Dieta http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/Could-the-Mediterranean-Diet-Also-Help-You-Run-Faster_.jpg

Studim: Dieta mesdhetare parandalon demencën dhe humbjen e kujtesës



Vaktet e frymëzuara nga ushqimet tradicionale të Mesdheut mund të ulin rrezikun për shfaqjen e demencës dhe humbjen e kujtesës, sipas një studimi të ri.

“Provat vazhdojnë të tregojnë se ju jeni çfarë hani kur bëhet fjalë për shëndetin e trurit”, tha për CNN Dr. Richard Isaacson, i cili drejton Klinikën e Parandalimit të Alzheimerit në Weill Cornell Medicine dhe Spitalin NewYork-Presbyterian.

“Në këtë studim të rëndësishëm, studiuesit treguan se është e mundur që jo vetëm të përmirësohet funksioni njohës – më specifikisht kujtesa – por gjithashtu të zvogëlohet rreziku për sëmundjen Alzheimer”, tha Isaacson, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.

“Sa më shumë të përputhej stili i tyre i jetesës me dietën mesdhetare, njerëzit kishin një vit shtesë më pak plakje të trurit. Kjo është e habitshme,” shtoi ai.

“Shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se është e mundur të marrësh nën kontroll shëndetin e trurit, megjithatë ky studim na tregon pikërisht këtë.”

Në janar të vitit 2020, për të tretin vit radhazi, dieta mesdhetare – e pasur në yndyrna të shëndetshme, peshk, drithëra dhe e varfër në ushqime të procesuara dhe mish të kuq – u shpall si dieta më e mirë në botë nga US News & World Report.

Dieta mesdhetare ka lënë pas shumë dieta të njohura, si ajo keto ose vegane dhe është cilësuar edhe si dieta më e lehtë për t’u mbajtur.

Kjo dietë u prezantua për herë të parë në vitin 1993 bashkë me piramidën e saj ushqimore. Nuk ka një listë fikse me produkte, sepse çdo rajon i detit Mesdhe e përshtat në bazë të traditës gastronomike.

E përbashkëta e rajoneve të Mesdheut, ku këtu bën pjesë edhe vendi ynë, është gama e gjerë e ushqimeve: perime, fruta, fara, drithëra, vaj i ullirit, kosi, djathi, peshku, vezët dhe vera. Sekreti i dietës mesdhetare qëndron te freskia e ushqimeve; ato duhet të jenë bio dhe të sezonit. Dieta mesdhetare lejon në sasi të vogla mishin dhe ëmbëlsirat dhe shoqërohet gjithnjë me aktivitet fizik.

Vaji i ullirit është një ndër sekretet e kësaj diete. Ai duhet të jetë ekstra i virgjër, sepse yndyrat e ngopura janë në përqindje të vogël, krahasuar me vajin e zakonshëm të ullirit.

Përfitimet e dietës mesdhetare: forcon shëndetin e zemrës, mbron organizmin nga kanceri, parandalon mbipeshën dhe diabetin, rezulton më e shëndetshme se dieta vegane.

Dieta mesdhetare është më tepër një stil jetese sesa një dietë e mirëfilltë. Në vijim gjeni një guidë të thjeshtë:

– Çdo ditë fruta dhe perime të stinës.
– Çdo ditë drithëra integrale (grurë, misër, oriz, tërshërë, elb), fasule, thjerrëza, qiqra.
– Dy deri në tre herë në javë duhet të konsumoni peshk dhe prodhime deti.
– Duhet të keni pjesë të dietës suaj ushqimore arrat, bajamet, susamin, farat e kungullit dhe erëzat si rigoni, rozmarina, trumza etj.
– Mish i kuq dhe ëmbëlsira duhet të jenë në sasi të vogla.
– Përdorimi i vajit të ullirit.
– Konsumi i kontrolluar i verës së kuqe dhe çajrave bimorë.
– Aktiviteti fizik.

Të fundit

Dietë 7-ditore që do t’ju ndihmojë kundër stresit

Stresi është reagimi i trupit ndaj presionit të lartë fizik dhe mendor, që një njeri nuk është në gjendje ta përballojë. Stresi është një përjetim i ndryshëm në varësi të njeriut, p

Nëse doni të humbni peshë bëni këto ndryshime

Mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm, ai mund të rregullojë ose të prishë ditën tuaj. Ekspertët thonë se mëngjesi është çelësi që aktivizon dhe rrit metabolizmin tonë. Në

Kombinoni vezët që të humbni peshë

Ky artikull është shumë i volitshëm për njerëzit që janë dashamirës të vezës dhe vlerave të jashtëzakonshme të saj për organizmin. Në këtë artikull do të mësoni kombinimet jo vetë

Arrat për një dietë të mirë

Një studim tregon se përse duhen konsumuar çdo ditë arra. Sipas një studimi në Penn State University në Pensilvani, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me udhëheqës Doktor Penny Kris Et

Dieta sipas profesionit

Një regjim ushqimor për çdo profesion. Në bazë të profesionit është e mundur, në fakt, të zgjidhni një dietë të tillë, në mënyrë që ushqimi të japë energjinë e nevojshme për të

Humbni kilogramë me kungulleshka

Mos lejoni t’ju ikë sezoni i kungulleshkave, sepse kjo perime është shumë e shëndetshme dhe e rrallë, të cilën mund ta përdorni për çdo ditë. Më së miri është t’i konsumoni

Info Tjera