Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/GettyImages-1152263000-3b5fb5620b004578bdb7eeefac49a146-1024x674-1.jpg

Dhjetë familjet më të pasura në botë



‘Bloomberg’ ka bërë një renditje të 10 familjeve më të pasura në botë, të cilat së bashku arrijnë shifra marramendëse.

Lista fillon me familjen Walton, me një vlerë neto prej 151.5 miliardë dollarë. Kjo familje ka në pronësi rrjetin e supermarketeve në Amerikë, “Walmart”. Sam dhe Bud Walton themeluan kompaninë në vitin 1962.

Vendi i dytë në këtë listë i takon familjes Koch, vlera neto e të cilës është 98.7 miliardë dollarë. Vëllezërit Charles dhe David Koch zgjeruan kompaninë e rafinerisë së naftës të babait të tyre në konglomeratin “Koch Industries” pasi vëllezërit, Frederick dhe William, dështuan fillimisht në këtë biznes dhe u tërhoqën. Sot, “Koch Industries” gjeneron rreth 100 miliardë dollarë të ardhura në vit.

Familja Mars është e treta në këtë renditje, vlera neto e të cilës është 89.7 miliardë dollarë. Familja Mars ka në pronësi kompaninë më të madhe të çokollatave në botë. Nën këtë brend prodhohen çokollatat e famshme si “M&M”, “MilkyWay”, “Mars” e shumë të tjera.

Vendi i katërt mbahet nga 3 familjet belge Van Damme, de Spoelberch dhe de Mevius, vlera neto e të cilave është 54 miliardë dollarë. Të ardhurat e këtyre familjeve vijnë nga kompania Anheuser-Busch InBev.

Me një vlerë neto prej 49.2 miliardë dollarë, familja Dumas renditet në vendin e pestë. Dumas kontrollon shtëpinë e modës “Hermes Intrenacional” që nga viti 2013.

Vendi i gjashtë në këtë renditje i takon familjes Wertheimer, vlera neto e të cilës është 45.6 miliardë dollarë. Vëllezërit Alain dhe Gerard Wertheimer kontrollojnë sot Chanel, që vetëm vitin e kaluar arriti 9.6 miliardë të ardhura.

Familja nga India Ambani renditet në vendin e shtatë, vlera neto e të cilës është 43.3 miliardë dollarë. Kjo familje zotëron kompleksin më të madh të rafinerisë në botë, si dhe biznese në të gjithë Indinë.

Gjermanët e Quandt renditen në vendin e tetë dhe konsiderohen si familja më e pasur në Gjermani, vlera neto e të cilës është 42.7 miliardë dollarë. Ata kanë gati 50 përqind të aksioneve të kompanisë BMW, gjithashtu kanë aksione edhe në kompanitë Logwin dhe Gemalto.

Familja amerikane Cargill-MacMillan renditet në vendin e nëntë, vlera neto e të cilës është 42.3 miliardë dollarë.William W. Cargill themeloi gjigantin e agrobiznesit “Cargill Inc.” në 1865. Sot, 23 anëtarë të familjes Cargill-MacMillan zotërojnë 88% të kompanisë.

Dhe vendi i dhjetë është për familjet Boehringer dhe von Baumbach, vlera neto e të cilave është 42.2 miliardë dollarë. Këto familje kontrollojnë kompaninë farmaceutike gjermane “Boehringer Ingelheim. / KultPlus.com

Të fundit

Si ta kuptoni që keni rënë në dashuri, sipas shenjës së horoskopit

Dashi-Ju jeni plot me jetë dhe keni shumë energji. Jeni shumë të logjikshëm në çdo aspekt të jetës dhe një kokë e mirë për shpatullat tuaja. Si një lider i lindur, ju pëlqen të jeni n

Lulja që mund ta rrisim në shtëpi dhe ka vlera të pabesueshme medicinale

Kollë, bronkit, dhimbje të fytit, por edhe të stomakut i shëron mëllaga. Nëse keni lëkurë tepër të thatë për shkak të të ftohtit, sërish mëllaga mund t’i lehtësojë shenjat, sepse p

Koronavirusi ndryshon sjelljen seksuale te të rinjtë

Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar mënyrën e jetës së njerëzve, si dhe mënyrën e jetesës së përditshme, shkaktuar një krizë ekonomike dhe i detyroi ata të jetojnë me situata stresuese

Pse duhet të hani kos në mëngjes?

Kosi është një nga ushqimet e bulmetit më të konsumuara nga shqiptarët. Ai nuk bëhet kurrë i mërzitshëm sepse mund të kombinohet në mënyra e shije të ndryshme. Kosi mund të hahet me të

Në çfarë moshe vetbesimi ynë arrin kulmin?

Gjatë adoleshencës të gjithë ndjejmë një pasiguri në vete e cial shpesh herë na shkakton ankth dhe frikë.  Teksa rritemi shohim që ndjesia e vetëbesimit rritet. Mirëpo, nga nëj studim i

Si të minimizohen pasojat për njerëzit që pinë duhan?

Pirja e duhanit vazhdon të jetë një nga faktorët kryesorë për shumë sëmundje e cila prek të gjitha organet në trupin e njeriut. Nuk është rastësi që sistemet shëndetësore janë të koo

Info Tjera