Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/work-from-home-tips-coronavirus.jpg

Disa ide se si mund të përfitojmë nga pandemia



Pandemia e koronavirusit që ka zaptuar botën anë e mbanë po ndikon ndjeshëm në jetët tona, si dhe në ekonominë e shteteve.

Ekonomistët, biznesmenët, institucionet nacionale dhe internacionale po bëjnë përllogaritjet e humbjeve dhe të efekteve që kjo krizë po mbart me vete.

Po ashtu një sërë debatesh po zhvillohen për të kuptuar çfarë do të ndodhë me ekonomitë e sektorët e ndryshëm ekonomik në epokën post-koronavirus? Kur do të fillojë kjo epokë?

Në këtë situate krize një nga sektorët ekonomik, që ka marrë goditjen më të rëndë është sektori i turizmit, i cili ndodhet përpara një sfide të paprecedentë.

Megjithëse, krizat me të cilat është hasur turizmi ndër vite nuk kanë munguar, kriza e Covid-19 është e paparë si nga pikëpamja e shtrirjes dhe kohëzgjatjes, ashtu dhe nga pikëpamja e ndikimit social – ekonomik e shëndetësor që ka sjellë.

Industria e turizmit është paralizuar totalisht, avionët janë të parkuar në pistat e aeroporteve, strukturat akomoduese janë bosh, agjencitë e udhëtimeve nuk po shesin më shërbimet e tyre dhe po mundohen të menaxhojnë në mënyrën më të mirë të mundshme anulimet e prenotimeve nga ana e klientëve.

Po të shtojmë këtu edhe impaktin e krizës tek të gjitha aktivitet e tjera të ndërlidhura me turizmin, si p.sh. restorantet, baret, makina me qera dhe shërbimet e ndryshme për turistët, impakti ekonomik është tepër i ndjeshëm.

Në nivel global, po raportohet se ndikimi i Covid-19 do të shkaktojë një rënie prej 20 deri 30% të të ardhurave nga turizmi, duke kapur një vlerë rreth 300-450 miliardë dollarë, që përbën gati një të tretën e 1.5 trilion dollarëve të gjeneruara në 2019 nga ky sektor (të dhëna nga UNWTO 2020).

Italia ka vlerësuar se do të ketë një rënie prej 260 milion prezencash turistike (-60% krahasuar me vitin e kaluar sipas Assoturismo), e cila do shoqërohet me një humbje të konsiderueshme të shpenzimeve të turizmit duke arritur vlerat e mbi 18 miliard euro; ndërsa Greqia ka vlerësuar se dëmet e shkaktuara deri tani janë rreth gjysmë miliardi.

Në nivel evropian (BE) përllogaritjet flasin për humbje që kapin vlerën e 1 miliard eurove në muaj.

E gjithë kjo situatë do të bëjë që sektori i turizmit të humbasë rritjet që ka arritur të akumulojë në 5-7 vitet e fundit.

Një impakt të ndjeshëm kjo situatë po shkakton edhe në vendin tonë, ku humbjet llogariten të jenë të konsiderueshme si për sektorin direkt dhe atë indirekt.

Kjo edhe duke marrë parasysh faktin që kontributi i turizmit në ekonominë e vendit është rreth 22% në GDP dhe punësim (nëse konsiderohen aktivitetet direkte dhe indirekte).

Pra rreth 1/5-ta e ekonomisë së vendit tonë varet nga sektori i turizmit.

Alarmin për krizën e sektorit të turizmit e ka vënë në dukje edhe agjencia ‘Standard & Poor’, e cila ka pozicionuar Shqipërinë mes 15 vendeve kryesore që do të preken më shumë nga
kjo situatë, duke shkaktuar një humbje prej rreth 1.9-2.2% të GDP-së.

Pavarësisht kësaj situate ‘Turizmi do të ringrihet dhe do të lulëzojë’. Koha dhe krizat e ndryshme e kanë vërtetuar këtë fakt. Historikisht, turizmi është goditur disa herë nga krizat shëndetësore, ekonomike dhe terroriste, por gjithnjë ka arritur të ri ngrihet dhe të rikuperohet.

Është e vërtetë që kjo krizë është shumë e përhapur, e paparë, por turizmi mbetet motori kryesor i ekonomisë sonë dhe për këtë arsye do të fillojë përsëri, herët apo vonë.

