Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/astro-2.jpg

Horoskopi i datës 1 gusht



Dashi
Do të keni dëshirë për të dashuruar, por me ndikimin e kundërt të Hënës, duhet të tregoheni të kujdesshëm.

Në punë, duhet të tregoheni të vëmendshëm dhe të shmangni rreziqet e kota.

Ka disa probleme ligjore dhe burokratike që duhen rregulluar.

Demi
Ju pret një ditë mjaft pozitive dhe mund të ketë riafrim me dikë të cilin e keni përzemër.

Puna paraqitet mjaft mirë, ku nëse reflektoni do të gjeni zgjidhje për gjithçka. Do të jeni shumë pozitiv.

Binjakët
Pavarësisht se Venusi nuk është i pranishëm në shenjën tuaj, çështjet sentimentale paraqiten mirë.

Në punë, mund të vendosni që të ndryshoni gjithçka dhe t’iu kushtoheni gjërave që nuk ju lodhin.

Gaforrja
Nuk jeni në formën tuaj maksimale, pasi lodhja do të ndihet. Në punë situata paraqitet e vështirë, ku Saturnin do e keni kundër.

Mund t’iu duhet që të rinisni gjithçka nga e para, ndërsa çështjet e ndjenjave, do të keni mundësi më shumë.

Luani
Me praninë e Marsit në anën tuaj, ky muaj do të jetë ideal për ndjenjat dhe takimet e reja.

Në punë duhet të siguroheni që të mos i lini gjërat në mes.

Është momenti për të vendosur në vend, çështjet burokratike dhe ligjore.

Virgjëresha
Ju pret një ditë mjaft pozitive, pavarësisht se mbrëmja mund të sjellë nervozizëm.

Në dashuri gjërat do të ecin mirë, ndonëse disa luhatje nuk do të mungojnë.

Do të keni mundësi që të bëni ndryshime në punë.

Peshorja
Kjo e shtunë nuk është ndër më të mirat, pasi do të jeni të lodhur dhe nervoz.

Jeni gjithashtu të acaruar dhe kjo mund të bëjë që të acaroheni lehtësisht.

Mundohuni që të ruani qetësinë. Në punë, ka disa probleme me të cilat duhet të merreni.

Akrepi
Keni nevojë për të pasur më shumë kohë për veten dhe për tu relaksuar.

Në dashuri gjërat do të bëhen interesante me kalimin tranzit të Venusit.

Ndërsa në punë jo çdo gjë do të ecë siç dëshironi, por do ia dilni.

Shigjetari
Në dashuri gjërat do të ecin shumë mirë në sajë të ndikimit të favorshëm të Marsit.

Raportet miqësore mund të rezultojnë shumë më të rëndësishme në këtë moment.

Edhe në punë parashikohen projekte premtuese.

Bricjapi
Në dashuri situata nuk është ndër më të mirat, ndaj duhet bërë kujdes, pasi Venusi do të ketë ndikim të kundërt.

Sfera profesionale paraqitet mjaft mirë, ku nuk do të mungojnë mundësitë e reja.

Ujori
Kjo e shtunë do të jetë e lodhshme, ku nuk do të ndiheni mirë moralisht.

Nëse jeni çift, do të keni nevojë për mbështetjen e partnerit/es.

Në punë, do e keni të vështirë që të dilni në pah, pasi do të ndjeni se nuk ju dëgjojnë.

Peshqit
Kjo është një periudhë shumë e favorshme për dashurinë, në sajë të ndikimit të favorshëm të Venusit.

Në punë do të keni ide dhe projekte të reja dhe do të jeni të përqendruar tek e ardhmja.

Të fundit

NASA bëhet gati për misionin e ri historik

Astronautët Michael Hopkins, Victor Glover dhe Shannon Walker nga NASA dhe Soichi Noguchi i Agjencisë Hapësinore Japoneze do të udhëtojnë në hapësirë ​​në bordin e një anije kozmike Spa

Truku i thjeshtë që shtëpia juaj të marrë aromë vjeshte

Vjeshta, stina e melankolisë, por edhe e ngjyrave dhe aromave. çfarë do të thoni se shtëpia juaj ka erë vjeshte?  Dhe për ta bërë humorin tuaj në këtë mënyrë. E vetmja gjë që duhet t

Nëntë mitet mbi Covid-19, që vështirë se do të zhduken ndonjëherë

Ndërsa bota vazhdon të përballet me koronavirusin e ri, ajo po ndeshet në të njëjtën kohë edhe me një lloj tjetër epidemie:dezinformacioni. Kjo “infodemi” është po aq e dëmshme sa vet

Si të bini nga pesha duke konsumuar kefir çdo ditë

Kefiri është një produkt bulmeti i pasur me shumë probiotikë të nevojshëm por edhe me kalcium. Prandaj është dhe produkti perfekt për të shtuar në dietën tuaj nëse dëshironi të humbisn

Si do të jetë moti sot

Moti mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin nd

Horoskopi i 1 tetorit

Dashi – Lajme të mira do të ketë në fushën sentimentale. Marsi do të jetë i pranishëm në shenjën tuaj dhe brenda fundit të vitit do të përjetoni emocione të mëdha. Kush nuk ka nj

Info Tjera