Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/2021-scaled.jpg

Çfarë ka parashikuar Baba Vanga për vitin 2021



Baba Vanga, gruaja e verbër që thuhet se ka parashikuar sulmet e 11 Shtatorit dhe Brexit-in, ka bërë parashikime edhe për vitin 2021.

Emri i vërtetë i Baba Vangës është, Vangelia Gushterova dhe njihet gjerësisht si Nostradamusi i Ballkanit.

Ajo humbi shikimin në moshën 12-vjeçare dhe pretendoi se në të njëjtën kohë Zoti i dha aftësinë që të shikonte të ardhmen.

Baba Vanga ka parashikuar se universi do të shkatërrohet në vitin 5079, ndërkohë që ka folur edhe për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, apo vdekjen e Princeshës Diana.

Sa i përket vitit të ardhshëm, Baba Vanga ka parashikuar se do të gjendet një kurë për kancerin.

Këtë gjë e ka thënë pak përpara se të vdiste në vitin 1996.

“Në fillim të shekullit 21 njerëzit do të zhdukin kancerin. Do të vijë dita që kanceri të lidhet me zinxhirë hekuri”, ka thënë ajo.

Por nga ana tjetër gjërat nuk duken mirë për Presidentin Donald Trump.

Sipas Baba Vangës, ai do të vuajë nga një sëmundje misterioze.

Gruaja e verbër ka parashikuar që presidenti i 45 do të vuajë nga një sëmundje që do ta lërë shurdh dhe do t’i shkaktojë dëmtime në tru.

Ajo ka një parashikim të egër sa i përket ekonomisë, ku thotë se do të bjerë për Europën.

Presidentit Vladimir Putin do t’i bëhet një tentativë vrasjeje ndërsa ekstremistët islamikë do të ndërmarrin një sulm në Europë.

The Mirror shkruan se ajo ka parashikuar që për këtë të përdoren armë kimike.

Parashikimi më i çuditshëm në fakt është ai i dragoit.

Sipas Baba Vangës në 2021-shin planetin do ta marrë një dragua.

Megjithatë askush nuk i merr fjalë për fjalë parashikimet e saj.

Interpretuesit mendojnë se “dragoi” është Kina.

Të fundit

La fakultetin dhe u bë i pasur!

Një i ri i cili vendosi të braktiste universitetin vite më parë, është kthyer në YouTuberin më të pasur në Australi. 25-vjeçari Lachlan Power nga Brisbane, fiton të paktën 2.4 milionë do

Gjërat që nuk duhet t’i fusni kurrë në mikrovalë

Mikrovala është një pajisje që ngroh ushqimin, që e ka pothuajse çdo familje. Sidoqoftë, ashtu siç mund të jetë shumë efektive për ne, mund të jetë edhe e dëmshme nëse bëni gabime në

Ushtria amerikane ndërton armën më të fuqishme me lazer në botë

Lazeri ‘Pulsi Taktik Ultrashort’ thuhet se është një milion herë më i fuqishëm se armët me lazer që aktualisht janë në përdorim. Ushtria amerikane po punon për një lloj të ri të arm

Zhvendoset shtëpia 139 vjeçare

Një shtëpi Viktoriane 139 vjeçare në San Francisko më në fund ka një adresë të re. Të dielën, Englander House, një ndërtesë historike në zemër të San Franciskos, u zhvendos nga 807 Fr

Buka franceze në UNESCO

Bageta (baguette – frëngjisht), bukë prej miellit të grurit, ujit, majasë, kripës dhe me pak mjeshtëri, po aq simbol i Francës, sa edhe kulla Eiffel, së shpejti mund t’i bashkohet listës

5 vende te sigurta në shtëpi ku mund t’i fshihni paratë

Tashme qe jane kohe te veshtira me koronavirus dhe bankat nuk dihet se sa te sigurta jane ja menyrat se ku mund ti fshihni leket dhe qe te mos ja u marre njeri. 1.Akuarium me peshq Mbështillni parat

Info Tjera