Askush nuk është në gjendje të bëjë sot parashikime se kur do ndodhë kjo dhe kur do fillojmë t`i rikthehemi normalitetit sadopak.

Por tani nuk është koha për panik, është momenti të përfitojmë nga kjo mbyllje e detyrueshme në shtëpi për te investuar në dije dhe aftësi të reja që na përgatisin për periudhën
post – Covid.

Është koha të reflektojmë, të vlerësojmë dhe të bëjmë njëfarë bilanci të asaj çfarë ka funksionuar dhe çfarë jo në të kaluarën, të mendojmë se çfarë mungesash në shërbime dhe cilësi kemi patur, cilat kanë qenë problemet kryesore të hasura, dhe gjithë këto çështje, që shpeshherë për arsye të mungesës se kohës, nuk ka qenë e mundshme t`i japim përgjigje dhe zgjidhje.

Disa lajme të mira, që na bëjnë të shpresojmë pozitivisht për një rimëkëmbje të mundshme të turizmit, vijnë nga një sërë studimesh, që po realizohen në këto momente në anë të
ndryshme të botës, lidhur me sjelljen e ardhshme të turistëve, dëshirën për të udhëtuar dhe për të bërë pushime.

Survejimet dhe studimet e bëra deri tani dëshmojnë se shumica e njerëzve dëshirojnë të bëjnë një udhëtim menjëherë pasi kjo situate të ndryshojë, preferencat janë kryesisht për udhëtime të shkurtra dhe për pak ditë.

P.sh, në një studim të realizuar nga Voyage Pirates me mbi 30,000 udhëtarë evropianë, raportohet se shumica e personave vazhdojnë të bëjnë plane për pushime, duke pritur që situata të ndryshojë para se të vendosin.

Po ashtu edhe studimi i ‘Travel Sentiment Tracking’ i realizuar në SH.B.A. në fund të marsit, raporton se 66% e të anketuarve shpresojnë të fillojnë të udhëtojnë e të bëjnë pushime sa më parë.

Kjo është e lidhur edhe me faktin se tashmë turizmi është kthyer në një aktivitet të pashmangshëm për jetët tona, ai konsiderohet si një produkt ‘comodity’.

Pra në këto momente është e nevojshme që të shfrytëzojmë kohën për t’u përgatitur për të nesërmen, e mbi të gjitha të jemi të vëmendshëm e të analizojmë se çfarë do të kërkojnë turistët në periudhën post-covid për t’u ndjerë të sigurt dhe të qetë.

Është koha për të menduar për ngritje profesionale, për transformim dixhital e rinovim të ofertës turistike.

Mundësitë sot janë te shumta për të qenë më produktivë për të përvetësuar aftësi të reja, për te patur një njohje më të mira te platformave dhe mjeteve dixhitale që mund te përdoren në fushën e turizmit.

Duke konsideruar si shans edhe njohjen e gjuhëve të huaja nga ana e personelit te këtij sektori, opsionet dhe alternativat janë të shumta.

Disa sugjerime të mundshme për t’u përgatitur për periudhën post-Covid, po i jap më poshtë.

Trajnim dhe përvetësim dijesh
Ekzistojnë një sërë iniciativash profesionale dhe cilësore që po ndërmerren ne nivel internacional për t’i ardhur në ndihmë sektorit. Operatorët sot kanë mundësinë të ndjekin nga shtëpia e tyre një sërë ‘webinaresh’ dhe kursesh online gratis te realizuara nga ekspertë e profesionistë të sektorit.

Vlejnë për t’u përmendur kurset falas për social-media, për marketingun dixhital, ninja marketing, po ashtu edhe debate e diskutime te ndryshme te organizuara me eksperte te fushës.

Është me interes, për kë ka dëshire të mësojë lidhur me zhvillimet më të fundit te teknologjisë dhe turizmit, të konsultohet në sitin web të BTO 2020, që çdo vit organizon një konferencë me ekspertët më të mirë të fushës së inovacionit, teknologjisë dhe turizmit.

Tashmë të gjitha videot e konferencës dhe diskutimet e bëra mund te shikohen online, për të përvetësuar e mësuar lidhur me zhvillimet me te fundit inovative te sektorit.

