Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/anija-e-banskit.jpg

Artisti Basnky financon një anije për të shpëtuar refugjatët



Artisti Banksy ka ndihmuar për financimin e një misioni sekret për të shpëtuar refugjatët që po tentojnë të hyjnë në Evropë përmes Afrikës Veriore.

Një raport nga Guardian ka treguar se artisti enigmatik nga Bristol ka financuar një jaht gjigand me ngjyrë pink të ndezur, i cili tashmë ka shpëtuar 89 njerëz.

Anija është nisur në mënyrë sekrete në mision më 18 gusht nga Burriana, në Spanjë, ku ka vazhduar për detin Mediterranean, një grup refugjatësh kanë kërkuar azil. Shumica e tyre që ishin në rrezik për jetë u shpëtuan, përfshirë këtu katër fëmijë, raporton Guardian, transmeton KultPlus.

Anija është emëruar sipas feministes franceze Louise Michel, ka një ekipë me aktivistë që vijnë nga Evropa, të cilët edhe më parë kanë marrë pjesë në operacione të ngjajshme.

Pia Klemp, një aktiviste gjermane e drejtave të njeriut dhe kapitene e anijes, ka qenë e involvuar në disa misione të tilla dhe e cila ka shpëtuar shumë jetëra në det përgjatë vitesh, ka treguar për Guardian, për marrëveshjen e Banksy-t për projektin.

Në mes të viteve 2016 dhe 2018 ajo ka komanduar dy anije shpëtuese në Mediterranean, të cilat shpëtuan 14.000 emigrant nga mbytja dhe puna e saj ka marrë vëmendjen e artistit.

Ajo kishte marrë një email, të cilin në fillim e kishte menduar si shaka, në të cilën asaj i shkruante Banksy.

“Përshëndetje Pia, kam lexuar për ty nëpër gazeta. Ti tingëllon shumë ‘cool’. Unë jam një artist nga Anglia dhe kam bërë disa punime për krizën e migrimit. Natyrisht, nuk mund të mbajë paratë nga këto punime. A mund të i përdorësh për të blerë ndonjë anije? Të lutem më njofto, Banksy”.

Klemp tregoi që Banksy e mbështeti financiarisht këtë projekt, pa u përzier në operacione. Ajo tha se planët për kërkim të mëtutjeshëm dhe operacione të shpëtimit, do të vazhdojnë në bredetine lebanez, prej ku janë dërguar emigrantët dhe refugjatët e kampeve të Libya.

Anija është duke tentuar të gjejë një vend në të cilin pasagjerët mund të zbarkojnë. / KultPlus.com

Të fundit

Kafeneja e parë saudite hap dyert për herë të parë edhe për qentë

Pronarët e qenve në Arabinë Saudite mund të shijojnë tani një filxhan kafe përkrah qenit të tyre që prej hapjes së një lokali që lejon qentë, i pari në mbretërinë ultrakonservatore. Ba

Arkitekti italian kërkon të ndërtojë qytete me 1 milion pemë

Arkitekti italian Stefano Boeri ka nisur një fushatë globale për të promovuar pylltarinë urbane. Boeri ka shprehur dëshirën për të parë më shumë pyje dhe pemë në qytete, me qëllim uljen

Portreti i Botiçelit del në shitje në vlerën e 100 milionë $

Një portret i rrallë i mjeshtrit të Rilindjes, Botiçeli pritet të dalë në shitje në ankand në Nju Jork, dhe mendohet të shitet në vlerën e 100 milionë dollarëve. E titulluar “Djaloshi

Shtëpia më e çuditshme në botë (Foto)

‘Casa do Penedo’ është shtëpia e ndërtuar në vitin 1974 dhe mund të radhitet ndër objektet më të çuditshme në botë. E vendosur rrëzë malit Fafe në Portugalinë Veriore, ajo është

Pse asnjë ushtri në botë nuk mund të krahasohet me atë amerikane

Arsyeja kryesore:Armët e ushtrisë amerikane, janë ndër më të mirat në botë. Kur është fjala për armë vdekjeprurëse, ushtria amerikane nuk ka asnjë lloj mungese në inventar. Disa prej ty

Gjenden mbetjet e anijes luftarake të mbytur nga 1644

Arkeologët detarë kanë zbuluar rrënojat e një anije luftarake gati 400-vjeçare që ishte fundosur afër qytetit bregdetar danez të Rodbyhavn. Me shumë gjasë janë rrënojat e anijes ”Delmen

Info Tjera