Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/oroscope.jpg

Horoskopi i së dielës



Dashi

Ju pret një ditë e qetë në dashuri, pasi e diela do të jetë mjaft pozitive për ndjenjat.

Sa i takon punës, do të çoni deri në fund projektet që keni në mendje.

Do të merrni një propozim interesant për çështjet financiare.

Por mos u druani, pasi brenda fundit të vitit do të ketë zhvillime me rëndësi.

Demi

Hëna ka ndikim të kundërt në shenjën tuaj, duke ju bërë nervoz.

Ky nuk është momenti për të folur.

Fatmirësisht është e diel dhe nuk do të keni punë, çka do të bëjë që të qetësoheni.

Binjakët

E diela do të jetë mjaft pozitive për dashurinë.

Gjatë këtyre orëve mund të lind diçka e rëndësishme.

Sa i takon punës, përkushtojuni gjërave që kanë vërtetë rëndësi dhe mos u shpërqendroni.

Gaforrja

Hëna do të ketë ndikim mjaft të favorshëm në shenjën tuaj dhe për këtë arsye, do të jetë një ditë mjaft pozitive për dashurinë.

Sa i takon punës, Mërkuri do të ketë ndikim të kundërt, ndaj bëni kujdes.

Mund të hasni në probleme financiare.

Luani

Gjatë kësaj dite do të jeni shumë nervoz dhe në dashuri do të ketë probleme.

Sa i takon punës, mund të përballeni me ndryshime.

Nëse jeni të punësuar në një kompani, mund të hasni në shumë probleme.

Virgjëresha

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm, ku e diela do të jetë mjaft interesante për rigjetjen e emocioneve.

Me një person të familjes, mund të grindeni.

Sa i takon punës, të gjitha aktivitetet janë mjaft të favorizuara.

Peshorja

Ruani qetësinë, pasi është mirë që ta përballoni këtë periudhë pa tensione.

Sa i takon punës, duhet të flisni për diçka të rëndësishme, por duhet të gjeni momenti e duhur.

Nuk jeni totalisht të bindur për atë që mendoni.

Akrepi

Pavarësisht se Venusin e keni ende kundër, Hëna e pranishme në shenjë, do ju bëjë që të jetoni një situatë të kënaqshme dhe interesante në dashuri.

Sa i takon punës, nëse keni një projekt të cilin duhet ta çoni përpara, vazhdoni qetësisht.

Shigjetari

Nëse doni të programoni diçka të rëndësishme për periudhën në vijim, kjo është koha e duhur.

Sa i takon punës, për dikë ka arritur momenti që të guxoni.

Dëgjoni propozimet e reja dhe vlerësojini me kujdes.

Bricjapi

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj.

Kjo është një ditë pozitive sa i takon ndjenjave, sidomos gjatë pasdites.

Sa i takon punës, bëni mirë që të shikoni përreth dhe të përballoni me qetësi atë që mund të ndodhë gjatë kësaj periudhe.

Ujori

Hëna dhe Venusi nuk janë në anën tuaj.

Kjo e diel nuk do të jetë shumë e qetë.

Do të përballeni me probleme dhe dyshime në punë, gjatë gjithë ditës.

Peshqit

Në dashuri do të rikthehet qetësia.

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm dhe do ju ndihmojë që të rikuperoni kohën e humbur.

Sa i takon punës, duhet të vini në zbatim një strategji fituese. 

Të fundit

Kanceri i mushkërive: Simptoma në fytyrën tuaj që nuk duhet ta injoroni

Kanceri i mushkërive është një nga llojet më serioze të kancerit që diagnostikohet, pasi zakonisht është e vështirë të dallosh derisa të përhapet në pjesë të tjera të trupit. Kanceri

Zbulohet planeti i “pavarur” në Rrugën e Qumështit

Disa shkencëtarë kanë zbuluar ekzoplanetin më të vogël, me një madhësi sa e Tokës, që rrotullohet vetëm rreth galaktikës sonë dhe nuk i përket asnjë sistemi diellor. Astronomët vlerës

Në fund të këtij muaji hëna do të duket ndryshe, kujdes!

Ka një Hënë të plotë më 31 tetor dhe si hëna e dytë e plotë e muajit, ajo është gjithashtu edhe “Hëna blu”. Ju duhet ta shfrytëzoni në maksimum këtë moment hënor dhe të sigurohen

Një ekip kërkimor thotë se vala e dytë e ka origjinën nga Spanja

Një variant i koronavirusit që ka origjinën tek punëtorët spanjollë të fermave është përhapur me shpejtësi në pjesën më të madhe të Evropës që nga vera dhe tani përbën shumicën e

Biskota me gjalpë kikiriku

Përbërësit 1 filxhan gjalpë kikirikësh 250 gr sheqer 1 vezë 2 lugë gjelle kikiriki i bluar imët 1 pluhur për pjekje Përgatitja Në një enë bëni bashkë gjalpën e kikrikut me vezën, pluh

Koalat po zhduken për shkak të stresit!

Numri i koalave në të gjithë shtetin australian të Uellsit të Ri të Jugut është në rënie të qëndrueshme për shkak të stresit në sistemin e tyre imunitar të shkaktuar nga shkatërrimi i

Info Tjera