Beauty http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/tuuerte.jpg

Si të keni vetulla perfekte



Vetullat i japin formë fytyrës tuaj, ndaj është e rëndësishme t’i bëni bukur harqet.

Sipas Cosmopolitan.com, Cyndle Komarovski, eskperte për make-up dhe vetullat sqaron se çfarë i bën të duken të shëmtuara vetullat tuaja dhe si t’i rregulloni.

1. Po e bëni katror fillimin e vetullës dhe kjo e bën të duket fallco.

Krijoni një formë duke përdorur lapsa apo furçe të holla dhe krijoni hije të lehta.

Mund të përdorni dhe një mascara ngjyrë kafe.

2. Bishti i vetullave tuaja është shumë i gjatë.

Zgjatja e tepërt e bishtit krijon efektin e vetullës së rënë.

Vetulla juaj natyrale mbaron në vendin ku fytyra juaj ngrihet lart dhe vëreni ku lapsi takon në kockën e vetullës, pasi pikërisht aty duhet të përfundojë dhe vetulla juaj.

3. Po e ekzagjeroni me harkun.

Harqet e theksuara mund të ju bëjnë të dukeni të zemëruar ose të habitur edhe kur nuk jeni.

Ndaj nëse doni të bëni vetulla me hark mbajeni lapsin e vetullave në anë të kundërt me flegrat e hundëve dhe mbusheni vetullën diagonalisht me qendrën e syve.

Më pas me furçë rregullojini për poshtë vetullat.

Me një laps të lehtë bëni një çati në pjesën më të sipërme të vetullave.

Më pas me furçë jepini dorën e fundit.

4. Nuk po u jepni formë vetullave.

Nëse nuk keni kohë të takoni një ekspert vetullash atëherë ndiq formën e vetullave të tua (aty ku ka më shumë qime).

5. Ju shihen vende bosh.

Që të mbushni vendet bosh në vetull përdorni një furçë me kënd ose përdorni një laps.

Më pas grumbullojini vetullat me mascara për vetullat.

6. Po përdorni shumë shkëlqyes.

Lyerja përreth vetullave me shumë shkëlqyes mund të vërë në dukje harqet tuaja.

Në vend të kësaj përdorni një ton që është një ton më i lehtë se lëkura juaj.

7. I keni tejmbushur vetullat.

Nëse po dilni në rrugë me vetulla shumë të errëta jo natyrale, ndaloni së bëri, pasi po dukeni komike.

Përdorni një mascara vetullash kaf që të mos ju duhet të harxhoni të gjithë lapsin.

8. Nuk e rregulloni të gjithë vetullën njësoj.

Nëse mendoni se keni mbaruar sapo keni bërë harkun do të përfundoni me një vetull pa rregull dhe pa lidhjes mes bishtit dhe fillimit.

9. Po përdorni ngjyrën e gabuar.

Provoni disa lloje ngjyrash që i përshtaten lëkurës tuaj që të kuponi se cila është ngjyra juaj e përshtatshme.

10. Nuk e përhapni ngjyrën.

Ky është një nga hapat më të rëndësishëm, pasi duket që keni krijuar harqe jo natyralë.

Pasi të keni përfunduar me lapsin, mos harroni të përdorni furçën që ta shpërndani ngjyrën në të gjithë vetullën.

11. Bëni një linjë për të mbushur vetullën.

Mos përdorni vetëm një produkt, për t’i dhënë shkëlqim çdo qimeje të vetullës tuaj pikërisht në drejtimin që po rriten.

12. Vetullat tuaja duken të shpërndara.

Duhet t’i “mblidhni” vetullat që të mos dukeni çuditshëm.

Nëse keni probleme, atëherë blini një pomade për vetulla.

13. Po përdorni shumë produkt.

Nëse vëreni se e keni kaluar masën, përdorni një furçë për të larguar masën e tepërt të make-up.

Të fundit

Fytyrë e thatë apo e yndyrshme

Keni menduar ndonjëherë se ç’lloj lëkure keni? Megjithëse mund të duket si një nga gjërat me rë thjeshta të kujdesit për veten, ky konstatim është kryesori për lëkurë të mirë. Kujd

Përdorimi i maskave po ndikon keq në estetikën e syve

Me përdorimin e maskës, sytë, dhe për pasojë edhe vështrimi, janë pjesa e fytyrës që bie më shumë në sy. Një zonë delikate, më shumë se të tjerat. “Shikimi është i pari që ndjen

Të ruash bukurinë në katër stinë të vitit

Lëkura është në gjendje të ndiejë çdo ndryshim të stinëve. Përveç stresit emocional, lëkura pëson dhe ngacmime të jashtme. Ndryshimet e temperaturës dhe lagështisë, elementët atmosfe

Frutat perfekte për eleminimin e rrudhave

Frutat dhe perimet ndikojnë në shëndetin e lëkurës sonë. Mirëpo janë tri prej tyre të cilat kanë një efekt më të madh në eleminimin e rrudhave të lëkurës. Avokado – Janë per

Pesë mënyra si ta trajtoni lëkurën e yndyrshme

Lëkura e yndyrshme e sidomos fytyra vjen si pasojë e mbiprodhimit të një substance të quajtur sebum në sipërfaqen e lëkurës. Në doza të moderuara sebumi është i nevojshmën dhe i shëndet

Kujdesuni për një lëkurë të bukur dhe të shëndetshme

Ka shume arsye per te pastur gjithmone nje shishe uje me vete. Ta pish ate rregullisht ndihmon ne tretjen me te mire te ushqimit , ruajtjen e nivelit normal hidrosodik te trupit, ne funksionimin e tru

Info Tjera