Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/1169.jpg

9 vjeçari fiton 29 milionë dollarë nga YouTube, bëhet më i paguari këtë vit



Ryan Kaji, nga Texas, fitoi 29.5 milionë dollarë nga kanali i tij në YouTube, Ryan’s World, si dhe 200 milionë dollarë nga lodrat dhe rrobat e brendit të tij Ryan’s World, transmeton Lajmi.net.

Ai gjithashtu nënshkroi një kontratë multimilionëshe, për të shfaqur seritë e tij në kanalin Nickelodeon. Kaji, që nga mediat e huaja quhet “influencer fëmijësh”, për herë të parë nisi të bëjë video në vitin 2015, pasi pa disa video të fëmijëve në YouTube dhe e pyeti nënën e tij, “Si është e mundur që unë nuk jam në YouTube kur të gjithë fëmijët e tjerë janë?”.

Familja e tij, që ndryshoi emrin e tij të vërtetë, Guan, në emrin e tij online Kaji, tani kanë nëntë kanale në YouTube. Ryan’s World është më i famshmi, me 41.7 milionë abonues dhe 12.2 miliardë shikime.

Videoja më e famshme e tij, Huge Eggs Surprise Toys Challenge, ka më shumë se 2 miliardë shikime, duke u bërë kështu ndër videot më të shikuara ndonjëherë në YouTube.

Të fundit

Zhvendoset shtëpia 139 vjeçare

Një shtëpi Viktoriane 139 vjeçare në San Francisko më në fund ka një adresë të re. Të dielën, Englander House, një ndërtesë historike në zemër të San Franciskos, u zhvendos nga 807 Fr

Buka franceze në UNESCO

Bageta (baguette – frëngjisht), bukë prej miellit të grurit, ujit, majasë, kripës dhe me pak mjeshtëri, po aq simbol i Francës, sa edhe kulla Eiffel, së shpejti mund t’i bashkohet listës

5 vende te sigurta në shtëpi ku mund t’i fshihni paratë

Tashme qe jane kohe te veshtira me koronavirus dhe bankat nuk dihet se sa te sigurta jane ja menyrat se ku mund ti fshihni leket dhe qe te mos ja u marre njeri. 1.Akuarium me peshq Mbështillni parat

Kopshti botanik më vdekjeprurës në botë

Kopshtet e Elnuik ndodhen në rajonin Nortumberlendit në Angli, aty ku ndodhet edhe kështjella e qytetit. Në këtë kopsht kultivohen deri në 100 lloje të ndryshme të bimësh toksike, gjë e cil

10 të vërteta të çuditshme për trupin e njeriut që mund të mos i dini

Trupi i njeriut, makina më e përsosur, siç quhet zakonisht. Vazhdimisht na mahnit me atë që mund të bëjë ndërsa disa të vërteta rreth tij janë veçanërisht mbresëlënëse. Zbuloni disa n

Flamuri i Kosovës i punuar me rreth 130 mijë copa letre, Arbnora Fejza-Idrizi synon të thyej edhe një rekord në Guinness

Arbnora Fejza-Idrizi nga Skenderaj, është duke tentuar të thyej rekordin e tretë në Librin e rekordeve (Guinness), kësaj radhe me një punim shumë të veçantë. Me teknikën origami, ajo ka re

Info Tjera