Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/astro-5.jpg

Horoskopi i dates 14 shtator



Dashi– Bëni mirë që të mos i impononi të tjerëve opinionet tuaja përgjatë kësaj fundjave, pasi hëna e plotë mund të sjellë disa përgjigje të papritura.

Mund të keni qëndrime të forta për disa çështje, por mos harroni se edhe të tjerët kanë opinionet e tyre.

Demi– Nuk keni përse tregoheni të mirë me dikë që nuk ju pëlqen mënyra sesi sillen.

Në fakt duhet t’ia thoni hapur atë se çfarë mendoni.

Nëse e fshihni mërzinë e inatin pas buzëqeshjes, është mëse e sigurt që me kalimin e kohës do të mërziteni edhe më shumë.

Binjakët– Duke qenë pak më insistues se zakonisht, këtë fundjavë mund të bëni që sëbashku me kolegët dhe njerëzit e tjerë që ju rrethojnë të arrini rezultate tejet të rëndësishme.

Hiqni dorë nga dëshira për t’i bërë gjërat vetëm, ndonjëherë ndihma është e domosdoshme.

Gaforrja– Përgjatë 48 orëve në vijim do t’ju duhet të pranoni se diçka që mendonit se ishte e lehtë, në fakt është tepër e komplikuar.

Të hënën në mëngjes, do ta keni mendjen më të kthjellët dhe të qetë, por deri atëherë mos u nxitoni.

Luani– Mund të jetë rasti që dikush po ju fsheh gjëra, por kjo nuk ju ka shqetësuar ndonjëherë në të shkuarën, kështu që përse duhet të ndodhë tani?

Sot hëna e plotë do të ketë reagim negativ tek emocionet tuaja, ndaj ruani qetësinë.

Virgjëresha– Injoroni ata që ju thonë se duhet të ulni pritshmëritë, pasi e bëjnë nga xhelozia që kanë për inteligjencën, ambicien dhe pamjen tuaj.

Synoni sa më lart të mundeni, për Virgjëreshën nuk ka limite.

Peshorja– Duhet ta dini tashmë që nëse i përballni problemet e vjetra në të njëjtën mënyrë, do të merrni të njëjtat rezultate.

Ndaj këtë herë zgjidhni një mënyrë tjetër dhe shihni çfarë do të ndodhë.

Dhe mos harroni, ajo që merrni në jetë varet kryesisht nga qëndrimi që mbani.

Akrepi– Nëse diçka për të cilën po punoni nuk po shkon gjëkundi, do të keni tendencën që t’i jepni fund njëherë e përgjithmonë këtë javë.

Megjithatë mos u tregoni të nxituar, vlerësoni çdo mundësi me qetësi. Ndoshta jo gjithçka është e humbur.

Shigjetari– Sa më shumë të tjerët kërkojnë që të bëni ndryshime, aq me shumë duhet të qëndroni aty ku jeni.

Hëna e plotë paralajmëron se çdo gjë që ndryshoni sot, me gjasë do t’ju kthehet mbrapsht nesër.

Bricjapi– Padyshim që momentalisht nuk ju mungon vetëbesimi, megjithatë vetëbesimi i tepërt mund të jetë i rrezikshëm.

Hëna e plotë do t’ju inkurajojë që të shkoni sa më lart, aq shumë sa nëse bini do t’ju dhembë. Respektoni limitet tuaja.

Ujori– Mund dhe duhet ta fokusoni energjinë tuaj në krijimtari përgjatë javës.

Nuk ka nevojë të investoni shumë në kohë e para, por duhet të jeni të përkushtuar në atë që bëni.

Peshqit– Hëna e plotë në shenjën tuaj të lindjes do të sjellë shumë përplasje që po vërtiten rreth e rrotull prej disa javësh.

Tregojuni të tjerëve çfarë mendoni, por mos e humbisni qetësinë pasi në të kundërt do t’i jepni avantazhin që nuk e meritojnë.

Të fundit

Si ta kuptoni që keni rënë në dashuri, sipas shenjës së horoskopit

Dashi-Ju jeni plot me jetë dhe keni shumë energji. Jeni shumë të logjikshëm në çdo aspekt të jetës dhe një kokë e mirë për shpatullat tuaja. Si një lider i lindur, ju pëlqen të jeni n

Lulja që mund ta rrisim në shtëpi dhe ka vlera të pabesueshme medicinale

Kollë, bronkit, dhimbje të fytit, por edhe të stomakut i shëron mëllaga. Nëse keni lëkurë tepër të thatë për shkak të të ftohtit, sërish mëllaga mund t’i lehtësojë shenjat, sepse p

Koronavirusi ndryshon sjelljen seksuale te të rinjtë

Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar mënyrën e jetës së njerëzve, si dhe mënyrën e jetesës së përditshme, shkaktuar një krizë ekonomike dhe i detyroi ata të jetojnë me situata stresuese

Pse duhet të hani kos në mëngjes?

Kosi është një nga ushqimet e bulmetit më të konsumuara nga shqiptarët. Ai nuk bëhet kurrë i mërzitshëm sepse mund të kombinohet në mënyra e shije të ndryshme. Kosi mund të hahet me të

Në çfarë moshe vetbesimi ynë arrin kulmin?

Gjatë adoleshencës të gjithë ndjejmë një pasiguri në vete e cial shpesh herë na shkakton ankth dhe frikë.  Teksa rritemi shohim që ndjesia e vetëbesimit rritet. Mirëpo, nga nëj studim i

Si të minimizohen pasojat për njerëzit që pinë duhan?

Pirja e duhanit vazhdon të jetë një nga faktorët kryesorë për shumë sëmundje e cila prek të gjitha organet në trupin e njeriut. Nuk është rastësi që sistemet shëndetësore janë të koo

Info Tjera