Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/qumesht-mjalte-750x500-1.jpg

Flokë të plotë dhe të shëndetshëm – Maska me mjaltë dhe qumësht



Flokët që këputën, maja apo rrënjë të ashpra nuk janë kurrë një eksperiencë e këndshme, shkruan “AgroWeb”.

Prandaj gjithnjë e më shumë mënyrat se si t’i trajtoni flokët tuaj shtohen, transmeton lajmi.net.

Trajtimet për flokët nuk janë kurrë të tepërt e sidomos kur janë me bazë natyrale.

Disa nga ushqimet që përdorni çdo ditë në kuzhinë mund t’ju vijnë në ndihmë të madhe në luftën kundër këputjes së flokë.

Në këtë artikull do të gjeni të shpjeguar se si të bëni lehtë maskën rigjeneruese për flokët tuaj.

Mjafton pak qumësht dhe pak mjaltë që rezultati t’ju bëjë të ktheheni vazhdimisht tek ky trajtim.

Vlerat që dhurojnë

Mjalti është një antioksidant shumë i fuqishëm dhe funksionon si një zbutës natyral për flokët.

Përveçse forcon rrënjët, ka aftësi të hidratojë majat dhe të largojë majat dyshe.

Tek flokët mund ta përdorni edhe si një mënyrë të mirë të mbajtjes larg të papastërtive apo baktereve.

Qumështi nga ana tjetër i ushqen flokët tuaj nga rrënja, pasi është një burim shumë i madh proteinash e një sërë vitaminash.

Nëse e fusni qumështin në traditën tuaj të kujdesit për flokët do të shikoni që më kalimin e kohët ata do të trashen dhe do të fitojnë shkëlqim.

Bashkimi i të dy këtyre përbërësve është zgjedhja perfekte për këdo që dëshiron flokë të plotë e plot shkëlqim.

Si ta përgatisni

Për të përgatitur këtë trajtim shumë lehtë në shtëpi mjafton të merrni të dy përbërësit.

250 ml qumësht

1 lugë gjelle mjaltë

Në një enë të thellë përzieni të dy përbërësit e më pas lagni duart me pak nga lëngu i formuar.

Vendoseni me kujdes në zonën më problematike të flokëve tuaj ose në të gjithë gjatësinë.

Pasi të keni lyer çdo pjesë të dëshiruar, lidhini flokët me kujdes dhe lëreni trajtimin të thahet dhe veprojë për 15 minuta.

Më pas kur të ndjeni që është gati, shpëlani kokën me shampo dhe zbutës si zakonisht.

Këtë trajtim këshillohet ta aplikoni të paktën një herë në javë për të parë rezultate s amë të mira.

Të fundit

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Bota pas Coronas është një botë tjetër

Kush jam unë, dhe nëse po, sa vetë? Me këtë pyetje disi komplekse, filozofi modern Richard David Precht i çoi dikur lexuesit e tij në një udhëtim zbulimi të vetes. Aktualisht, shumë njerëz

Nuk e dini akoma se çfarë është ndarja, nëse s’keni kaluar nëpër këto faza

Ndarja ndodhi. Asgjë e jashtëzakonshme, por s’mund ta themi këtë sidomos në fillimet e saj. Nuk ka shkëputje të lehta dhe përgjithësisht shumica e ndarjeve kalojnë nëpër disa faza. Nëse

Nëse s’doni probleme me shëndetin, mos e mbani stresin brenda vetes

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë sh

Përfitimet shëndetësore nëse pini ujë sapo të zgjoheni

Sipas shkencëtarëve japonezë është e rëndësishme që në mëngjes me stomakun bosh duhet të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit

Ndryshimet klimatike po ‘vrasin’ detin Marmara

Turqia do të fillojë sot një fushatë të madhe të pastrimit për të shpëtuar Detin Marmara nga algat e tepërta. Duke përsëritur një plan të ri veprimi me 22 pika, Ministria e Mjedisit dhe

Info Tjera