Po ashtu kompania e njohur Travelappeal, që merret me analizimin e te gjitha recensioneve, që klientët i bëjnë një strukture me qëllim që të ndihmojë bizneset të analizojë situatën dhe të mbajnë nën kontroll reputacionin e saj, ka vendosur të solidarizohet me bizneset në këtë periudhë kritike dhe ka ofruar të gjitha shërbimet e saj gratis për të gjithë ata operatorë turistikë që dëshirojnë t’i përdorin ato, si psh Webinar dhe trajnimet që ajo realizon dhe solucionin ‘dashboard’ për të monitoruar në kohë reale biznesin.

Vazhdoni komunikimin me turistët/klientët
Është e nevojshme të vazhdojë komunikimi me klientët, të përkujdeseni, t’i qëndroni afër, të tregoheni të ndjeshëm, të bashkëpunoni me ta, të gjeni një zgjidhje të përbashkët.

Është e rëndësishme në këtë moment të bashkëpunoni me klientët për të menaxhuar sa më mirë të jetë e mundshme anulimet e rezervimeve, rimbursimet, vlefshmërinë e rezervimit, si dhe të shikoni mundësitë e emetimit të vouchera-ve.

Disa linja ajrore u kanë dhënë klientëve të tyre mundësinë që të mos anulojnë rezervimin e tyre, por ta lënë atë të vlefshëm për më shumë se një vit.

Në disa raste, kompanitë kanë zgjedhur të zgjasin vlefshmërinë e rezervimeve për një periudhë të gjatë (hotele, spa, linja ajrore) duke treguar kështu ndjeshmëri, duke u përpjekur t’i mbajnë klientët sa më afër dhe t’i mirëpresin ata në të ardhmen.

Kjo është një mënyrë për të treguar afërsi dhe ndjeshmëri ndaj klientëve tuaj. Pra është e nevojshme që të gjinden zgjidhje inovative për të menaxhuar këtë situatë, zgjidhje ‘win-win’ nëse është e mundshme.

Nuk duhet të rrezikoni të humbni klientët tuaj sot (sikurse po ndodh me kompanitë me të mëdha të ndërmjetësimit online si AirBnb e Booking).

Evitoni fushatat agresive promovuese të destinacionit, hotelit etj, pasi në këto momente mund te jetë joproduktive.

Promovimi i vetëm që në këtë rast është i vlefshëm, është të organizoni ture virtuale të shkurtra (për të mos lënë klientët të harrojnë destinacionin tuaj).

Në fushën e promovimit dhe marketingut, në fakt, kohët e fundit janë shfaqur hashtage të reja për këtë qëllim, duke filluar me atë të UNWTO #stayhome #traveltomorrow, dhe shumë të tjera të bëra në pjesë të ndryshme të botës, të cilat kanë si qëllim të tregojnë që tani nuk është koha për të udhëtuar por koha për të ëndërruar një udhëtim për nesër kur çdo gjë do të jetë ndryshe (#albaniafromhome #staytodayinhome #staytodayinhome #Dreamnow, #travel later (Zvicra), #cantskiphope, (Portugali), #vistitusfromhome #keepdreaming (Greqia) #Iorestoinitalia #ripartiamodallitalia (Itali).

Këto hashtage kanë si qëllim të tregojnë ndjeshmëri ndaj situatës që ne po përjetojmë por në të njëjtën kohë te mbajnë kontakte me klientët për ta emocionuar dhe përfshirë atë.

Turizmi i brendshëm
Po evidentohet dhe po debatohet shumë që turizmi këtë sezon do të jetë kryesisht turizëm i brendshëm, do mbizotërojnë pushimet e shkurtra, destinacionet që mund të arrihen kryesisht në rrugë tokësore dhe në pak orë.

Nga kjo pikëpamje Shqipëria ka një avantazh të madh pasi një pjesë e konsiderueshme e turizmit bazohet në këtë lloj turizmi.

Po ashtu është me avantazh fakti se destinacioni ofron alternativa të ndryshme të turizmit. Promovimi i turizmit të brendshëm do përbejë një oportunitet. Edhe Italia po punon ne këtë drejtim siç e dëshmojnë hashtag-et – #Iorestoinitalia #ripartiamodallitalia.

Analizoni kërkesën konsumatore
Është e rëndësishme në këtë moment që te kuptojmë mirë çfarë do kërkojnë dhe çfarë do dëshirojnë turistët, çfarë kushtesh do të duan që të ndjehen të sigurt.

