Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/Astro-14.jpg

Horoskopi i datës 20 gusht



Dashi – Sot dita do të jetë në përgjithësi e mirë, pasi janë një seri yjesh në shenjë që ju mbështetin.

Duhet të tregoheni më të vendosur e jo oportunistë në çdo rast.

Demi – Pritet një ditë në të cilën do të jeni të dhënë kryesisht pas punës dhe do të bëni mirë.

Është më mirë të jeni të rezervuar.

Binjakët – Do të jetë një ditë shumë e favorshme sa i takon çështjeve tuaja të punës dhe atyre familjare.

Mund të bashkëveproni me persona të cilët do t’ju ndihmojnë në punët tuaja.

Gaforrja – Duhet të jeni më të kujdesshëm gjatë kohës që nisni të blini produkte të ndryshme.

Mund të përfundoni duke blerë të njëjtat gjëra dy herë.

Do të keni dëshira që nuk do të mund t’i përmbani dot.

Luani – Dobësitë tuaja mund të jenë dualiteti, konfuzioni dhe përzierja e ndjenjave, të cilat do t’jua ngatërrojnë mendimet.

Do të përpiqeni të ndërhyni në disa çështje që nuk ju takojnë, por nuk do t’ia dilni.

Virgjëresha – Do keni aftësi të mira menaxhuese.

Në pune do arrini më shpejt sesa keni menduar në objektivat finale.

Përqendrimi dhe këmbëngulja do ju çojnë atje ku keni ëndërruar.

Do ju bëhen komplimente dhe propozime të reja.

Peshorja – Dita do të nisë më së miri, por se si do të përfundojë varet totalisht nga ju.

Mos prisni që zgjidhjet e problemeve të vijnë vetë.

Mos jepni këshilla, të cilat as vetë nuk i ndiqni.

Akrepi – Nesër do jetë një ditë e qetë, ngrohtësia e familjes do ju japë shtysë të bisedoni me ta një çështje që ju mundonte prej kohësh.

Shigjetari – Fati rrotullohet, nesër kjo për ju do ndalojë.

Pranoni çdo mundësi që do t’ju vijë pa e menduar gjatë, pasi diçka e madhe po vjen për ju.

Bricjapi – Jo çdo herë që keni një problem duhet ta ktheni në një tragjedi, njerëzit rrotull jush nuk kanë pse të dëgjojnë ankesat tuaja, edhe për situatat më të parëndësishme.

Ujori – Duhet t’i lini pretendimet nesër, në të kundërt do humbisni një kontratë shumë të rëndësishme.

Do ju jepen shumë mundësi, me qetësi zgjidhni të duhurën.

Peshqit – Do të jeni euforik dhe në formë të shkëlqyer.

Të favorizuar nga yjet do të jenë ata që për momentin ndodhen në ndonjë vend turistik, ose në një udhëtim pune.

Të fundit

Fytyrë e thatë apo e yndyrshme

Keni menduar ndonjëherë se ç’lloj lëkure keni? Megjithëse mund të duket si një nga gjërat me rë thjeshta të kujdesit për veten, ky konstatim është kryesori për lëkurë të mirë. Kujd

Përmbajtja e emocioneve

Aristoteli për drejtimin e emocioneve ka thënë dikur: “Të zemërohesh me personin e duhur, në masë të duhur, në kohë të duhur, për arsye të duhur në mënyrë të duhur”. Vetëkontroll

Zbulohet se si njerëzit kanë migruar 120 mijë vjet më parë

Arkeologët kanë zbuluar gjurmët më të hershme njerëzore të gjetura ndonjëherë në gadishullin Arabik.  Besohet se janë rreth 120,000 vjet të lashtë dhe shtrihen në vendin e një liqe

Cili është sekreti që fshehin çiftet sociale

Duket se jeni e vetmja nga miqtë tuaj që nuk poston kurrë asgjë në lidhje me marrëdhënien tuaj dhe mbase është e drejtë. Le të lëmë mënjanë fotot e përvjetorëve, darkave jashtë dhe r

Sa hapa duhet të bëni në ditë për shëndet të mirë

Aplikacionet e fundit na mundësojnë që të numërojmë hapat që kryejmë çdo ditë, me shpresën se ky lloj aktiviteti fizik përmirëson shëndetin. Ekspertët kanë rekomanduar gjithnjë që nj

Si të jemi të lumtur në kohë të vështira

Një pandemi globale, papunësi në nivele rekord, dhunë policore, racizëm sistematik, debate të forta partiake, zjarre, uragane. Ne me siguri po jetojmë në kohë të vështira. Ndoshta nuk ësht

Info Tjera