Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/hands-4087018_1920.jpg

Dekada tjetër mund të jetë edhe më e keqe për botën, thotë hisotoriani i njohur



Viti 2020 ka qenë i mirë për Peter Turkin, për shumë arsye për të cilat ka qenë ferr për ne të tjerët.

Qytetet në trazira dhe flakë, udhëheqësit e zgjedhur që mbështesin dhunën, vrasjet që shtohet.

Për një amerikan normal, këto janë shenja apokaliptike.

Por për Turkin, ata tregojnë se modelet e tij, të cilat përfshijnë mijëra vjet të dhëna për historinë njerëzore, janë duke funksionuar.

Ai ka paralajmëruar për një dekadë të ardhshme ku tendenca kryesore shoqërore dhe politike paralajmërojnë një “epokë të mosmarrëveshjes”, trazirave civile dhe masakrave më keq sesa kanë provuar shumica e amerikanëve.

Në vitin 2010, ai parashikoi që trazirat do të bëheshin serioze rreth vitit 2020, dhe se nuk do të qetësoheshin derisa ato tendenca sociale dhe politike të zhdukeshin.

Shkatërrimi në nivelin e fundit të viteve 1960 dhe fillimit të viteve 1970 është sipas tij“skenari më i mirë”.

Problemet themelore, thotë Turkin, janë një treshe e errët e sëmundjeve sociale:një elite e fryrë, dhe shumë pak punë elitare për të bërë; ulje e standardeve të jetesës në mesin e popullatës së përgjithshme; dhe një qeveri që nuk mund të mbulojë dot pozicionet e saj financiare.

Modelet e tij, që ndjekin këta faktorë në shoqëri të tjera gjatë historisë, janë shumë të komplikuara.

Por ata kanë arritur t’i bëjnë përshtypje shkrimtarëve, dhe i kanë garantuar atij krahasime me autorë të tjerë të “megahistorive”, si Xhared Diamond dhe Juval Noah Harari.

Në librin e tij më të suksesshëm “Lufta, paqja dhe lufta”në vitin 2006, Turkin analizon 10 mijë vjet të dhëna të historisë njerëzore, dhe beson se ai ka zbuluar në to ligje të hekurta që diktojnë fatet e shoqërive njerëzore.

Fati i shoqërisë sonë, thotë ai, nuk do të jetë i bukur, të paktën në një periudhë të afërt.

“Është tepër vonë për të lexuar, relaksuar ose po shëtitur më ndonjë varkë”, thotë ai.

Problemet janë të thella dhe strukturore, dhe jo të llojit që procesi i lodhshëm i ndryshimit demokratik mund t’a rregullojë në kohë për të parandaluar më të keqen.

Turkin e krahason Amerikën me një anije të stërmadhe që po drejtohet drejt një ajsbergu.

“Ne kemi gati të garantuar 5 vjet ferri, dhe me gjasë 1 dekadë ose më shumë”, thekson ai.

Nga 3 faktorët që nxisin dhunën shoqërore, Turkin e vë theksin më së shumti tek “mbiprodhimi” elitar”, tek prirja e klasave sunduese të një shoqërie që të rriten më shpejt sesa numri i pozicioneve që anëtarët e tyre duhet të plotësojnë.

“Mendoni pak për Arabinë Saudite, ku princat dhe princeshat lindin më shpejt sesa mund të krijohen rolet mbretërore për ta. Në Shtetet e Bashkuara, elitat mbi-prodhojnë veten përmes lëvizjes ekonomike dhe arsimore të rritjes: Gjithnjë e më shumë njerëz bëhen të pasur, dhe gjithnjë e më shumë arsimohen. Asnjëra nga këto nuk tingëllon keq vetvetiu. A nuk duam që të gjithë të jenë të pasur dhe të arsimuar? Problemet fillojnë kur paratë dhe gradat e Harvardit bëhen si tituj mbretërorë në Arabinë Saudite”, shprehet ai.

Në Shtetet e Bashkuara, vijon më tej historiani, mund të shohim gjithnjë e më shumë aspirantë që luftojnë për një punë të vetme, si për shembull në një studio ligjore prestigjioze, ose në një sektor qeveritar me ndikim.

Një person mund të jetë më shumë pjesë e një elite ideologjike sesa ekonomike, pasi punët elitare nuk shumohen aq shpejt sa elitat.

“Në Senatin amerikan ka ende vetëm 100 vende, por më shumë njerëz se kurrë kanë para ose diploma të mjaftueshme për të menduar se duhet të drejtojnë vendin. Pra jemi në një situatë tani ku ka shumë më tepër elita që luftojnë për të njëjtin pozicion, dhe një pjesë e tyre do të kthehen në kundër-elita”, thotë Turkin.

