Dieta http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/Could-the-Mediterranean-Diet-Also-Help-You-Run-Faster_.jpg

Dieta mesdhetare



Pohimi se popullsitë e vendeve mesdhetare jetojnë më gjatë dhe janë më të shëndetëshëm se ata të vende të tjera, mesa duket po gjen një përgjigjje.

Çelësi i jetesës së mirë mund të jetë pikërisht stili i të ngrënurit dhe ajo që quhet Dieta Mesdhetare.

Kjo dietë është një ndër trashigimitë dhe pasuritë më të vlefshme të kulinarisë botërore.

Që prej vitit 2010 mënyra mesdhetare e të ngrënurit dhe të gatuarit mbrohet edhe nga UNESCO, si pasuri me vlera të jashtëzakonshme e të veçanta.

Ndër vlerat më të mira që dhuron kjo dietë mund të rendisim vitaminat, yndyrnat e mira apo mineralet që përmban.

Është bërë e njohur në të gjithë botën rreth viteve 1950 si një mënyrë e shëndetëshme e të shijuarit të ushqimit.

Kjo mrekulli e kulinarisë vjen pikërisht nga zemra e mesdheut dhe kryesisht nga zonat që shtrihen afër brigjeve detare.

Renditja si dieta më e mirë
Në mesin e 41 dietave të ndryshme nga i gjithë globi Dieta Mesdhetare u zgjodh si fituesja e artë.

Kjo renditje u publikua nga revista US News dhe World Report duke e cilësuar pikërisht këtë mënyrë të të ushqyerit si më të mirën.

Konsiderohet si një dietë më shumë pak mish dhe shumë pak yndyrna të këqija.

Duke e bërë kështu të mrekullueshme për shëndetin e mirë të zemrës.

Gjithësesi duke qënë se ka një shtrirje të madhe në vende, shtete dhe territore kjo dietë nuk është unike.

Në vende të ndryshme qofshin këto edhe vende fqinje mund të gjeni një larmishmëri kombinimesh dhe gatimesh.

Çfarë përmban Dieta Mesdhetare
Në shumë rekomandimeve të mjekëve dieta e mesdheut qëndron e para në listë për shkak të vlerave shëndetësore që mbart.

Jo vetëm si një shportë vlerash, kjo mënyrë e të ushqyerit ndihmon edhe në rënien në peshë në mënyrë të shëndetëshme.

Përveçse shumë vlerave është edhe shumë e lehtë për t’u ndjekur pasi ka për bazë ushqimet tradicionale.

Ushqimet kryesore për këtë dietë janë drithërat, frutat, perimesht, bishtajorët, barishte jeshile, arrorë, erëza apo vaj ulliri.

Dy herë në javë këshillohet konsumimi i mishit ose i peshkut në mënyrë që të mbani nën kontroll kolesterolin.

Mundohuni të moderoni sasinë e bulmetrave, vezëve apo mishit të pulës duke i shërbyer me porcione të vogla.

Gjithashtu shumë e rëndësishme është të evitoni sa më shumë të jetë e mundur ëmbëlsirat, sheqerin apo mishin e kuq.

Bëjeni këtë regjim tuajin duke u mbështetur tek konsumimi i shumë perimeve, frutave apo drithrave.

Në këtë mënyrë do të përfitoni të gjitha vlerat e kësaj diete të artë.

Të fundit

Njihuni me dietën e re

Flasim çdo ditë për dieta dhe çdo ditë dalin metoda të reja dobësimi. Një nga më të famshmet, e ndjekur edhe nga persona publikë është dieta ketogjenike. Ideja që fshihet pas saj është

12 mënyra për të rënë në peshë pas moshës 40 vjeç

Nëse jeni mbi 40 vjeç, mund ta keni vënë re se është më e lehtë për të shtuar në peshë sesa për të rënë. Ndryshimet në mënyrën e të ngrënit, aktivitetin fizik, hormonet dhe si tru

Sekreti i çuditshëm për të ngrënë më pak

Humbja e peshës për ata që i pëlqen ushqimi është padyshim një detyrë e vështirë. Përveç ushtrimeve, kërkohet edhe ushqimi i duhur. Sidoqoftë, hulumtimet kanë treguar se përveç ushqim

Lëkurat e hudhrave përdoren për rënien nga pesha

Lëkurat e hudhrës janë përdorur që në lashtësi për të mbajtur organizmin në formë, nxitur qarkullimin e gjakut dhe mbi të gjitha për të pastruar organizmin nga të gjitha toksinat. Ndosh

Katër kombinime të ushqimeve për të humbur peshë

Të privosh veten nga pjatat e preferuara dhe të ndryshosh stilin e jetës është gjithmonë një sfidë e madhe dhe stres. Lajmi i mirë është se, ngrënia e duhur dhe e shijshme është e mundur

Si të eliminoni dhjamin rreth barkut

Eliminimi i dhjamit nga barku nuk është aspak i lehtë, veçanërisht për personat të cilëtkanë trupin në formë molle. Studimet kanë treguar se mënyra më e mirë e heqjes së shtresave të

Info Tjera