Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/vanilia.jpg

“Ari i gjelbër”, që kushton më shumë se argjendi



Çmimi i vaniljes është rritur vitet e fundit, për shkak të kërkesës së shtuar dhe furnizimit të pakët me këtë erëz cilësore, aq sa vanilja ka filluar të quhet edhe “ari i gjelbër”.

Kjo, për shkak se çmimi i një kilogrami vaniljeje është rritur më shumë sesa ai i një kilogrami argjendi.

Kohët e fundit ka pasur një rritje të kërkesës për vaniljen natyrale dhe organike nga ana e kompanive globale.

Në vitin 2015, për shembull, “Nestle” njoftoi një plan madhor për t’i bërë produktet e saj tërësisht natyrale dhe për të eliminuar shtesat artificiale.

Aktualisht, ishulli i Madagaskarit ne oqeanin Indian ka thuajse monopolin e furnizimeve globale.

Vanilja është një nga erëzat më të shtrenjta në botë, me çmimet që kanë arritur deri në 600 dollarë për kilogram këtë vit, ndërkohë që një kilogram argjend kushton rreth 527 dollarë.

Bishtajat e gjata dhe e zeza të vaniljes, me shijen e tyre karakteristike, mblidhen me dorë, më pas thahen dhe shiten.

Janë farat e vogla, të zeza, brenda këtyre bishtajave, të adhuruarit e pastiçierëve, me një shije thuajse intoksikuese që përdoret kudo, që nga kekët e tortat, e deri tek akullorja.

Me origjinë nga Meksika, vanilja u soll në Europë nga eksploratori Kristofor Kolombi, por përpjekjet për kultivimin e saj në kontinent kishin dështuar për shkak të mungesës së llojit të bletës që polenizon lulet.

Sidoqoftë, problemi u zgjidh dhe u hap rruga për prodhim në shkallë të gjerë, me Madagaskarin që rezultoi më efikasi ndër kultivuesit.

Të fundit

Shtëpia më e çuditshme në botë (Foto)

‘Casa do Penedo’ është shtëpia e ndërtuar në vitin 1974 dhe mund të radhitet ndër objektet më të çuditshme në botë. E vendosur rrëzë malit Fafe në Portugalinë Veriore, ajo është

Pse asnjë ushtri në botë nuk mund të krahasohet me atë amerikane

Arsyeja kryesore:Armët e ushtrisë amerikane, janë ndër më të mirat në botë. Kur është fjala për armë vdekjeprurëse, ushtria amerikane nuk ka asnjë lloj mungese në inventar. Disa prej ty

Gjenden mbetjet e anijes luftarake të mbytur nga 1644

Arkeologët detarë kanë zbuluar rrënojat e një anije luftarake gati 400-vjeçare që ishte fundosur afër qytetit bregdetar danez të Rodbyhavn. Me shumë gjasë janë rrënojat e anijes ”Delmen

Zbulohet se si njerëzit kanë migruar 120 mijë vjet më parë

Arkeologët kanë zbuluar gjurmët më të hershme njerëzore të gjetura ndonjëherë në gadishullin Arabik.  Besohet se janë rreth 120,000 vjet të lashtë dhe shtrihen në vendin e një liqe

“Ishulli i pavdekshëm”

Përtej skajit më jugor të Japonisë shtrihet një ishull i njohur si “Ishulli i pavdekshëm”.   Për herë të parë, numri i njerëzve të moshës mbi 100-vjeç në Japoni ka shkuar në mbi 8

Dita e çokollatës

Çokollata është një produkt ushqimor industrial që ka për bazë kakaon. Përdoret për ushqim në formë të pastër dhe si gjysmë produkt në industri e kuzhinë. Fjala çokollate rrjedh nga p

Info Tjera