Është e parashikueshme që turistët e nesërm të kërkojnë kryesisht ato destinacione dhe atraksione turistike ku rreziku i mbipopullimit me njerëz është më i ulët dhe mund të kontrollohet fluksi i turistëve.

Kërkesa për turizëm arti, natyrë dhe turizëm malor ka shumë të ngjarë të jetë më i lartë.

Turistët do të jenë më të vëmendshëm dhe më rigorozë ndaj standardeve të pastërtisë dhe sigurisë.

Strukturat dhe operatorët duhet të përgatiten për t’ju përgjigjur kësaj kërkese konsumatore duke marrë masa për të ndryshuar një sërë shërbimesh, për të ofruar e garantuar higjienën, distancimin dhe cilësinë e shërbimeve.

Nuk do të jetë e lehtë dhe shpeshherë do të shoqërohet me kosto të reja, por aktualisht është e pashmangshme për ata që duan të mbijetojnë.

Modele te reja biznesi
Oportunitete të reja mund të krijohen në ketë periudhë krize.

Kohët e fundit një mori ankesash janë bërë kundrejt OTA-agjencive turistike online, të cilat nuk kanë menaxhuar në mënyrën e duhur anulimet e prenotimeve, nuk kanë kryer rimbursimet etj.

Shumë klientë si dhe operatorë turistik kanë mbetur te pakënaqur dhe janë shprehur se nuk do të përdorin më këto sisteme të prenotimit online.

Këtu krijohet një hapësire inovacioni.

Një hapësire për destinacionin Shqipëri që të punojë për të qenë ai vetë aktori kryesor në këtë treg me ofertën e vet të të gjitha strukturave e destinacioneve.

Pra, është momenti të mendohet krijimi i një të ashtuquajture ‘destination management system’ – sistem i manaxhimit të destinacionit për të gjithë Shqipërinë që të përfaqësojë dhe të promovoje ofertën e vet turistike në tregjet globale në mënyre sistematike dhe të integruar.

Kjo mbart me vete edhe një përfitim ekonomik, duke konsideruar se sot bizneset i japin rreth 30% të vlerës së prenotimit agjencive të ndërmjetësimit (OTA).

Pra, është momenti të reflektojmë e ri mendojmë të ardhmen, të shfrytëzojmë okazionin e të rinovohemi.

Më pëlqen ta mbyll me atë çfarë ka thënë Ajnshtain për krizën:

“Në periudhën e krizave arrihen të bëhen shpikje, zbulime e strategji të mëdha.

Në mesin e vështirësive gjendet mundësia.

Inteligjentë janë ata që kanë aftësi të ndryshojnë, kur kjo është e domosdoshme.” / exit.al

Të fundit

Si të dukemi bukur gjatë verës

Vera është e gjitha për t’u argëtuar. Është koha e përkryer për të përqafuar bukurinë tuaj natyrore dhe për të provuar tendencat e reja. Disa nga gjërat që duhet të bëni për t

10 mënyra për të shmangur komplikimet me diabet

Diabeti është një sëmundje serioze. Ndjekja e planit tuaj të trajtimit të diabetit merr një angazhim gjatë gjithë orarit. Por përpjekjet tuaja janë të vlefshme. Kujdesi me diabetit mund t

Kush duhet ta marrë i pari vaksinën e koronavirusit?

Kush duhet ta marrë i pari vaksinën për COVID-19n? Autoritetet shëndetësore të SHBA shpresojnë që në fund të muajit të ardhshëm të kenë disa udhëzime se si t’i racionojnë dozat fille

Horoskopi i datës 3 gusht

Dashi Në dashuri gjërat pritet të përmirësohen, nëse ka ende situata të pazgjidhura është koha që të sqarohen. Është periudhë që je pak nervoz dhe duhet të keni kujdes. Do të duhet ko

Njihuni me kalin më të pashëm në botë (Foto)

Natyra është plot me gjëra madhështore nga vargjet malore të mrekullueshme, në pamje piktoreske të thella të detit e deri te skajet mahnitëse të natës. Por, përballë tij, asnjë prej tyre

Nëna me 16 fëmijë, dhuratat e Krishtlindjes i blej që në korrik

Punën e sotme mos e lër për nesër. Këtë e di më së miri Jeni Bonell, nënë australiane e plot 16 fëmijëve. Kam filluar që tani të blej dhuratat e krishtlindjes- thotë ajo në një interv

Info Tjera