Për shembull Donald Trump, mund të duket elitë (babai i pasur, diploma në Universitetin Uarton, një jetë shumë komode), por Trumpizmi është një lëvizje kundër-elitare.

Qeveria e tij është e mbushur me asnjë person të besueshëm, dhe të cilëve iu mbyllën dyert nga administratat e mëparshme, herë për arsye të mira dhe herë sepse thjesht nuk kishte ndonjë vend të lirë pune.

Ish-këshilltari dhe strategu kryesor i i Trump, Stiv Benon, thekson Turkin, është një “shembull paradigmatik” i një kundër-elite.

Ai u rrit në një familje të klasës punëtore, shkoi në Shkollën e Biznesit në Harvard, dhe u pasurua si një bankier investimesh dhe duke zotëruar një pjesë të vogël të të drejtave të sindikatës në Shinfeld.

Por asnjëra nga ato nuk u përkthye në fuqi politike, derisa ai u bë aleat me njerëzit e thjeshtë.

“Ai ishte një kundër-elitë që e përdori Trump për të vënë sërish në krye meshkujt e bardhë që punonin”, mendon Turkin.

Sipas tij prodhimi i tepërt i elitës krijon kundër-elita, dhe kundër-elitat kërkojnë aleatë midis njerëzve të thjeshtë.

Nëse standardi i jetesës së të zakonshmëve bie- jo në raport me elitat, por në krahasim me atë që kishin më parë – ata pranojnë të mbështesin kundër-elitat.

Shkaku i fundit i kolapsit së afërt, thotë Turkin, ka tendencën të jetë paaftësia paguese e shtetit.

Në një moment, pasiguria në rritje bëhet e kushtueshme nga ana financiare.

Elitat duhet që të qetësojnë qytetarët e pakënaqur me parulla dhe para të thata.

Dhe kur këto të mbarojnë, duhet që ta policojnë mospajtimin dhe të shtypin njerëzit.

Përfundimisht shteti i shteron të gjitha zgjidhjet afatshkurtra, dhe ja ku kemi sipas Turkin një civilizim koherent që nis të shpërbëhet.

Po si dilet nga kjo situatë?

Turkin thotë se ai nuk e di me të vërtetë.

“Unë nuk mendoj në drejtim të politikave specifike. Ne kemi nevojë të ndalim procesin e mbiprodhimit elitar. Por unë nuk e di se çfarë do të funksionojë për ta bërë këtë. A është rritja e taksimit? E pagës minimale? Të ardhurat themelore universale?”.

Turkin e pranoi se secila prej këtyre mundësive, do të kishte efekte të paparashikueshme.

Përfundimisht, ai shpreson, që asnjë qeveri nuk do të bëjë politika, pa reflektuar nëse po shkon drejt një katastrofe të paracaktuar matematikisht.

Të fundit

Si njeriu më i pasur në botë, Elon Musk dëshiron të paguhet në Bitcoin

Tesla dhe themeluesi i SpaceX thanë se ai kurrë nuk do ta refuzonte kriptomonedhën.  Elon Musk, themeluesi miliarder i Tesla dhe SpaceX, dhe i cili sapo u bë njeriu më i pasur në botë, preten

Njihuni me qendren e universit (Video)

Vendi që shihni është një nga më të veçantët në botë, i cili ka mahnitur shumë njerëz. Madje ai cilësohet edhe si “qendra e universit”. Por çfarë ka të veçantë ky vend që vizito

Viti i kaluar i më i ngroti në Evropë

Viti 2020 ka qenë një ndër vitet më të ngrohtë që ka parë Evropa me 0.4 ° C më të ngrohtë se rekordi i mëparshëm në 2019. Sipas të dhënave të fundit nga shërbimi i BE për monitorim

Çfarë do të sjellë viti 2021 për shkencëtarët dhe astronautët

Shumë udhëtime me sa duket do të ndodhin. Pavarësisht pandemisë së koronavirusit, viti 2020 ka qenë një vit mjaftë i ngarkuar për astronautët, dhe mesa duket edhe ky vit do të jetë mjaft

Burri ndërtoi shtëpinë në pemë për një arsye të pabesueshme

Erdogan Özmen, një mjeshtër i përpunimit të drurit që jeton në Kalburcu, Turqi ndërtoi një pemë 12 metra katrorë në një pemë për një arsye të veçantë. Sipas tij, të qenit në konta

Aeroplani përplaset në ajër me balonën që transporton mjete piroteknike

Aeroplani i aviokompanisë kolumbiane “Avianca” që po udhëtonte drejt Orlandos në Florida, për pak sa nuk është rrëzuar mbi Bogota për shkak të përplasjes me një balonë me ajër të nx

Info Tjera