Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/reciklim.jpg

Çfarë mund të riciklojmë?



Lënda e parë e shumë produkteve që përdorim sot përfitohet nga burimet natyrore.

Bashkë me rritjen e popullsisë kemi edhe rritjen e konsumit dhe kjo shkakton jo vetëm pakësimin e këtyre burimeve natyrore, por edhe zhdukjen e tyre.

Për të mbrojtur këto burime, që në natyrë gjenden në sasi të kufizuar, është bërë e pashmangshme përdorimi i metodave alternative në prodhim.

Një nga praktikat që ndiqet për këtë qëllim, është edhe riciklimi. 

Riciklimi është shndërrimi i mbetjeve të caktuara në lëndë të parë dytësore duke i përpunuar ato më parë me anë të proceseve të ndryshme fizike ose kimike dhe përfshirja e tyre sërish në procesin e prodhimit. 

Mbetjet si hekur, çelik, bakër, plumb, letër, plastikë, alumin, kauçuk, xham dhe të tjera të ngjashme me këto janë mbetje të riciklueshme.

Gjithashtu të përshtatshme për riciklim janë edhe mbetjet elektronike, bateritë dhe vajrat.

Përdorimi përsëri i këtyre mbetjeve duke i ricikluar ato parandalon shterimin e burimeve natyrore.    

Riciklimi i mbetjeve përveçse ruan rezervat natyrore, redukton edhe koston në sigurimin e lëndës së parë dhe sasinë e energjisë që harxhohet gjatë prodhimit. 

Një avantazh tjetër që ka riciklimi, është edhe pakësimi i sasisë së mbetjeve inerte që duhen eliminuar.

Në këtë mënyrë reduktohet edhe dëmi që i shkaktojnë këto mbetje mjedisit jetësor, por kursehet edhe nga hapësira e depozitimit të tyre. 

Faza e parë e një riciklimi të shëndetshëm është ndarja e mbetjeve që në burim.

Një rëndësi të madhe ka këtu mospërzierja e lëndëve të riciklueshme me mbetjet e tjera dhe përdorimi në mënyrën e duhur të kutive me ndarje që përdoren për grumbullimin e mbetjeve të riciklueshme. 

Duke kontribuar në riciklim, ne mund të ndihmojmë në mbrojtjen e burimeve natyrore dhe në parandalimin e shpërdorimit të energjisë.

Të fundit

Fytyrë e thatë apo e yndyrshme

Keni menduar ndonjëherë se ç’lloj lëkure keni? Megjithëse mund të duket si një nga gjërat me rë thjeshta të kujdesit për veten, ky konstatim është kryesori për lëkurë të mirë. Kujd

Përmbajtja e emocioneve

Aristoteli për drejtimin e emocioneve ka thënë dikur: “Të zemërohesh me personin e duhur, në masë të duhur, në kohë të duhur, për arsye të duhur në mënyrë të duhur”. Vetëkontroll

Zbulohet se si njerëzit kanë migruar 120 mijë vjet më parë

Arkeologët kanë zbuluar gjurmët më të hershme njerëzore të gjetura ndonjëherë në gadishullin Arabik.  Besohet se janë rreth 120,000 vjet të lashtë dhe shtrihen në vendin e një liqe

Cili është sekreti që fshehin çiftet sociale

Duket se jeni e vetmja nga miqtë tuaj që nuk poston kurrë asgjë në lidhje me marrëdhënien tuaj dhe mbase është e drejtë. Le të lëmë mënjanë fotot e përvjetorëve, darkave jashtë dhe r

Sa hapa duhet të bëni në ditë për shëndet të mirë

Aplikacionet e fundit na mundësojnë që të numërojmë hapat që kryejmë çdo ditë, me shpresën se ky lloj aktiviteti fizik përmirëson shëndetin. Ekspertët kanë rekomanduar gjithnjë që nj

Si të jemi të lumtur në kohë të vështira

Një pandemi globale, papunësi në nivele rekord, dhunë policore, racizëm sistematik, debate të forta partiake, zjarre, uragane. Ne me siguri po jetojmë në kohë të vështira. Ndoshta nuk ësht

Info Tjera