Mos e pastroni make-up-in me letra të lagura
Të flesh pa fshirë ‘makeup-in’ është e dëmshme për lëkurën, pasi poret bllokohen duke mbledhur papastërtitë e duke shkaktuar më pas aknet.
Shpeshherë të gjithë ne kemi zgjedhur mënyrën më të shpejtë për të pastruar fytyrën duke perdorur letrat e lagura.
Mirëpo ato sjellin efekte anësore për shkak të solucioneve që përmbajnë.
Shumë prej tyre përmbajnë alkool, i cili irriton dhe than fytyrën.
Përpiquni t’i përdorni në raste të rralla emergjence dhe sa më pak të jetë e mundur.
Gjithashtu duhen evituar ato që kanë aroma artificiale.
Pasi keni përdorur letrat e lagura duhet përsëri ta shpëlani fytyrën me ujë të rrjedhshëm duke ju sjellë kështu përsëri në rrugën e gjatë që ju po pëpiqeshit të evitonit.
Prandaj rekomandohet larja e fytyres me larësin e duhur dhe jo letrat e lagura.