Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/astro-6.jpg

Horoskopi i datës 23 tetor



Dashi – Do të çliroheni nga disa ndjesi si dyshimi, lakmia apo xhelozia.

Mos investoni në ndërmarrje të përbashkëta dhe skema të dyshimta financiare.

Mund të kaloni momente të bukura duke vizituar disa të afërm me të cilët keni kohë që nuk takoheni.

Demi – Do të keni fitime monetare që do t’ju ndihmojnë të krijoni qëndrueshmëri financiare.

Do të jetë një ditë përgjithësisht e qetë si në aspektin profesional, ashtu edhe atë personal.

Kur dy njerëz janë të dashuruar, ata mund të ndihen sikur e gjithë bota është e mbushur me gëzim.

Sot mund të ndiheni pikërisht kështu.

Binjakët – Mungesa e vullnetit mund të ndikojë që të bëheni viktimë e rrethanave.

Financat tuaja mund të përmirësohen gjatë ditës.

Njohuritë dhe humori juaj do u bëjë përshtypje njerëzve rreth jush.

Gaforrja – Do të përpiqeni maksimalisht për të kapërcyer një problem të vështirë.

Ekziston mundësia të keni një përmirësim të gjendjes financiare.

Përveç plotësimit të nevojave tuaja si individ, rekomandohet të angazhoheni edhe në çështje të tjera që mund t’i vijë në ndihmë mikut apo mikeshës suaj.

Luani – Do të ndiheni në humor të mirë gjatë ditës së sotme.

Përpiquni të kontrolloni shpenzimet sa më shumë të mundeni.

Do të jetë një ditë kur do të keni vëmendjen që dëshironi.

Virgjëresha – Ekziston mundësia të përballeni me tension në punë, çka mund t’ju shkaktojë ankth.

Ka gjasa t’ju duhet të merrni një vendim të rëndësishëm në aspektin profesional.

Mund të merrni një ftesë të veçantë nga dikush pranë jush për në mbrëmje.

Peshorja – Një trup i fortë dhe një mendje e fortë janë parakushte për përparimin shpirtëror.

Sot do të jeni në gjendje të kurseni një shumë të mirë parash.

Mos e neglizhoni jetën tuaj shoqërore.

Nuk përjashtohet mundësia e një ndryshimi të papritur të humorit në jetën tuaj romantike.

Akrepi – Ditë e mrekullueshme për të bërë gjëra që do t’ju bëjnë të ndiheni mirë me veten.

Ekziston mundësia që një prej kolegëve t’ju sjellë shqetësim.

Sa i përket marrëdhënies në çift, disa persona të kësaj shenje mund të përjetojnë momente të

paharrueshme.

Shigjetari – Mendohuni dy herë para se të ndani informacione konfidenciale me bashkëshortin/en.

Marrëdhënia juaj romantike ka gjasa të përballet me një ngërç.

Bëni kujdes nëse duhet të nënshkruani ndonjë dokument ligjor gjatë ditës së sotme.

Bricjapi – Meditimi do t’ju mbushë me energji.

Aktivitetet me miqtë do t’ju bëjnë të harroni problemet e ditës.

Një moment i veçantë me partnerin/en do t’ju ngrejë humorin.

Ujori – Situata në familje mund të mos jetë aq normale apo e qëndrueshme sa mendoni.

Sot, ekziston mundësia e një grindjeje apo mosmarrëveshjeje brenda familjes.

Në këtë rast, harroni gjithçka dhe përpiquni të qetësoni situatën.

Peshqit – Do të jetë përgjithësisht një ditë e mbarë.

Do të mendoni vazhdimisht disa momente nga e kaluara.

Rekomandohet të mos ndani çdo ndjesi tuajën me të tjerët.

Të fundit

Bill Gates i sigurt për suksesin e vaksinave anti-COVID

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, beson se “pothuajse të gjitha” vaksinat COVID-19 do të funksionojnë dhe atë mirë, tha ai në një intervistë me Fareed Zakaria të CNN. Tashmë, va

Pesë mënyra si të ndryshoni ushqimin me kalimin e moshës

Nuk mund ta mohoni: Ju nuk jeni më njësoj siç keni qenë në të 20-tat tuaja. Dhe kjo nuk lidhet me faktin që ju jeni më të pjekur. Trupi juaj ka nevojë që ju ta ushqeni ndryshe me çdo vit q

Vaksina e Universitetit të Oksfordit ofron 70% mbrojtje nga Covid-19

Vaksina e koronavirusit e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit ndalon me 70% infektimin nga Covid, treguan provat e fundit. Është një triumf dhe një zhgënjim pasi vaksinat nga Pfizer dhe Modern

Horoskopi për sot

Dashi – Shoqëria e të afërmve me humor do të lehtësojë gjendjen tuaj emocionale dhe do të thyejë monotoninë e rutinës së përditshme. Ekziston mundësia të keni përfitime financiare

Si do të jetë java e fundit e nëntorit

Java e fundit e muajit nëntor parashihet të jetë kryesisht e qetë. Në mëngjes do të ketë ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira të pjesshme. Mjegullë parashihet n

Kur të dy prindërit punojnë, fëmijët zhvillojnë më shpejt shkathtësitë dhe të folurit

Fëmijët e nënave të punësuara më shpejt avancojnë se fëmijët e nënave të cilët janë amvisa, është rezultat i hulumtimit të Universitetit të Oxfordit dhe Shkollës Londineze të Ekonom

Info Tjera