Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/covid-19-2-800x500-1.jpg

13 shtetet që nuk e njohin koronavirusin, asnjë i infektuar



Koronavirusi ka pushtuar botën, por ka disa shtete që pretendojnë se nuk kanë asnjë rast me Covid-19 që nga nisja e pandemisë.

Si është e mundur?

Këto janë 13 shtetet që nuk e njohin Covid-19:

Ishujt Kuk – Ishujt në Paqësor mbyllën kufirin me Zelandën e Re kur nisi shtimi i rasteve.

Mikronezia – Përbëhet nga 600 ishuj në Oqeanin Paqësor dhe ka 112 000 banorë.

Kiribati – Edhe ky ishull ndodhet në Oqeanin Paqësor.

Ishujt Marshall – Përbëhen nga mbi 1000 ishuj në Oqeanin Paqësor, me një popullsi prej 60 000 banorësh.

Nauru – Ishull në Oqeanin Paqësor.

Niue – Ishull në Oqeanin Paqësor me më pak se 2000 banorë.

Koreja e Veriut – Ekspertët e kanë të vështirë të besojnë se në këtë vend nuk ka asnjë rast me koronavirus.

Palau – Shteti në Oqeanin Paqësor përbëhet nga 500 ishuj dhe 18 000 banorë.

Samoa – Ishull polinezian me rreth 200 000 banorë.

Ishujt Solomon – Shteti me mbi gjysmë milion banorë mori masa të ashpra që në nisje të pandemisë.

Tonga – Shteti polinezian kishte një rast të dyshuar në mars, por autoritetet thanë se bëhej fjalë për alarm fals.

Turkmenistani – Ekspertët thonë se është e pamundur të mos ketë asnjë rast me koronavirus.

Ky shtet pretendon gjithashtu se nuk ka pasur raste me SIDA.

Tuvalu – Ishull polinezian me 10 000 banorë.

Njihet si një nga vendet më të vegjël dhe më të largët në botë.

Të fundit

Kush është Kristen Welker, moderatorja që fitoi zemrën e publikut në debatin Trump-Biden

Kristen Welker ka qenë një fytyrë e njohur për miliona amerikanë si korrespondente e NBC News për Shtëpinë e Bardhë dhe bashkë-spikere e “Weekend Today”, por zgjedhja e saj si moderatore

Raca më e famshme e qenit në botë

Raca është rritur për punë fizike, përkatësisht për grumbullim të objekteve në ujë, andaj, bashkë me retrieverët e artë, më së shpeshti shfrytëzohet në qëllime terapeutike dhe si qen

Gruaja britanike birëson 14 fëmijë jetimë afrikan

Një grua e re britanike ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm, duke birësuar 14 fëmijë nga Tanzania. Letty McMaster ishte vetëm 18 vjeç kur jeta e saj ndryshoi përgjithmonë pasi vizitoi n

10 fenomene të mahnitshme që nuk do të besoni se ekzistojnë në të vërtetë

Natyra është e bukur dhe e mahnitshme dhe ka krijuar mrekulli që është e vështirë të besohet se ekzistojnë në të vërtetë. Në jetën tonë të përditshme, ne përjetojmë disa gjëra të

Gjenerali grek në vitin 1992 ia dhuroi Ibrahim Rugovës një pistoletë me 200 fishekë

Adnan Merovci, një ndër njerëzit më të afërt të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka treguar se si gjenerali grek, Nikollae Girallakis, ia kishte dhuruar presidentit Rugova një pistoletë me 200

Instrumentet muzikore kontribuojnë në kujtesën dhe kreativitetin e fëmijëve

Instrumentet muzikore mund të kontribuojnë në kujtesën dhe kreativitetin e fëmijëve. Në shtetin e Amerikës Jugore, Kili, 40 fëmijëve të moshës prej 10 deri në 13 vjeç u janë bërë test

Info Tjera