Beauty http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/skin.jpg

Për një lëkurë që shkëlqen gjatë verës



Ashtu siç lexoni me kujdes etiketat e ushqimeve, duhet të lexoni edhe ato të produkteve të bukurisë për të qenë të sigurt se çfarë vendosni mbi lëkurën e trupit dhe fytyrës.

Kremi hidratues i trupit për shembull, nuk duhet të mungojë pas çdo dushi, veçanërisht në verë kur lëkura është me nxirë dhe më e etur.

Për një produkt me cilësi shumë të lartë dhe çmim të arsyeshëm, mund ta përgatisni vetë atë.

Kremi hidratant i trupit është i thjeshtë për t’u përgatitur, mjafton të blini përbërësit në një erboristeri ose dyqan me produkte bimore ku keni më tepër besim.

Këtë krem mund ta ruani në një vend të freskët dhe të thatë deri në tre muaj nga koha e përgatitjes.

Për ta përgatitur do t’ju duhen:

70 gr gjalpë karitè

50 gr xhel aloe vera

Një lugë kafeje vaj kokosi

Ja hapat për ta realizuar:

Vendosni në një kavanoz gjalpin e karitesë i cili është i pasur me vitamina, antioksidantë, kripëra minerale dhe është shumë hidratues falë prezencës së acideve yndyrore.

Shtoni xhelin e aloe verës dhe përziejini mirë dy përbërësit derisa të jenë një i vetëm. Aloe vera është qetësuese dhe freskuese, sidomos nëse ju ka kapur dielli.

Shtoni vajin e kokosit i cili përveçse është shumë hidratues, do të lërë një aromë shumë të mirë ekzotike në lëkurën tuaj.

Përziejeni fort derisa të bëhet një masë e lehtë.

Kremi juaj është gati.

Mbylleni vazon me kapak dhe përdoreni të paktën njëherë në ditë.

Të fundit

2 produkte që ju bëjnë të paharrueshme!

Një gardërobë e sofistikuar ju jep pa dyshim prezencë në çdo takim, por kjo magji nuk do të ishte e plotë, nëse nuk do të kompletohej me dy produktet kyçe për çdo femër: falë parfumit d

6 mënyra për të çelur në shtëpi ngjyrën e flokëve në mënyrë natyrale

Derisa përdorimi i bojës për të çelur ngjyrën e flokëve mund të jetë pak si shumë i guximshëm për shumë si ne që nuk kanë eksperiencë në këtë punë, ka metoda alternative me produkt

Maska japoneze që ju shpëton nga rrudhat

Me një përdorim të vazhdueshëm kjo maskë është në gjendje të eleminojë shenjat e moshës, rrudhat, qelizat e vdekura dhe papërsosmëritë, si pikat e zeza, puçrrat dhe aknet. Ndihmon në p

Mësoni arsyet pse flokët bëhen të yndyrshme

Flokët preken nga shumë faktorë, disa prej të cilëve as nuk lidhen drejtpërdrejt me të, dhe këto janë tre ato kryesore që duhet t’i kushtoni vëmendje. Ushqimi Nëse dieta juaj përmba

Mirëmbani flokët pasi të ktheheni nga deti

Pas ujit të detit dhe diellit, floku juaj ka nevojë për më shumë kujdes dhe mirëmbajtje, e vaji i ullirit dhe mjalta mund t’ju ndihmojnë shumë. Nga teprimi i daljes në diell floku zbardhet,

Me produktet e shtëpisë mund të ruani lëkurën e freskët

Temperaturat e ftohta shkaktojnë shumë probleme me lëkurën. Shpesh kërkojmë ngushëllim në produkte të shtrenjta kozmetike, duke harruar që kuzhina në përgjithësi dhe frigoriferi në veça

Info Tjera