Si ti mbajmë vetullat e drejta
Përderisa vetullat e harkuara janë të shkëqyeshme kur bëhet fjalë për strukturimin e fytyrës, harqet e larta të vetullave ndonjëherë mund të gabohen, posaçërisht kur i mbushni ato.
Ky problem mund të shmangen nëse përcaktoheni për trendin korean të vetullave të drejta.
Pse vetulla të drejta?
Vetullat e drejta i japin fytyrës suaj një pamje më natyrale dhe të relaksuar, diçka që nuk e bën fytyrën tuaj të duket e tepruar.
Kur i mbushni me precizitet, vetullat e drejta mund të bëjnë fytyrën tuaj të strukturuar dhe të thjeshtë, pa u merakosur se a do të duken artificiale.
Ja se si t’i bëni ato…
Nëse është hera e juaj e parë, mos e hiqni menjëherë harkun.
Mund të kapni pincetën dhe të hiqni disa qime në majën më të lartë për t`i dhënë vetullës një efekt të rrumbullakët.
Nëse rezultati përfundimtar ju pëlqen, atëherë mund të hiqni tërësisht harkun.
Hapi 1: Vlerësoni vetullën dhe gjejeni harkun. Filloni të bëni një vijë të drejtë nën këndin e brendshëm, e cila e takon këndin e jashtëm të vetullës.
Sigurohuni që të jeni tejet e kujdesshme dhe të mbushni hapësirën e zbrazët nën hark. Bëni vija si të qimeve duke përdorur laps për vetullat.
Hapi 2: Merrni një brushë dhe filloni t’i krehni vetullat nga lartë.
Pastaj përdoreni lapsin e njejtë që të mbushni vendet e zbrazëta.
Hapi 3: Keni kujdes gjatë mbushjes së pjesës së sipërme të vetullës ashtu që e fshini harkun.
Mos harroni të mos përdorni shumë produkt në këndet e brendshme sepse ashtu vetulla do të duket e rremë.
Hapi 4: Përdorni xhel për vetulla që të krehni ndonjë qime që është në drejtim poshtë.
Këshillë: Edhe pse dëshironi të përdorni hajllajter në vetulla, ky trend nuk ka nevojë aspak për të pasiqë nuk keni më hark që ta theksoni.