Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/astro-5.jpg

Horoskopi i datës 9 tetor



Dashi – Kjo e premte do të jetë mjaft e qetë sa i takon ndjenjave, por rrezikoni që të debatoni për arsye të kota me një person që ju intereson.

Ndërsa në punë, nuk do të mungojnë mundësitë e mira.

Demi – Gjatë javëve të fundit jeni përballur me probleme në dashuri.

Sa i takon punës, do të keni propozime të reja për të ardhmen, të cilat duhet të vlerësohen me kujdes.

Binjakët – Ka ardhur momenti që të sqaroni se çfarë dëshironi në dashuri.

Ndërsa në punë, kush ka një aktivitet të vetin, do të shënojë një përmirësim të ndjeshëm.

Gaforrja – Vlerësoni me vëmendje të gjitha historitë e dashurisë që mund të lindin gjatë kësaj periudhe si dhe mundohuni që të jeni të kujdesshëm.

Në punë ju presin ditë të qeta, edhe pse mund të përfshiheni në debate me një të lindur në shenjën e bricjapit.

Luani – Hëna po afrohet gradualisht në shenjën tuaj dhe brenda fundjavës do të përjetoni një ndjesi shumë të bukur.

Në punë, kjo është një periudhë interesante, por bëni kujdes lidhur me disa projekte që duhen riparë.

Virgjëresha – Dashuria do të jetë gjithnjë e më afër dhe energjitë nuk do ju mungojnë.

Në punë mund të keni dëshirë për ndryshime.

Ndërsa ata që kanë një aktivitet të tyren, do të ndihen më të qetë.

Peshorja – Në dashuri do të përballeni me probleme.

Hëna dhe Marsi kanë ndikim të kundërt.

Në punë gjatë kësaj dite ju mungon përqendrimi, andaj duhet të jeni më bashkëpunues gjatë kësaj fundjave.

Akrepi – Zhvillime pozitive do të ketë në dashuri dhe kjo e premte do të jetë mjaft e favorshme për ndjenjat.

Në punë, nëse nuk keni një aktivitet tuajin, mund të përballeni me një problem që kërkon zgjidhje.

Po ashtu mund të keni përplasje me bashkëpunëtorët ose kolegët.

Shigjetari – Keni dëshirë për të diskutuar në dashuri, por bëni kujdes me të lindurit e shenjës së gaforres.

Në punë, kjo është një periudhë disi e vështirë, por mos u dekurajoni, pasi po afrojnë zhvillime pozitive.

Bricjapi – Në dashuri çiftet që janë në krizë, duhet të tregohen të kujdesshëm.

Ndërsa në punë, pavarësisht problemeve të vogla, ndiheni të fortë dhe arrini të ecni përpara pa u ndalur.

Ujori – Çiftet që janë të lodhur, duhet të mundohen që të shmangin diskutimet.

Në punë, gjatë kësaj të premteje mund të përballeni me tensione, mundohuni që të tregoheni të kujdesshëm.

Peshqit – Deri në 28 tetor, duhet të tregoheni të kujdesshëm në dashuri, sidomos nëse jeni në krizë me njeriun e zemrës.

Ka diçka që ka nevojë për sqarim, ndërsa në punë, yjet janë mjaft të favorshme, sidomos nëse jeni përballur me një problem në të kaluarën.

Disa projekte të fundit, duhen riparë.

Të fundit

Në fund të këtij muaji hëna do të duket ndryshe, kujdes!

Ka një Hënë të plotë më 31 tetor dhe si hëna e dytë e plotë e muajit, ajo është gjithashtu edhe “Hëna blu”. Ju duhet ta shfrytëzoni në maksimum këtë moment hënor dhe të sigurohen

Një ekip kërkimor thotë se vala e dytë e ka origjinën nga Spanja

Një variant i koronavirusit që ka origjinën tek punëtorët spanjollë të fermave është përhapur me shpejtësi në pjesën më të madhe të Evropës që nga vera dhe tani përbën shumicën e

Biskota me gjalpë kikiriku

Përbërësit 1 filxhan gjalpë kikirikësh 250 gr sheqer 1 vezë 2 lugë gjelle kikiriki i bluar imët 1 pluhur për pjekje Përgatitja Në një enë bëni bashkë gjalpën e kikrikut me vezën, pluh

Koalat po zhduken për shkak të stresit!

Numri i koalave në të gjithë shtetin australian të Uellsit të Ri të Jugut është në rënie të qëndrueshme për shkak të stresit në sistemin e tyre imunitar të shkaktuar nga shkatërrimi i

Moti për sot

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën masat anticiklonike të ajrit, duke kushtëzuar mot relativisht të qetë, me diell dhe vranësira të cilat ditën e premte vende-vende parashihen të sjel

Horoskopi i datës 30 tetor

Dashi – Nesër mund të viheni përpara disa vështirësive por nuk duhet të merreni me gjithçka pasi keni shumë probleme të tjera. Kthejeni faqen dhe lini disa situata pas me forcë dhe gux

Info Tjera