Dubai, si gjithmonë spektakolar: Pamje që tregojnë festimet e Vitit të Ri 2021 në disa vende në botë (Video)
Pas ndoshta vitit më të çuditshëm në jetën tonë kolektive, njerëzit në të gjithë globin kanë festuar Vitin e Ri, duke shpresuar se viti 2021 do të sjellë përsëri një dukje të normalitetit.
Në këtë drejtim Euronews, ka sjellë festimet, duke filluar me fishekzjarre në Zelandën e Re, përpara se të shkonin për tek fqinjët e tyre Oqeanikë, Australi, ku Porti i Sidneit u ndriçua në kohën e duhur. Prej andej në Azi, Gji dhe në fund në Evropë.
Zelanda e Re
Zelanda e Re ishte një nga vendet e para që hyri në vitin 2021 me një shfaqje me rreth 500 kg fishekzjarre.
Festimet në vendin ishull do të ngjajnë më shumë me normalitetin e viteve të kaluara sesa në shumicën e vendeve të tjera pasi vendi aktualisht është “i lirë” nga rastet e konfirmuara me COVID-19.
Qeveria e rizgjedhur së fundmi e kryeministres Jacinda Ardern ka futur një politikë të rreptë karantine për ata që hyjnë në vend duke u përpjekur të shmangin çdo rast të ri të hyrjes së virusit në Zelandën e Re.
Australia
Pas Zelandës së Re, festimet vazhduan në Sidnei dhe shfaqja e fishekzjarrëve mbi portin e qytetit, i cili është i njohur në të gjithë botën për të qenë një për të parë, nuk zhgënjeu.
“Raketat” e lëshuara nga velat e famshme të Shtëpisë së Operës dhe shkëndijat me ngjyrë ylberi ndriçuan qiellin mbi ujë.