Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/Astro-11.jpg

Horoskopi i së mërkurës



Dashi – Njerëzit rreth jush do të jenë përgjithësisht plot energji dhe nuk parashikohet ditë me probleme.

Sa i përket aspektit personal do të ndjeni rritje përgjegjësie.

Lejojini personat pranë jush t’ju frymëzojnë, pasi në këtë mënyrë mund të krijoni edhe lidhje më të forta me ta.

Demi – Mund t’ju vënë në qendër të vëmendjes gjatë ditës së sotme. Mendohuni mirë fillimisht para se të flisni.

Dikush mund të jetë gjithë sy e vesh ndaj mendimeve dhe veprave tuaja.

Binjakët – Do të jetë një ditë mjaft e mirë për ju, por ndoshta jo për një prej miqve tuaj më të mirë.

Megjithatë kjo nuk do të thotë që të lini mënjanë lumturinë tuaj vetëm që mos të bëni të tjerët të ndihen keq.

Gaforrja – Zgjidhni një lloj komunikimi që të mos jetë si zakonisht.

Kjo jo vetëm që do t’ju bëjë të bini në sy, po edhe do ta keni më të lehtë të përcillni mesazhin.

Njerëzit më së shumti i kushtojnë vëmendje gjërave të reja dhe të ndryshme, ndaj nëse keni diçka për të thënë, shpreheni në mënyrë më kreative.

Luani – Skuadra e punës do të luajë një rol të rëndësishëm në suksesin tuaj.

Ndoshta mund të mos jetë mënyra më e shpejtë për të realizuar gjërat, por do të jetë një mënyrë mjaft e mirë.

Nëse do të zgjidhni njerëzit në skuadrën tuaj, sigurohuni që disa prej tyre të mos i shohin gjërat njësoj si ju.

Virgjëresha – Ka shumë hapësirë për një kompromis mes asaj çfarë ju dëshironi dhe asaj çfarë ju duket e drejtë.

Tregohuni të arsyeshëm duke i menduar të gjitha mundësitë. Nuk është koha për lojëra.

Peshorja – Të jesh posesiv me miqtë është një zakon i keq.

Nëse një mik ju anulon takimin për sot, mos u nervozoni.

Nëse nisni të jeni të pasigurt për miqtë, do të filloni të ndiheni të pasigurt edhe për veten tuaj.

Akrepi – Do të shquheni për syrin kritik sot.

Do të vini re gjëra që nuk i sheh tjetër kush, çfarë do t’ju vërë në një pozicion të fortë.

Sa i përket marrëdhënies në çift, nuk parashikohet një ditë e qetë.

Shigjetari – Ekziston mundësia që sot të ndiheni të shpërqendruar dhe nuk do të mund të merrni iniciativa të rëndësishme. Bëni kujdes në punë.

Bricjapi – Nëse dikush ju kërkon të përfshiheni në diçka për të cilën nuk keni interes, mos u vini në siklet.

Thjesht tregoni hapur që nuk dëshironi të bëheni pjesë e kësaj çështjeje.

Tregoni seriozitet në punë për të shmangur ndonjë problem të mundshëm.

Ujori – Është koha të nxirrni në pah aftësitë tuaja në komunikim.

Çdo kofuzion i mundshëm mund të qartësohet nëse nxirrni në pah shqetësimet tuaja.

Në aspektin financiar parashikohet një ditë e mirë.

Peshqit – Ndryshime të mëdha po vijnë për ju.

Bëni durim edhe pse mund të jeni shumë entuziast për këtë, prisni kohën e duhur.

Të fundit

Si ta kuptoni që keni rënë në dashuri, sipas shenjës së horoskopit

Dashi-Ju jeni plot me jetë dhe keni shumë energji. Jeni shumë të logjikshëm në çdo aspekt të jetës dhe një kokë e mirë për shpatullat tuaja. Si një lider i lindur, ju pëlqen të jeni n

Lulja që mund ta rrisim në shtëpi dhe ka vlera të pabesueshme medicinale

Kollë, bronkit, dhimbje të fytit, por edhe të stomakut i shëron mëllaga. Nëse keni lëkurë tepër të thatë për shkak të të ftohtit, sërish mëllaga mund t’i lehtësojë shenjat, sepse p

Koronavirusi ndryshon sjelljen seksuale te të rinjtë

Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar mënyrën e jetës së njerëzve, si dhe mënyrën e jetesës së përditshme, shkaktuar një krizë ekonomike dhe i detyroi ata të jetojnë me situata stresuese

Pse duhet të hani kos në mëngjes?

Kosi është një nga ushqimet e bulmetit më të konsumuara nga shqiptarët. Ai nuk bëhet kurrë i mërzitshëm sepse mund të kombinohet në mënyra e shije të ndryshme. Kosi mund të hahet me të

Në çfarë moshe vetbesimi ynë arrin kulmin?

Gjatë adoleshencës të gjithë ndjejmë një pasiguri në vete e cial shpesh herë na shkakton ankth dhe frikë.  Teksa rritemi shohim që ndjesia e vetëbesimit rritet. Mirëpo, nga nëj studim i

Si të minimizohen pasojat për njerëzit që pinë duhan?

Pirja e duhanit vazhdon të jetë një nga faktorët kryesorë për shumë sëmundje e cila prek të gjitha organet në trupin e njeriut. Nuk është rastësi që sistemet shëndetësore janë të koo

Info Tjera