Dieta http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/auto_jo_www1605277487.png

Dieta daneze: Për 13 ditë, deri 20 kilogramë më pak!



Ky program dietal mund të fillohet cilëndo ditë në javë, por sugjerohet e diela. Dieta zgjat 13 ditë dhe është e vështirë por efikase. Organizmi me këtë dietë përshpejton organizmin dhe hedh lëngjet shtesë. Nëse i përcillni udhëzimet mund të humbni nga 7 deri në 20 kilogramë .

UDHËZIME SHTESË

Plani dietal duhet të aplikohet saktësisht 13 ditë, as më pak as më shumë; – Nëse gjatë dietës për shembull pini 1 birrë apo një gotë verë, një çamçakëz apo ushqim tjetër, dietën duhet ta ndërprisni se nuk do të ketë rezultate; – Pas kësaj dieta mund të përsëritet vetëm pas 6 muajsh; – Kur jeni të uritur, pini ujë (së paku 2 litra); – Kafeja mund të zëvendësohet me çaj; – Duhet të përdorni sheqer në kokërr. Pothuajse çdo ditë konsumohet një sallatë e veçantë, kështu që do të ishte mirë ta përgatitni për disa ditë paraprakisht. Receta për sallatë, përbërësit: 1 kg karota, 1 kg lakër të bardhë,1 spec të kuq, 1 spec të gjelbër, 1 presh; Për erëzim të sallatës: 1 dl vaj, 12 dl uthull të mollës, ½ lugës sheqer dhe ½ lugës kripë. Përgatitja: Përzieni krejt përbërësit dhe shtoni përbërësit për erëzim. E lini të qëndrojë një orë dhe përziejeni kohë pas kohe. Mbajeni në frigorifer deri një javë.

DIETA DANEZE 

MENYJA SIPAS DITËVE DITA E PARË

Kafjalli: 1 gotë kafe të zezë, 1 kokërr sheqer; Dreka: 1 vezë të ziera, spinaq të zier në ujë, 1 domate; Darka: 1 biftek (230 g) sallatë. DITA E DYTË Kafjalli: 1 gotë kafe të zezë, 1 kokërr sheqer; Dreka: 1 rriskë proshutë, 1 jogurt; Darka: 1 biftek (230 g) sallatë. DITA E TRETË Kafjalli: 1 gotë kafe të zezë, 1 kokërr sheqer, 1 rriskë bukë të thekur; Dreka: 2 vezë të ziera fort, 1 rriskë proshutë, sallatë; Darka: selino të zier, 1 domate, 1 pemë. DITA E KATËRT Kafjalli: 1 gotë kafe të zezë, 1 kokërr sheqer, 1 rriskë bukë të thekur; Dreka: 1 litër lëng pemësh, 1 gotë jogurt; Darka: 1 vezë të zier, 1 karotë, djathë të ri (25 g.) DITA E PESTË Kafjalli: 1 karotë të qëruar me limon; Dreka: 1 pjesë të madhe peshk të zier me limon dhe pak gjalpë; Darka: 1 biftek të madh, sallatë, selino të zier. DITA E GJASHTË Kafjalli: 1 gotë kafe të zezë, 1 kokërr sheqer, 1 rriskë bukë të thekur; Dreka: 2 vezë të ziera, 1 karotë të madhe; Darka: ½ e pulës pa lëkurë, sallatë.

DITA E SHTATË Kafjalli: 1 gotë kafe pa sheqer; Dreka: asgjë! Darka: mish qengji në tym, pemë të freskëta. DITA E TETË Kafjalli: 1 gotë kafe të zezë, 1 kokërr sheqer, 1 rriskë bukë të thekur; Dreka: 2 vezë të ziera, 1 rriskë proshutë, sallatë; Darka: selino të zier, 1 domate, 1 pemë. DITA E NËNTË Kafjalli: 1 gotë kafe pa sheqer; Dreka: 1 pjesë të madhe proshutë, 1 gotë jogurt; Darka: 1 biftek të madh, sallatë, pemë. DITA E DHJETË Kafjalli: 1 gotë kafe të zezë, 1 kokërr sheqer, 1 rriskë bukë të thekur. Dreka: 2 vezë të ziera, 1 rriskë proshutë, sallatë. Darka: selino të zier, 1 domate, 1 pemë. DITA E NJËMBËDHJETË Kafjalli: 1 gotë kafe të zezë, 1 kokërr sheqer, 1 rriskë bukë të thekur; Dreka: 1 litër lëng pemësh, 1 gotë jogurt; Darka: 1 vezë të zier, 1 karotë të qëruar, djathë të ri. DITA DYMBËDHJETË Kafjalli: 1 karotë të madhe të qëruar me 1 limo; Dreka: 1 pjesë të madhe peshk të zier me proshutë dhe pak gjalpë; Darka: 1 biftek të madh, selino, sallatë. DITA E TREMBËDHJETË Kafjalli: 1 gotë kafe të zezë, 1 kokërr sheqer, 1 rriskë bukë të thekur; Dreka: 2 vezë të ziera, 1 karotë e madhe e qëruar; Darka: ½ e pulës në tym pa lëkurë, sallatë.

Të fundit

Njihuni me dietën e re

Flasim çdo ditë për dieta dhe çdo ditë dalin metoda të reja dobësimi. Një nga më të famshmet, e ndjekur edhe nga persona publikë është dieta ketogjenike. Ideja që fshihet pas saj është

12 mënyra për të rënë në peshë pas moshës 40 vjeç

Nëse jeni mbi 40 vjeç, mund ta keni vënë re se është më e lehtë për të shtuar në peshë sesa për të rënë. Ndryshimet në mënyrën e të ngrënit, aktivitetin fizik, hormonet dhe si tru

Dieta mesdhetare

Pohimi se popullsitë e vendeve mesdhetare jetojnë më gjatë dhe janë më të shëndetëshëm se ata të vende të tjera, mesa duket po gjen një përgjigjje. Çelësi i jetesës së mirë mund të

Sekreti i çuditshëm për të ngrënë më pak

Humbja e peshës për ata që i pëlqen ushqimi është padyshim një detyrë e vështirë. Përveç ushtrimeve, kërkohet edhe ushqimi i duhur. Sidoqoftë, hulumtimet kanë treguar se përveç ushqim

Lëkurat e hudhrave përdoren për rënien nga pesha

Lëkurat e hudhrës janë përdorur që në lashtësi për të mbajtur organizmin në formë, nxitur qarkullimin e gjakut dhe mbi të gjitha për të pastruar organizmin nga të gjitha toksinat. Ndosh

Katër kombinime të ushqimeve për të humbur peshë

Të privosh veten nga pjatat e preferuara dhe të ndryshosh stilin e jetës është gjithmonë një sfidë e madhe dhe stres. Lajmi i mirë është se, ngrënia e duhur dhe e shijshme është e mundur

Info Tjera