Kuriozitete http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/GetImage.jpeg.jpg

Del në ankand diamanti i përsosur 102 karat



Një diamant i rrallë mbi 100 karat, i cilësuar ndryshe diamanti i bardhë i përsosur pritet të dalë në shitje në shtëpinë e Ankandeve, Sotheby’s.

Ai konsiderohet si një nga dimantët më të rrallë dhe pritet të kapë vlerën e 12-30 milionë dollarë.

Një prej diamantëve më të rrallë në botë pritet të dalë në ankand muajin e ardhshëm dhe pritet të kapë vlerën e 12-30 milionë dollarëve.

Shtëpia e Ankandeve Sotheby’s tha se xhevairi 102.39 karat, me një shkëlqim të përsosur, është diamanti i dytë më i madh oval i këtij lloji që del në shitje.

Më i madhi, një diamant 118.28 karat, u shit me çmimin rekord prej 30.8 milion dollar, në Hong Kong në vitin 2013.

Vetëm shtatë diamante të tillë, të njohur si diamante të bardhë të përsosur, mbi 100 karat, janë shitur më herët në ankand.

“Ne po shohim një diamant të jashtëzakonshëm,” tha Quig Bruning, kreu i Departamentit të Bizhuterive në Sotheby’s, Neë York.

“Për herë të parë në historinë tonë, ne po e ofrojmë këtë diamant pa rezerva, pa vlerësim paraprak. Dhe po e lëmë tregun të vendosë.”

Diamanti do të shitet pa një çmim rezervë në Hong Kong më 5 tetor.

Dy prej diamantëve më të mëdhenj në botë i përkasin monarkisë britanike dhe formojnë pjesë të Jeëels Croën British.

Rekordi botëror për çdo diamant të shitur në ankand u vendos në 2017 kur një diamant ngjyrë trëndafili prej 59,60 karat, u shit për 71,2 milionë dollar, një argjendari në Hong Kong.

Të fundit

Ky fshat italian do t’iu paguajë deri në 40 mijë euro për të jetuar aty

Fshati italian, Santo Stefano di Sessanio, ofrohet t’iu paguajë qytetarëve deri në 40,000 euro për të jetuar atje, në një përpjekje për të ringjallur jetën dhe ekonominë. Fshati piktores

Zbulohet planeti i “pavarur” në Rrugën e Qumështit

Disa shkencëtarë kanë zbuluar ekzoplanetin më të vogël, me një madhësi sa e Tokës, që rrotullohet vetëm rreth galaktikës sonë dhe nuk i përket asnjë sistemi diellor. Astronomët vlerës

Koalat po zhduken për shkak të stresit!

Numri i koalave në të gjithë shtetin australian të Uellsit të Ri të Jugut është në rënie të qëndrueshme për shkak të stresit në sistemin e tyre imunitar të shkaktuar nga shkatërrimi i

Dilema e madhe e pazbardhur: Covid-19 është artificial apo natyror?

Që nga shpërthimi i parë epidemik i Covid-19 në Vuhan, hipoteza më e besueshme për shfaqjen e këtij koronavirusi të ri, ka qenë ajo e kalimi nga kafshët tek njeriu në një laborator, një g

NASA zbulon ujë në sipërfaqen e ndriçuar të Hënës

Agjencia amerikane e Hapësirës, NASA, njoftoi të hënën se ka konfirmuar ekzistencën e ujit në zonat e ndriçuara të Hënës, duke sinjalizuar se uji mund të jetë i pranishëm më gjerësisht

Kush është Kristen Welker, moderatorja që fitoi zemrën e publikut në debatin Trump-Biden

Kristen Welker ka qenë një fytyrë e njohur për miliona amerikanë si korrespondente e NBC News për Shtëpinë e Bardhë dhe bashkë-spikere e “Weekend Today”, por zgjedhja e saj si moderatore

Info Tjera