Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/truri-libri.jpg

Ja nga çfarë varet inteligjenca e njeriut



Inteligjenca e njeriut varet më pak nga madhësia e trurit sesa nga mënyra e strukturimit të tij, është përfundimi i një studimi shkencor ndërkombëtar, i udhëhequr nga studiues nga Universiteti i Vjenës.

Shkencëtarët deri më tani e kanë ekzagjeruar lidhjen midis madhësisë së trurit dhe aftësive intelektuale të një personi, shpjegoi Jakob Pietschnig, një ekspert i shkencës njohëse dhe një nga autorët e studimit.

“Rregullimi i korteksit, trurit të mesëm dhe trurit të vogël është shumë më i rëndësishëm për inteligjencën njerëzore, si dhe lidhja e mirë midis lëndës së bardhë dhe gri”, deklaroi ai dhe shtoi se madhësia e masës së trurit në vetvete është më pak e rëndësishme.

Peitschnig dhe ekipi i tij analizuan 88 studime të mëparshme mbi këtë temë, të cilat mbuluan 8.000 raste dhe botuan gjetjet e tyre në revistën Neuroscience & Biobehavioral Reviews.

Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu se burrat, të cilët zakonisht kanë tru më të madh se gratë, nuk kanë provuar se kanë aftësi njohëse më të përparuara sesa gjinia e kundërt.

Pjesëmarrësit në hulumtim, truri i të cilëve ishte shumë më i madh se mesatarja treguan rezultate edhe më të dobëta në testet e inteligjencës, vuri në dukje shkencëtari vjenez.

Si provë që struktura e trurit është më e rëndësishmja, Pietschnig përmendi shembullin e një balene e cila, me gjithë trurin e saj të madh me peshë nëntë kilogramë, nuk konsiderohet tepër inteligjente.

Të fundit

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Bota pas Coronas është një botë tjetër

Kush jam unë, dhe nëse po, sa vetë? Me këtë pyetje disi komplekse, filozofi modern Richard David Precht i çoi dikur lexuesit e tij në një udhëtim zbulimi të vetes. Aktualisht, shumë njerëz

Nuk e dini akoma se çfarë është ndarja, nëse s’keni kaluar nëpër këto faza

Ndarja ndodhi. Asgjë e jashtëzakonshme, por s’mund ta themi këtë sidomos në fillimet e saj. Nuk ka shkëputje të lehta dhe përgjithësisht shumica e ndarjeve kalojnë nëpër disa faza. Nëse

Nëse s’doni probleme me shëndetin, mos e mbani stresin brenda vetes

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë sh

Përfitimet shëndetësore nëse pini ujë sapo të zgjoheni

Sipas shkencëtarëve japonezë është e rëndësishme që në mëngjes me stomakun bosh duhet të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit

Ndryshimet klimatike po ‘vrasin’ detin Marmara

Turqia do të fillojë sot një fushatë të madhe të pastrimit për të shpëtuar Detin Marmara nga algat e tepërta. Duke përsëritur një plan të ri veprimi me 22 pika, Ministria e Mjedisit dhe

Info Tjera