Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/2b1afa602d5bc1a807c731ed70e19f1b.png

7 vendet hipotetike ku mund të ketë ekzistuar Altantida



Filozofi grek Platoni e përshkroi për herë të parë mbretërinë e humbur të Atlantidës në vitin 360 Para Erës Sonë.

Ai shkroi mbi një ishull malor të krijuar nga Poseidoni, i mbushur me elefantë dhe ar.

Por rreth 9.000 vjet më parë, pretendoi ai, tërmetet dhe përmbytjet e zhytën qytetin në det.

Ai ndoshta mund t`a ketë shpikur të gjithë çështjen.

Megjithatë, kjo nuk i ka penguar atlantologët që të mbledhin “prova” të ekzistencës së këtij qyteti.

Dhe frymëzimet janë të shumta:qytetet bregdetare që janë shkatërruar dhe ishujt që zhyten, qoftë nga ngritja e nivelit të oqeaneve apo nga fundosja e vijës bregdetare.

Këto toka të humbura ofrojnë një mjedis për teoritë se ku mund të ketë ekzistuar dikur qyteti i famshëm.

  1. Bimini Road

Në mesin e viteve 1960, zhytësit hasën një rrugë të drejtë 600 metra të gjatë të shtruar me gurë të njëtrajtshëm dhe me përmasa ​​të barabarta.

Gjurmët e karbonit dhe mungesa e shenjave të mjeteve, sugjerojnë që përgjegjës për përmbytjen ka qenë erozioni natyror, por disa besojnë se aty gjendet një qytetërim i mbytur.

  1. Pllaja Souss-Massa

Një analizë e vitit 2008 e 51 përshkrimeve platoniane të Atlantidës, identifikoi disa koordinata të mundshme, përfshirë këto duna bregdetare, të cilat shfaqin disa shtretër intrigues të lumenjve tashmë të tharë.

Fatkeqësisht, ka prova të pakta të ekzistencës së dikurshme të ndonjë perandorie.

  1. Bregu i Spartel

Platoni tha dikur se qyteti i humbur shtrihej përtej Shtyllave të Herkulit,2 shkëmbinj në Ngushticën e Gjibraltarit.

Ishulli Spartel ndodhej dikur pikërisht atje.

Detarët që kalonin mund ta kishin parë të zhdukej në fund të epokës së fundit akullnajore.

Por edhe nëse kjo ka ndodhur, ata nuk na kanë lënë asnjë shënim.

  1. Doggerland

Ishujt britanikë dikur ishin të lidhur me Evropën nga një rrip toke.

Por kur një mega-cunami  e goditi zonën rreth vitit 6000 Para Erës Sonë, rajoni u zhduk, duke lënë kockat dhe mjetet e gjuetarëve-mbledhësve vendas të ngulitura në fundin e detit.

  1. Helike

Një cunami vërshoi mbi këtë qytet grek në kohën e Platonit, dhe shumë ekspertë supozoninse mbetjet e tij gjendeshin në Gjirin e Korintit.

Por në vitet 1990, arkeologët e gjetën atë gjysmë milje më në brendësi, të varrosur nën disa dhjetëra metra sedimente nga një proces i quajtur lëngëzimi i tokës.

  1. Antarktida

Historiani Çarls Hepgud argumentoi se kontinenti jugor ishte dikur një tokë veriore me Atlantidën në bregun e tij.

Pastaj, 12.000 vjet më parë, një ndryshim në koren e Tokës e zhvendosi këtë kontinent në jug. Antarktida e bëri atë udhëtim rreth 30 milion vjet më parë.

  1. Ishujt Marshall

Një ditë ne mund të kemi një “Atlantidë” tjetër.

Rritja e nivelit të detit i kërcënon seriozisht ata që jetojnë në zonat bregdetare, përfshirë këtë rrjet ishujsh koralorë me një lartësi mesatare prej vetëm 2 metrash.

Pa ndërhyrje, ata me gjasë do të jenë nën ujë nga mesi i këtij shekulli. / popsci

Të fundit

Në këtë qytet bie 5 metra borë (Video)

Një provincë lindore në Turqi është përfshirë nga reshjet e dendura bore ku trashësia e borës deri më tani ka arritur në 4-5 metra. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për provincën Mu

Si njeriu më i pasur në botë, Elon Musk dëshiron të paguhet në Bitcoin

Tesla dhe themeluesi i SpaceX thanë se ai kurrë nuk do ta refuzonte kriptomonedhën.  Elon Musk, themeluesi miliarder i Tesla dhe SpaceX, dhe i cili sapo u bë njeriu më i pasur në botë, preten

Njihuni me qendren e universit (Video)

Vendi që shihni është një nga më të veçantët në botë, i cili ka mahnitur shumë njerëz. Madje ai cilësohet edhe si “qendra e universit”. Por çfarë ka të veçantë ky vend që vizito

Viti i kaluar i më i ngroti në Evropë

Viti 2020 ka qenë një ndër vitet më të ngrohtë që ka parë Evropa me 0.4 ° C më të ngrohtë se rekordi i mëparshëm në 2019. Sipas të dhënave të fundit nga shërbimi i BE për monitorim

Çfarë do të sjellë viti 2021 për shkencëtarët dhe astronautët

Shumë udhëtime me sa duket do të ndodhin. Pavarësisht pandemisë së koronavirusit, viti 2020 ka qenë një vit mjaftë i ngarkuar për astronautët, dhe mesa duket edhe ky vit do të jetë mjaft

Burri ndërtoi shtëpinë në pemë për një arsye të pabesueshme

Erdogan Özmen, një mjeshtër i përpunimit të drurit që jeton në Kalburcu, Turqi ndërtoi një pemë 12 metra katrorë në një pemë për një arsye të veçantë. Sipas tij, të qenit në konta

Info Tjera