Dieta http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/coko-1-696x420-1.png

Ushqime që na ndihmojnë të biem në peshë



Nëse doni të humbisni peshë, pa hequr dorë nga ushqimet mes vakteve, ka disa mënyra për ta bërë këtë shëndetshëm. Këto ushqime do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur edhe pse kanë shumë pak kalori. Ndjesa e ngopjes që ju japin, do bëjë të mos mendoni për ushqime të pashëndetshme dhe të konsumoni më pak ushqim se zakonisht, duke marrë kështu, më pak kalori.

– Kokoshka

Kokoshkat janë të lehta e të shëndetshme. Përmbajnë proteina dhe shumë vitamina e minerale, përfshirë kalciumin,kaliumin, vitaminën A dhe K. Përpiquni t’i konsumoni pa sheqer dhe pa kripë, pasi mund të përmbajnë më shumë kalori. Sugjerohet t’i zëvendësoni patatinat me kokoshka.

– Çokollatë e zezë

Çokollata e zezë, jo vetëm ndihmon në humbjen e peshës, por ka edhe shumë përfitime shëndetësore. Ajo mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe të ulë riskun e sëmundjeve të zemrës. Çokollata e zezë mund të ulë nivelin e ghrelinës në trup, një hormon që rrit oreksin.

– Frutat e thata

Përzieni lloje të ndryshme të frutave të thata. Ato janë të pasura më yndyrna të pangopura,omega-3, fibra dhe vitaminë. Përfshirja e tyre në dietën tuaj mund të nxisë humbjen e peshës. Konsumoni sasi të kontrolluara.

– Kos pa yndyrë

Kosi është një burim i mirë proteinash. Ju jep një ndjesi ngopjeje dhe ka pak kalori. Mund të përdorni edhe kos me pak yndyrë. Më e mira është të konsumohet thjeshtë, por mund t’i shtoni edhe fruta të thata, manaferra,boronica dhe fruta të tjera.

– Gjalp kikiriku

Gjalpi i kikirikut është burim i mirë proteinash dhe i pasur më fibra. Mund të ndihmojë në kontrollin e oreksit dhe sheqerit në gjak. Konsumojeni me bukë gruri, ose fruta.

– Vezë të ziera

Me vlera ushqyuese dhe proteina, një ose më shumë vezë të ziera mund t’ju japin idenë se keni ngrënë një vakt të plotë. Mund t’i vendosni në një tost, apo të bëni receta të tjera me to./ATSH

Të fundit

Ushqimet të cilat kanë pak kalori

Në orët e mbrëmjes, derisa pushojmë duke shikuar TV, më së shumti dëshirojmë diçka për të futur në gojë Këto ushqime janë të mirë, por edhe nuk ju shtojnë shumë peshë! Fiq të that

Fruti që lufton yndyrën në bark

Kombinimi i nevojshëm që ju nevojitet për të hequr qafe yndyrën e barkut janë ushtrimet e posaçme në palestër dhe zgjedhja e ushqimeve të duhura në dietën tuaj të përditshme, të cilat p

48 orë për të pastruar trupin nga helmet

Është e pamundur të mbuloni rrathët e zinj nën sy, lëkura juaj është shumë e thatë, ju mungon energjia dhe ndiheni të lodhur? Këto janë të gjitha simptomat që organizmi juaj është “

4 hapa për peshë ideale

Duket se të gjithë dëshirojnë që të humbasin peshë, por ka nga ata që do të bënin gjithçka që të shtonin disa kile. Duhet të bëni kujdes si shtoni në peshë. Vërtetë është e lehtë

Frutat më të mira për të rënë në peshë

Studimet,kanë treguar se frutat e pasura me flavonoide janë shumë të mira për të humbur në peshë. Flavonoidet janë substancat speciale që u japin këtyre frutave ngjyrën e kuqe apo vjollcë

Kjo është dieta më e shëndetshme në botë sipas ekspertëve

Për të tretin vit radhazi, dieta mesdhetare – e pasur në yndyrna të shëndetshme, peshk, drithëra dhe e varfër në ushqime të procesuara dhe mish të kuq – u shpall si dieta më e mirë në

Info Tjera