Beauty http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/skin.jpg

Si ta hidratojmë lëkurën tonë



Vetëm dhjetë minuta përkushtim në ditë mund ta mbajë lëkurën të shkëlqyeshme dhe të shëndetshme në vite.

Hapi i parë: Pastroni fytyrën tuaj duke përdorur një pastrues special për fytyrën dhe një cohë fytyre, të butë.

Hapi i dytë: Vendosni një sasi të vogël të kremit të fytyrës në gishtin e vogël, atë të unazës dhe të mesit.

Evitoni përdorimin e gishtit të madh dhe atij tregues pasi ata mund të tërheqin lëkurën delikate.

Hapi i tretë: Ushtroni presion të lehtë me mollëzat e gishtave të të dyja duarve dhe masazhoni kremin në mënyrë delikate, me drejtim nga jashtë.

Evitoni kontaktin me zonën përreth syve e cila është më delikate dhe kërkon një trajtim speci?k me krem sysh.

Hapi i katërt: Përhapni kremin me delikatesë në zonën e qafës, mjekër, zonën përreth gojës dhe mollëza duke përdorur lëvizje rrethore në drejtim të kundërt me lëvizjen e orës. Mos e tërhiqni lëkurën!

Këshilla për përkujdesjen e lëkurës

Përdorni gjithmonë hidratues ose serum në lëkurën e pastruar dhe të tharë mirë

Pastroni mirë duart përpara përdorimit, për të evituar transferimin e baktereve

Përdorni gjithmonë mollëzat e gishtave për të përhapur produktin, me veprime delikate dhe ‘shtypje’ të lehta

Evitoni gjithmonë fërkimin për përhapjen e kremit dhe mos ushtroni asnjëherë presion, veçanërisht në zonën përreth syve

Serumi përhapet me pika dhe gjithmonë aplikohet përpara aplikimit të hidratuesit

Kur ju t’i jepni lëkurës suaj përkujdesjen e duhur, ajo do ta tregojë atë, këshillon Avon.

Mbani mend, një dietë e shëndetshme, ushtrime dhe pirja e një sasie të madhe uji do ta ndihmojë pamjen e lëkurës suaj.

Duke u kujdesur për lëkurën tuaj ajo do t’ju shfaqi rezultatet që ju prisni prej saj.

Të fundit

Ndiqni këto 5 këshilla të thjeshta për t’i rritur flokët më shpejt

Ditën që vendosni të rrisni flokët tuaj , duhet të filloni të kujdeseni për to”, thotë stilisti Mark Townsend. “Në mënyrë që flokët tuaj të rriten gjatë, duhet të bëni sakrifica

Si t’i rrisni qerpikët në pak kohë

Qerpikët e gjatë i bëjnë të gjithë të duken më tërheqës dhe të bukur. Nëse jeni në pikëpyetje se si të duken më voluminozë dhe të rriten në pak kohë ne ju sjellim më poshtë disa

Zakonet e përditshme që dëmtojnë flokët

Mbajtja e flokëve tuaj të shëndetshëm shkon përtej stampos dhe tharëses. Stilistët e famshëm tregojnë se kush janë zakonet e këqija që kei në mbrëmje, të cilat dëmtojnë flokët. Flini

Maska e lirë që ju jep dukje të freskët

Përse të shpenzoni të holla në preparatet të shtrenjta të kozmetikës, kur vetë mund të kujdeseni me artikujt nga frigoriferi juaj. Banane, mjaltë, jogurt, të tharmë të bukës, qumësht dh

5 mënyra natyrale për të zbehur njollat e errëta në lëkurë

Rreth 80% e popullsisë së botës vuan nga problemet e lëkurës. Sot do të fokusohemi pikërisht tek njollat e errëta të lëkurës dhe çfarë mund të bëjmë ne për t’i minimizuar ato. 1. Pa

Rutina e kujdesit të fytyrës e cila rinon me gjashtë veprime

Të gjithë e dini se si gratë aziatike kanë një fytyrë të përsosur, gjë që ne vetëm mund ta dëshirojmë. Synon për një pamje të shkëlqyeshme dhe të ndritshme të lëkurës, prandaj kuj

Info Tjera