Dieta http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/05/delish-bell-pepper-eggs-still001-1521121242.jpg

Kombinoni vezët që të humbni peshë



Ky artikull është shumë i volitshëm për njerëzit që janë dashamirës të vezës dhe vlerave të jashtëzakonshme të saj për organizmin.

Në këtë artikull do të mësoni kombinimet jo vetëm më të shijshme të vezës me perime dhe drithëra por edhe më të shëndetshme për të mbajtur veten në formë.

Vezë dhe avokado
Ky është padyshim një nga kombinimet më të shijshme dhe më të shëndetshme që mund të hani në çdo vakt.

Yndyrnat e mira të avokados përshpejtojnë metabolizmin dhe japin energji.

Përpos vitaminave, proteinës dhe mineraleve, ju do të merrni më pak kalori.

Sipas preferencës, mund të shtoni edhe pak spec djegës i cili ndihmon në rënien nga pesha.

Vezë dhe fasule të zezaxw
Vakti i parë i ditës mund të nisë shumë mirë me vezë të shoqëruara me fasule të zeza të ziera.

Ky kombinim ofron shumë proteinë dhe fibër të tretshme që do të thotë se jo vetëm që do të ndiheni të ngopur por edhe do të kontribuoni për një peshë më të shëndetshme.

Vezë dhe kinoa
Kinoa është padyshim një nga ushqimet më të shëndetshme në botë.

Ky drith ka një përmbajtje të lartë fibre, shije dhe aromë unike që i jep vlerë çdo vakti.

Kinoa ka gjithashtu nivelin më të lartë të proteinës se çdo drithë tjetër.

Falë kinoas dhe vezëve do të ndiheni më të ngopur dhe për më gjatë.

Vezë dhe tërshërë
Tërshëra tretet ngadalë. Ajo mban nën fre oreksin dhe nxit djegien e më shumë kalorive.

Krahas tasit me tërshërë ju mund të hani edhe vezë të zier duke fituar kështu proteinën, fibrën dhe ushqyesit e nevojshëm.

Vezë dhe speca
Specat janë të domosdoshëm për organizmin sepse janë ndër burimet më të pasura të vitaminës C.

Ato kanë dyfishin e kësaj vitamine se portokalli.

Nëse hani vezë të ziera të shoqëruara me speca të pjekur do të ndiheni energjikë por do të jepni kontributin tuaj për një peshë të mirë trupore.

Vezë dhe spinaq
Një filxhan çaji spinaq përmban vetëm 7 kalori.

Spinaqi është shumë i pasur me hekur dhe i domosdoshëm për muskujt.

Spinaqi ju mban të ngopur për shumë gjatë dhe kur kombinohet me vezët ofron një mëngjes të volitshëm për ata që duan të humbasin në peshë.

Nëse mëngjesin tuaj e nisni me vezë të ziera, ju mund ta pasuroni atë edhe me fruta pylli apo edhe kos.

Të fundit

Dietë 7-ditore që do t’ju ndihmojë kundër stresit

Stresi është reagimi i trupit ndaj presionit të lartë fizik dhe mendor, që një njeri nuk është në gjendje ta përballojë. Stresi është një përjetim i ndryshëm në varësi të njeriut, p

Nëse doni të humbni peshë bëni këto ndryshime

Mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm, ai mund të rregullojë ose të prishë ditën tuaj. Ekspertët thonë se mëngjesi është çelësi që aktivizon dhe rrit metabolizmin tonë. Në

Studim: Dieta mesdhetare parandalon demencën dhe humbjen e kujtesës

Vaktet e frymëzuara nga ushqimet tradicionale të Mesdheut mund të ulin rrezikun për shfaqjen e demencës dhe humbjen e kujtesës, sipas një studimi të ri. “Provat vazhdojnë të tregojnë

Arrat për një dietë të mirë

Një studim tregon se përse duhen konsumuar çdo ditë arra. Sipas një studimi në Penn State University në Pensilvani, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me udhëheqës Doktor Penny Kris Et

Dieta sipas profesionit

Një regjim ushqimor për çdo profesion. Në bazë të profesionit është e mundur, në fakt, të zgjidhni një dietë të tillë, në mënyrë që ushqimi të japë energjinë e nevojshme për të

Humbni kilogramë me kungulleshka

Mos lejoni t’ju ikë sezoni i kungulleshkave, sepse kjo perime është shumë e shëndetshme dhe e rrallë, të cilën mund ta përdorni për çdo ditë. Më së miri është t’i konsumoni

Info Tjera