popullsisë së botës vuan nga problemet e lëkurës. Sot do të fokusohemi pikërisht tek njollat e errëta të lëkurës dhe çfarë mund të bëjmë ne për t’i minimizuar ato. 1. Pa

Info Tjera