Beauty http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/skin.jpg

Sekreti i grave japoneze për një fytyrë prej porcelani



Ekzistojnë disa hile që gratë japoneze përdorin për një fytyrë perfekte.

Njëri prej tyre është konsumimi i çajit jeshil sencha. Nëse doni të mësoni sekretet prapa këtij çaji të shëndetshëm, hidhini një sy artikullit të mëposhtëm.

Ngadalëson plakjen
Konsumimi i një filxhani nga ky çaj në ditë do ta mbrojë lëkurën tuaj nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira.

Nivelet e larta të antioksidantëve në çajin jeshill rigjallërojnë qelizat e lëkurës që vdesin, duke i dhënë lëkurës një shkëlqim.

Ekuilibron vajin e lëkurës
Ky çaj ndihmon qelizat në lëkurë për të minimizuar prodhimin e vajit.

Kjo është shumë e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm të lëkurës sepse vaji i tepërt mund të bllokojë poret.

Si rezultat, në lëkurën tuaj mund të shfaqen puçrra.

Pastron poret e bllokuara
1 filxhan çaj sencha mund të jetë zgjidhja e shumë problemeve të lëkurës, dhe ndryshe nga ilaçet, nuk ndikon keq në stomak.

Ky trajtim natyral gjithashtu lufton bakteret që bllokojnë poret duke vepruar si një anti-inflamator.

Redukton ënjtjen dhe skuqjen
Kafeina që gjendet në çajin jeshil ndihmon në qetësimin e rrathëve në sy.

Në të njëjtën kohë, shkëlqen lëkurën dhe e bën atë më të ndritshme dhe të re.

Falë përmbajtjes së tij të lartë antioksiduese, çaji jeshil ndihmoh në largimin e toksinave nga trupi, gjë që e bën lëkurën të duket më e shëndetshme.

Vepron si një krem ​​mbrojtës natyral
Pirja e një filxhani çaji jeshil çdo ditë mund të minimizojë dëmet e shkaktuara nga rrezet UV.

Për shkak të përmbajtjes së tij të lartë të acidit benzoik, çaji sencha mund të përdoret si një krem ​​mbrojtës natyral dhe madje të trajtojë disa probleme të lëkurës të shkaktuara nga djegiet nga dielli.

Redukton zbokthin
Edhe pse zbokthi shpesh shihet si një problem i flokëve, në të vërtetë është një problem i lëkurës sepse shkaktohet nga lëkura shumë e yndyrshme ose shumë e thatë.

Gjithashtu ju ndihmon të luftoni rënien e flokëve, kruajtjet dhe acarimet.

Të fundit

Nëse vuani nga shenjat e plakjes, provoni këtë maskë

Shumë gra vuajnë nga shfaqja e shenjave të plakjes në pjesë të veçanta të fytyrës, gjë që i bën ato më të moshuara dhe më pak të bukura. Në vitet e fundit, përqindja e grave që vuaj

4 sekrete të freskisë që ju mbajnë të bukura

Numërimi i bekimeve tuaja është vërtetuar shkencërisht për lirimin e dopaminës – një hormon që ju bën të ndiheni të ngritur dhe pozitiv. Rachel Holm, themeluesja e Hanako, mësuesi i aro

Mbani lëkurën e pastër me lëvoret e mollës

Të gjithë dëshirojnë një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim. Fatkeqësisht, për shkak të ndotjes, konsumit të ushqimit jo të shëndetshëm dhe përdorimit të tepruar të produkteve t

Trendi më i njohur i manikyrit këtë pranverë

Tani për tani është koha ideale për të ngritur stilin tonë me ngjyra piktoreske dhe motive joshëse në një nivel krejt të ri. Pranvera është perfekte për të provuar trendët e rinj, veça

6 arsye përse lëkura juaj ka nevojë për vitaminë C

Vitamina C mban fronin e ushqyesve më të nevojshëm për organizmin, imunitetin por edhe shëndetin e paraqitjen e lëkurës. Kjo vitaminë, shërben si anktioksidant dhe i jep lëkurës bardhësin

Pse duhet ta përdorni qumështin e kokosit në rutinën tuaj të bukurisë

Qumështi i kokosit është një nga përbërësit natyralë më të njohur dhe më efektiv për bukurinë, pasi është një ideal për të gjitha llojet e lëkurave. Qumështi i kokosit përmban vaj

Info Tjera