Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/couple-in-love-3.jpg

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur bini në dashuri



Në përgjithësi, njerëzit përpiqen për shoqëri dhe dashuri në jetën e tyre.

Për shembull, në vitin 2020, 64% e grave në të gjithë botën ishin martuar ose bashkëjetonin.

Por sa prej jush e dinë se si ndikon dashuria në jetën tonë?

Trupi juaj prodhon dopaminë duke shkaktuar eufori
Kur mendoni për personin tuaj të dashur, trupi juaj prodhon një hormon që është përgjegjës për ndjenjën e lumturisë (dopaminë).

Ju mund të njeheni njësoj kur bëni diçka që ju pëlqen, si për shembull kur hani një ushqim të shijshëm ose dëgjoni këngën tuaj të preferuar.

Ul presionin e gjakut
Statistikat thonë se pothuajse çdo i rritur në SHBA vuan nga presioni i lartë i gjakut, kështu që është një ngjarje e mirë nëse ata dashurohen.

Marrëdhëniet ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut.

Kjo ndodh nga gjëra të thjeshta, si një bisedë e shpejtë pra se të shkoni në punë ose të darkoni së bashku.

Kini kujdes, kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për të zgjidhur plotësisht problemin tuaj.

Toleranca ndaj dhimbjes mund të rritet
Shkencëtarët thonë se po të shikojmë njeriun tonë të dashur, truri ynë shkakton një mekanizëm që zvogëlon ndjenjën e dhimbjes.

Megjithatë, thjesht shikimi i një fotoje të partnerit tonë, nuk do të ketë një efekt të fuqishëm sa anestezia.

Shëndeti juaj fizik ka të ngjarë të përmirësohet
Ka kaq shumë mënyra që shëndeti juaj fizik mund të reagojë pozitivisht në gjetjen e të dashurit, saqë studiuesit ende po na ndriçojnë me zbulime të reja, dhe disa nga këto gjëra janë provuar tashmë.

Ne e dimë që dashuria i bën mirë shëndetit të zemrës, forcon sistemin imunitar, ndihmon në humbjen e peshës dhe rrit jetëgjatësinë.

Kockat tuaja mund të forcohen
Një studim tregoi se burrat që janë në një marrëdhënie dashurore, kanë kocka të forta.

Ky fakt i la shkencëtarët të pyesnin nëse është një reagim natyral, apo sepse burrat në një marrëdhënie kujdesen më mirë për shëndetin e tyre.

Edhe pse arsyeja është ende e panjohur, fakt mbetet që partneri juaj mund të ketë kocka të forta falë jush.

Përjetoni probleme me stomakun
Fraza ‘fluturat në stomak’ deri diku është e vërtetë. Edhe pse dashuria është një ndjenjë e bukur, ndonjëherë bën që nivelet e kortizolit të rriten.

Kortizoli është një hormon që shpesh shoqërohet me stres.

Mund të bëjë që stomaku juaj të ketë shqetësime dhe të keni të përziera. Ndjenja është e ngjashme me atë që përjetojnë nuset ditën e martesës, kur bëhen nervoze deri në atë pikë sa sëmuren.

Partneri mund t’ju shkaktojë dhimbje kronike
Të gjithë ndihen të demoralizuar në një pikë të jetës së tyre.

Por kur kjo i ndodh partnerit tuaj, keni 19% më shumë mundësi më të lartë të përjetoni dhimbje kronike.

Nuk është çudi që deri në 70% e të rriturve vuajnë nga dhimbjet e mesit.

Dashuria e pashpërblyer mund t’ju sëmurë
Nëse një marrëdhënie nuk shkon siç e kishit planifikuar, ka të ngjarë të kaloni netë pa gjumë, stres dhe mungesë të lëndëve ushqyese, të cilat dobësojnë sistemin imunitar dhe rrezikojnë që të sëmureni.

Pra, nuk është vetëm keqardhje që përjetoni kur gjërat nuk shkojnë siç janë planifikuar, trupi juaj vuan dhe fizikisht.

Të fundit

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Bota pas Coronas është një botë tjetër

Kush jam unë, dhe nëse po, sa vetë? Me këtë pyetje disi komplekse, filozofi modern Richard David Precht i çoi dikur lexuesit e tij në një udhëtim zbulimi të vetes. Aktualisht, shumë njerëz

Nuk e dini akoma se çfarë është ndarja, nëse s’keni kaluar nëpër këto faza

Ndarja ndodhi. Asgjë e jashtëzakonshme, por s’mund ta themi këtë sidomos në fillimet e saj. Nuk ka shkëputje të lehta dhe përgjithësisht shumica e ndarjeve kalojnë nëpër disa faza. Nëse

Nëse s’doni probleme me shëndetin, mos e mbani stresin brenda vetes

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë sh

Përfitimet shëndetësore nëse pini ujë sapo të zgjoheni

Sipas shkencëtarëve japonezë është e rëndësishme që në mëngjes me stomakun bosh duhet të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit

Ndryshimet klimatike po ‘vrasin’ detin Marmara

Turqia do të fillojë sot një fushatë të madhe të pastrimit për të shpëtuar Detin Marmara nga algat e tepërta. Duke përsëritur një plan të ri veprimi me 22 pika, Ministria e Mjedisit dhe

Info Tjera